18.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Prill 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

Të ndalen privilegjet e pamerituara të deputetëve!

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Shkruan: Florim Zeqa, 31.03.2025

Të gjitha legjislaturat e deritanishme të Kuvendit të Kosovës, në radhë të parë kanë punuar për nxjerrjen e ligjeve për interesat e tyre personale, duke filluar nga rritja e pagave e deri tek privilegjet pas përfundimit të mandatit kushtetues!

Pagat pas përfundimit të mandatit, abuzim i sinkronizuar i buxhetit të shtetit

Sipas ligjeve në fuqi, secili deputet i legjislatures së kaluar që nuk e fiton ulësen në Parlamentin e Kosovës, me automatizëm e fiton të drejtën në pagesë vjetore prej 21.600 euro apo 1800 euro në muaj pas përfundimit të mandatit politik.

Mirëpo, e gjitha nuk përfundon me këtë pagesë mujore për një vit kalendarik. Pas një viti, ju bashkangjitet pensioni i përhershëm jetësorë sipas ligjeve në fuqi!

Që i bie, mjafton të bëhesh një herë deputet, për t’a thithur të mjerin shtet për tërë jetën pa meritë dhe pa bërë asgjë për të!

Ky është një privilegj i pamerituar dhe i padrejt në krahasim me të drejtat e zyrtarëve të rëndomtë shtetëror.

Vazhdimi i pagesës për deputetët edhe për një vit pas mandatit të përfunduar, është pak më tepër se padrejtësi ndaj qytetarëve, e në veçanti ndaj shtresave të varfëra të shoqërisë, të cilët kushtëzohen në forma të ndryshme për vazhdimin e asistences sociale!

Me këtë formë diskriminuese të privilegjeve për deputetët dhe zyrtarët më të lartë shtetëror, shteti i Kosovës është kthyer në pabarazi totale, ku dikujt nuk i përfundojnë sa të jetë gjallë privilegjet nga shteti, e disa të tjerë as asistencen sociale nuk e gëzojnë nga shteti për të cilin sakrifikuan shumë.

Kur jemi tek privilegjet e deputetëve, shumica prej tyre edhe gjatë mandatit të rregullt politik nuk e arsyetuan pagën e lartë dhe privilegjet shtesë me përformancën e dobët në Kuvend.

E për më keq se kaq, deputetët e minoritetit serb, pa prezencën e tyre fizike mbi dy vjeçare në Kuvendin e Kosovës i kanë marrë pagat e rregullta nga buxheti i shtetit të Kosovës. Përtej kasaj, ata deputet (serbë) që nuk do të jenë pjesë e legjislatures së re, prapë do të vazhdojnë të privilegjohen me pagat shtesë për 12 muaj për mospunën e tyre në shërbim të shtetit të Kosovës!

Gjatë legjislatures së fundit ndodhi edhe një privilegj shtesë për deputetët! Secili deputet e kishte të drejtën e angazhimit të një asistenti me pagesë nga shteti për t’i ndihmuar në rritjen e përformancës në Kuvend!

Kur janë në pyetje të privilegjuarit në institucionet e larta të shtetit, asnjëherë nuk mungojnë paratë nga buxheti i shtetit, kurse kur janë në pyetje rritja e pensioneve dhe e asistencës sociale për shtresat e rrezikuara gjithmonë tkurret ‘arka’ e shtetit!

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit