Të drejtat e njeriut dhe barazia

0
Mathieu Aref

Mathieu Aref

Përafërsisht, ishte Klesteni (-570 – 492?), themeluesi i Demokracisë në Athinë në shekullin VI para Krishtit, pastaj Zhan Zhak Ruso (1712-1778) me “Diskursin mbi origjinën dhe themelet e pabarazisë midis njerëzve” dhe “Kontrati Social”…dhe “Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut” më 10/12/1948. E gjithë kjo është për thënë dhe diskutuar BARAZINË e cila, për mua dhe jo vetëm, kjo nuk ekziston në fakt për disa arsye sepse ne jemi vetëm “të barabartë në të drejtat”.

Ruso pohon : “Njeriu lind i mirë dhe shoqëria e shthur”, nuk jam plotësisht dakord sepse bie ndesh me gjenetikën që na dhuron ose na privon nga disa dhunti. Nga ana tjetër, ai na thotë se “Janë ndërveprimet me individë të tjerë që i bëjnë qeniet njerëzore « të këqi » dhe çojnë në rritjen e pabarazive”, atje mund të pajtohesha plotësisht, por me disa nuanca ende të lidhura me gjenetikën dhe veçanërisht me arsimin, mjedisin në të cilin jeton (i favorizuar ose i pafavorizuar). Jemi vetem “BARABAR PARA LIGJIT”

Thënë kështu, kthehem te ky aspekt që kam për BARAZINË. Që ekzistenca e QENIES NJERZORE (burrë apo grua), gjithmonë ka pasur :

• të fortë dhe të dobët,
• të mëndhenj dhe të vogël,
• të bukur dhe të shëmtuar,
• të zgjuar dhe budallenj,
• gjeni dhe normal,
• të pasur dhe të varfër,
• sentimental dhe të ngurtësuar,
• të mirë dhe keqij
• të dashur dhe të lig,
• të shoqërueshëm dhe të ashpër,
• të drejtë dhe të shtrembër
• të skathët dhe të ngathët
• besnik dhe tradhtarë,
• dashamirës dhe kriminele, etj, etj.

Pra, barazia për mua është një term i paqartë. Por paradoksalisht e gjithë kjo mund të zbutet nga edukimi, mjedisi në të cilin jetojmë, studiojmë apo punojmë (trajtimi familjar, arsimor, shoqëror, profesional apo edhe psikologjik, etj.). Fatkeqësisht, siç tha autori im i preferuar satirik boalo (“Boileau”) : “përzë natyrën, ajo kthehet me të katra”. Prandaj e gjithë kjo është komplekse dhe e ndërlikuar siç është Njeriu. E gjithë kjo është aq e ndërlikuar sa që në mënyrë të jashtëzakonshme (për X arsye) një «i mirë» mund të bëhet « i keq » !

Për të përfunduar (duhet sepse tema është e gjerë dhe e pafundme) unë do të citoj një fjali (me një prekje humori) nga moralisti i madh francez “La Bruyère” (“Karakterët”) : “Nuk ka për njeriun vetëm tri ngjarje : të lindësh, të jetosh dhe të vdesësh. Ai nuk ndihet i lindur, vuan nga vdekja dhe harron të jetojë.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.