Foto: Rrushe Behluli – Sadiku dhe Shyhrete Behluli
Sonte
Sonte kur s’kam gjumë në sy
Do më ikë mëndja tek ty
Je në ëndërr apo zgjuar?
Njësoj kështu duke menduar?
Në je vetë nuk e di?
Do kesh pranë dikë aty?
S’ka gjë se me kënd do jesh
Zemrën time pranë do e kesh
S’ka gjë nëse gjoksin tuaj
Jastëk bën dikush tjetër
Kur e di se tek ty
Fle një dashuri e vjetër
Pengu i dashurisë
I
E kur rrugës pranë kalon
S’kap guximin të të flas
Ngado ikën kur shikon
Hija ime të ndjek pas
II
Prap do t’mbetesh shumë i etur
Për një dashuri të vrarë
Që s’e prisje as s’e doje
Se do të ndodhte kjo më parë
III
Peng do t’mbetën të pa thëna
fjalët e fundit t’dashurisë
Duke pritur rrugët e fatit
Mu në pragun e vetmisë
Rrushe Behluli-Sadiku
Autorja është halla e këngëtares Shyhrete Behluli, dhe tekstshkruesja e shumicës së këngëve të saj!
Dërgoi për publikim, Ajete Zogaj, shkrimtare
Rrushe, të përshëndes nga Suedia!
E lexova dy here vjershën tënde. Më pëlqeu oj (ish) studentja podrimçake.
Sa bukur kishe përdorur strofën e vargun e puthur, të dytin me të katërtin dhe te tretin me të katërtin.
Vjershë sipas urrnekit të rilindasëve të Veriut!
Suksese!
Sinan Kastrati, Suedi
sinankastrati09@hotmail.com