Shefqet Dibrani
Dje më 05 gusht 2023, në kompleksin e restorantit “CALIFORNIA”, që gjendet në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, u bë takimi i dytë i radhës, i nxënësve të Shkollës së Mesme Profesionale “ISMAIL DUMOSHI”, (atëherë Qendra Shkollore Teknike “NIKOLLA TESLLA”), drejtimi Kimiko-Teknologjik në Kastriot, (gjenerata e diplomimit 1978-1979). Tashmë takimi i këtij brezi ka filluar të shndërrohet në traditë. Ky brez i kësaj shkolle, dhe shkolla si tërësi më e kompletuar, si institucion edukativo arsimor, ka lënë gjurmët e veta në të gjitha rrethanat shoqërore e politike, nëpër të cilat kaloi vendi ynë Kosova.
Vlenë të rikujtojmë se Qendra Shkollore Teknike në Kastriot, që nga viti 1948, kur është themeluar, e gjerë në vitet e nëntëdhjeta ka mbajtur emrin e shkencëtarit Nikolla Teslla, (për të cilin thuhet se është me origjinë shqiptare). Pastaj mësimit shqip në Shkollat-Shtëpi, kjo shkollë shndërrohet në Shkollë e Mesme e Lartë Profesionale dhe është pagëzuar me emrin e shkenctarit Hasan Tahsini, po ashtu me origjinë shqiptare dhe ishte njëri nga mendimtarët më të mëdhenj të Perandorisë Osmane në shekullin e XIX-të, kurse në vitin 2016, shkolla është riemërtuar me emrin e Heroit të Kosovës, ish-mësimdhënës i kësaj shkolle ISMAIL DUMOSHI.
Edhe këtë takim e ka hapur profesori i kimisë, Zymer Gjonbalaj, që ishte ndër promotorët e takimit, ku bashkë me Avni Musliun, ekonomist i diplomuar dhe ndërmarrës në Kosovë, si dhe Agim Dakaj, kimist, dhe ndërmarrës i suksesshëm në Gjermani, bënë që takim të realizohet në një atmosferë impozante. Vlenë të theksohet se Zymeri, kishte ardhur nga Amerika, vetëm për pak ditë në Kosovë dhe në vendlindjen e tij në Vuthaj të Malësisë.
Pasi ai i përshëndeti shoqet dhe shokët e pranishëm, kujtoi shokun e klasës Zymer Bekteshin, i cili vitin që shkoi ishte në takimin e parë me plotë entuziasëm, kurse sivjet pas një sëmundje të rëndë, më 14 mars 2023, shkoi për të mos u kthyer më kurrë në takimet e gjeneratës. Pastaj edhe të pranishmit dhe profesori Shaip Fazliu, evokuan kujtimet e tyre për të.
Përveç fjalimit përshendetes të Avni Musliut, i cili kishte bërë përgatitjet dhe aranzhimin, në takimin e dytë të gjeratës ishin të ftuar dhe morën fjalën edhe prof. Shaip Fazliu dhe profesori i matematikës Riza Noka, i cili prej shumë vitesh jeton në SHBA.
Ky brez, i cili diplomoi në vitin shkollor 1978/1979, tashmë një pjesë e madhe është i shpërndar kudo nëpër botë, prandaj disa sish nuk kishin mundur të vinin, sikurse edhe disa të tjerë që që jetojnë në Kosovë, për arsyet e tyre gjithashtu mungonin.
Në këtë takim nga Kosova ishin: Avni Musliu, ekonomist i diplomuar, Shpresë Gjonbalaj, Ing. Agim Grajçevci, Agim Muhaxheri, Xhemdush Mjeku, Isak Qolli, Destan Hashani, Sami Leci dhe profesori i fizikës Shaip Fazliu, ndërsa nga Gjermania kishin ardhur motër dhe vëlla, Sanije dhe Agim Dakaj, pastaj Hyrije Grajçevci, juriste e diplomuar, si dhe Selvije Ibrahimi. Nga Zvicra për në Kosovë kishte udhëtuar Halil Gashi, ndërsa nga Franca, Gani Krasniqi e nga Suedia, Fatmir Sogojeva, kurse nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prof. Zymer Gjonbalaj dhe profesori i matematikës Riza Noka.
Në fund të këtij takimi, përveç fotografimeve, prof. Zymer Gjonbalaj kishte sjellë dhuratë për t¨üe gjithë nga një gotë porceloni me Logon e Gjeneratës 1978/1979.
Gjithësesi ky takim i bukur mbetet një ngjarje e paharruar për të pranishmit, kurse gjenerata ka vendosur takimet e tyre ti mbaj të shtunën e parë të muajit gusht!
*Fotografitë janë marrë nga postimet e Grupit në Viber
Prishtinë / St. Gallen, 05 gusht 2023.
(Përgatiti: Sh.D.)
[ Për më shumë foto nga aktiviteti, vizito publikimin në Facebook ]