25.5 C
Tirana
E mërkurë, 2 Shtator 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj Stabiliteti politik dhe institucional është shpëtim për Kosovën

Stabiliteti politik dhe institucional është shpëtim për Kosovën

0
LVV-LDK - për Presidentin

Vështrim

Dallimi midis komunikimit të rregullt politik duhet të këtë përmbjatje e jo deklarime fallso mediatike. Ndarjet e mëdha janë pasojë e mediatizmit të politikës, të atyre të cilëve stabiliteti politikë nuk po ju hyn shumë në funksion. Ndarjet mbi interesa përsonale dhe interesa për pushtet dhe përfitime materjale krejtë pas luftën e kan dëmtuar rëndë Kosovën dhe të ardhmen e saj në familjën e madhe evropiane. Logjika e dominimit të një partie ndaj partisë tjetër, ka një tendencë për të mbështetur atë që besojnë se mund të dalin fitues në mbajtjën përmanente të gjen djës se krizave politike dhe institucionale. Diskursi i vendosur partiak është mungesa e një kulture dialogu dhe kjo përkthehet, duke fajësuar të tjerët për situatën e keqe ekonomike dhe politike, dhe për shtetin në rënie e sipër…

Skënder MULLIQI

Gjuha e komunikimit në Kosovë është bërë shumë konfliktual, i përsonalizuar që synon tërheqjen e vëmendjës, që është një nga modelet mbizotëruese politike. Në vend që të ndëgjojme diskutime parimore rreth politikave konkrete , programeve ekonomike ose strategjive të zhvillimit, hapësira publike është e mbushur më konflikte .Mbajtja e një gjendje të tillë më tensione po përdorët nga aktorët politike për t’i mobilizuar mbështetësit e tyre dhe për të mbajtur vemendjen e medias. Ky lloj komunikimi po e humb arsyen së po mbështetët në interesa përsonale më imazh të rrem.

Komunikimi politik po bëhet një mjet mobilizimi politik, dhe po humbet hapësirë ​​për diskutim të arsyetuar dhe kërkim zgjidhjesh. Një problem shtesë është fakti që politika po përshtatet gjithnjë e më shumë me logjikën e medias. Për shkak të mediatizimit të politikës, politikanët përpiqen të krijojnë mesazhe që do të tërheqin vëmendjen e medias dhe përdoruesve të rrjeteve sociale. Kjo është arsyeja pse ata shpesh preferojnë deklarata të shkurtra, emocionale dhe kontradiktore që mund të prodhojnë një numër të madh reagimesh, ndërsa shpjegimet dhe argumentet komplekse mbeten në sfond.

Që shumë kohë po shohim n jë spektakël të dëmshem politik, që po stagnon të gjitha proceset zhvillimore. Aktorët e politikës luftojnë për dukshmëri duke përdoruar të njejtat mekanizma, nga analistët e tyre, të cilët si mjete të propagandës kanë zgjedhur provokimin, gjuhën e konfliktit, dramatizimin dhe personalizimin, pa e pasur dert për dëmin e shkaktuar. Po ndëgjojmë akuza dhe kunder akuza, sharje, ofendime më qëllime të caktuara për të mbajtur opinion e gjërë në mjegull. Një gjuhë e tillë të analistëve dhe politikanëve të ndryshem, sigurisht së nuk kan asgjë të përbashkët më kërkesat e votuesve, pos audiencës së spektaklit politik. Ajo që po serviret në media të caktuara në Kosovë, nuk është thelbësore, nuk ka të bëjë më interesat e qytetarëve dhe të Kosovës.

Ka për qëllim të shkaktojë reagime , komente dhe vemendje mediatike. Gjuha e përdorur në rrjete sociale po inkurajon modelet e propagandimit, sepse modelet e tilla të komunikimit janë jashtë qdo realiteti shoqëror dhe politik. Kjo po shihet edhe se fundi më rastin e daljës së, Bekim Sejdiut si emer për president të Kosovës. Paralajmërimet janë se ai nuk është i pranueshem për ta. LVV dhe LDK mendojnë se një emerim i tillë është emerim i duhur për një përson që mendohet së do të jetë i unitetit. Se a do të këtë kuorim në sallën e Kuvendit të Kosovës na mbetet të shohim së shpejti. Dihet së në LDK ka njerëz të cilët mund të dalin kunder politikave të Abdixhikut, dhe për koalicionin e mundshem më LVV, që më në fund do të formoheshin institucionet e shtetit duke qarë kështu bllokadën e gjatë.

Dallimi midis komunikimit të rregullt politik duhet të këtë përmbjatje e jo deklarime fallso mediatike. Ndarjet e mëdha janë pasojë e mediatizmit të politikës, të atyre të cilëve stabiliteti politikë nuk po ju hyn shumë në funksion. Ndarjet mbi interesa përsonale dhe interesa për pushtet dhe përfitime materjale krejtë pas luftën e kan dëmtuar rëndë Kosovën dhe të ardhmen e saj në familjën e madhe evropiane. Logjika e dominimit të një partie ndaj partisë tjetër, ka një tendencë për të mbështetur atë që besojnë se mund të dalin fitues në mbajtjën përmanente të gjedjës se krizave politike dhe institucionale.

Diskursi i vendosur partiak është mungesa e një kulture dialogu dhe kjo përkthehet, duke fajësuar të tjerët për situatën e keqe ekonomike dhe politike, dhe për shtetin në rënie e sipër. Ato lojëra fronesh politike dhe prezantimi i punës dhe angazhimit të tyre u atribuohen kryesisht vetë interesave të tyre. Avansimi i proceseve të ngecura duhet të jetë detyrë imediate e të gjithë aktërve politik pa dallim. Ka histori për një rritje të madhe të pagave, pensioneve dhe përfitimeve sociale, për të mos njohur shkallën e inflacionit, e cila është ndër më të lartat në Evropë.

Shumë më mirë do të ishte që zgjedhjet rekorde e të kushtueshme të zhvilluara të kishin dedikim përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ky do të ishte misioni politikë i partive kryesore të cilat po e drejtojnë vendin për shumë vite, jo ne nivelin e dëshiruar. Në vend të të gjitha këtyre, dekada demagogjie, thjesht është koha të ndalojnë e jo të vazhdojnë. Qytetarët nuk guxojnë më të privohen nga të drejtat e tyre legjitime. Nuk u ofruan asgjë serioze, nga subjektet politike. Shumë media me analistet e tyre nuk po shërbehen më argumente, që mund të ruajnë konfliktin midis palëve kundështare ? Stabiliteti politik dhe institucional është shpëtim për Kosovën…?

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.