Trio Zajazi
(Ne stilin e Trio Zajazit)

Nga KALOSH ÇELIKU
Edhe, përderisa ju si politikanë i keni me vete dhjetëra Parti Politike Shqiptare në shtetin e “përbashkët” Neojugosllav në pozitë dhe opozitë, Unë e kam vetëm një Parti Politike Shqiptare: Poezinë “erotike” në Luftë gjithë jetën me Penë, në opozitë. Padyshim, e dëshmonë Sot: edhe Historia e fushave dhe maleve, që nga Perandoria osmane. “Serbia e Madhe”, “Shqipëria e Madhe”, edhe sistemi komunist ish jugosllav i “vëllazërim-bashkimit”. Dhe, ky i sotmi “demokratik” Neokomunist me gjithë këto parti politike shqiptare me pushtet dhe opozitë. Poste partiake, dhe pasuri marramendëse, ende pa Shtet Shqiptar. Herë, me mik, e herë me armik. Argatë besnik partiak, vetëm për një përdorim në Qeverinë e “Vëllazërim-bashkimit”, ende ish komunist Neojugosllav.
Qytet historik, që e ka lindë Kaçakun e maleve Emin Xhambazin – Kerçovën, krahun e djathtë të Krynegritjes Shqiptare të Dervish Carës (1983/ ’84,). Sulltanë Qafën, e cila Sot: mund të rri krah për krahu si heroinë me Shotë Galicën. Kaçakët e Zajazit: Kalosh Dan dhe Lazëm Zajazin me shokë: Sadin Selmanin, Baftir Shitova, Sefer Zajazi, Dën Çeliku, Kadri Dënka, Arif dhe Selim Braçani… Dhe, Mafailat e Zajzit për Atdheun. Pas, Luftës Nacional – Çlirimtare me Rexhë Rushit Zajazin, dhe Rexhep Zajazin edhe pas lufte si këngëtar me këngë dashurie kërçovare. Partiaznin, dhe ballistin e kositur në pusi me automatik te Lumi i Zajazit “Sateska”. Nëna ime, si familjare me prejardhje nga dajtë e saj të Zajazit, ia mjekoi plagët dy javë në shtëpi në atë gjëndje ende lufte, dhe e përcolli në familje, e nxorri në “Liri”.
Paslufte (2001), edhe Ali Ahmeti me UÇK -ën dhe BDI -në, në pushtet dhe opozitë me zagarët e tij përmbrapa, që u turrën me të katra pas posteve partiake, pasurisë dhe “Lirisë”. U përpoq të bëhet politikan, por nuk ia arriti qëllimit. Fatkeqësisht, gjatë këtyre viteve pas posteve partiake me pasuri, përfunduan në Robëri. Edhe, pse Kërçova me vite dhe shekuj ka dhënë kaçakë mali dhe kryengritës, por nuk ka dhënë politikanë edhe sotekësajdite.
Vërtetë, Kërçova nuk ka dhënë politikanë, për pushtet dhe pasuri, por ka dhënë burra pushke, kaçakë të maleve historike, shkencëtarë, shkrimtarë, këngëtarë për Ditën e Nesërme me këngën e mirënjohur popullore kërçovare të Rexhep Zajazit (dashurie): O, kur jam konun – O, dymbëdhetë vjet”. Këngë, të cilën burri kur erdhi nga mali me gomarin e ngarkuar me dru para shtëpie, e thirri gruan e tij besnike nga lëma për ndihmë ta shkarkojë gomarin me dru, e cila i tha, se: e dëgjon Rexhep Zajazin, dhe nuk mundem të zbresë në lëmë ta shkarkojë gomarin me dru nga mali. Burri, i zemëruar hipi lartë në dhomë, e kapi radion me të dyja duart dhe e hudhi për dritare në lëmë me gjithë këngën popullore: “O, kur jam konun – O dymbëdhetë vjet, shtatë, tetë pula i lash pa këmbë”:
Trio Zajazi
O Kur Jam Kanun – O 12 Vjet
O, kur jam konun dymdhet vjet x2
dy jarana i kom gjetë x2
nanë, aman.
O, mora vjetat (viçat) dola n’bafçe (bahçe) x2
ni çarap kom marrë me dorë:
ni jaran ma bon me krye
ma përtej ma bon me sy-e
nanë, aman.
O, kur erdh shkesi (shkuesi, msiti) me më lypë x2
e mur baba e shtiu n’odë.
un mas dere kom nëgjue (degjue)
shkesi t’parë fjalën ka thanë:
ene (edhe) baba s’m’ka dhanë -e
nanë, aman.
O, kur erdh shkesi (shkuesi, msiti) për së dyti
mue baba më ka dhanë.
E mora shkopin dola në lamë
shtat -tetë pula i lash pa kamë…
Edhe, Sotekësajdite Kërçova: përçudi, nuk ka dhënë politikanë, por vetëm kaçakë të maleve?! Dhe, artistë. Kohën e fundit, edhe “komandantë” Lufte të UÇK -ës me vetëm një “Asker”. Gjithë tjerët ishin komnadatë lufte. Edhe, ai i vetmi, komandant “Askeri” në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Kërçova, nuk e di, a do të japë politikanë edhe Ditën Nesërme. Përveç, kaçakëve të maleve, këngëve patriotike dhe atyre të dashurisë me gjela majë gardhi para Agimit me përplasjen e fletëve e kikuriku, duke paralajmëruar Agimin, dhe pula mes lëme me ka-kaa-kaaa, që sipas vjershës të poetit Rexhep Hoxha tra më tra, e ka bërë një ve, dhe tjetër hiç për Ditën e Nesërme. Edhe, atë: jo, në kotecin e pulave të shtëpisë, por në kashtën e kasollës në fund të lëmës me bykun mbi kokë.
Dhashtë, Zoti: Edhe, Ditën e Nesërme mos na japi politikanë të nënkryemë, por kaçakë mali! Artistë dhe poetë. Lirisht, le të na japin këngë popullore patriotike dhe dashurie me: “shtatë – tetë pula pa këmbë”. Jo, edhe gjela pa kokë mbi gardh në mëngjes me kakarisje e pulat qafërejepura përmbrapa partiake para Agimit. Ato, gjoja se: bëjnë politkë “madhore”. E, Unë shkruaj poezi “erotike”.
Sot, mirë, do të ishte ende të na japin këngë popullore patriotike dhe dashurie. Libra, dhe poezi. Edhe, mos merren me politikë “madhore”. Fushata parazgjedhore dhe premtime partiake gjatë zgjedhjeve lokale dhe parlamentare me këmbët dhe trutë në Legen:
“Shtatë – tetë pula i lash pa këmbë”.











