Peter SØRENSEN, emisari i BE-së, do të duhej trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi

0
Refik Hasani - Peter Sørensen - Lugina

Me rastin e emërimit nga BE-ja të diplomatit Danez, emisar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.
Emisari i BE-së, Peter SØRENSEN, është vazhdues pas mandatit gati pesëvjeçar të Mirosllav LAJÇAK.

Diplomati, me një përvojë të gjatë diplomatike në strukturat e BE-së, me një karrierë që ka ushtruar disa detyra një ndër ta edhe si përfaqësues i posaçëm i BE-së për Bosnjë e Hercegovinë dhe Shef i zyrës së BE-së në Sarajevë.

Emisari, Peter SØRENSEN, përveqë në krizën më të rëndë që po vazhdon në Bosnjë e Hercegovinë, ka ushtruar detyrën edhe Shef i delegacionit të bllokut evropian në Shkup.

Emisari i BE-së, do të duhej të trajtojn duke e vizituar krahinën shqiptarë që përfshin Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Ish emisari i BE-së Mirosllav LAJÇAK, si përfaqësues i posaçëm për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, asnjëherë nuk i kan kërkuar me ngulm dhe nuk i kan bërë presion Serbisë pas përfundimit të luftës së UÇPMB-ës, zbatimin e Marrëveshjes së Konçulit,por edhe respektimin e Referendumit të 1 e 2 mars 1992, që të dal në mbrojtje të vullnetit plebishitar të kësaj Krahine.

Ish emisari i BE-së Mirosllav LAJÇAK, asnjëherë, ska kërkuar që Serbia të kthej Lapidarin e UÇPMB-ës në Preshevë.

Shqiptarët të mbeturë padrejtësisht nën administrimin e Republikë së Serbisë, jan të diskriminuar, pasi po na pasivizohen adresat dhe po ndodh një pastrim etnik-një dëbimi dhe diskriminim, mungon Universiteti në gjuhën Shqipe, rregullimi me Ligjë përdorimin i Simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit dhe përfaqësimi proporcional në nivelin lokal dhe Qendror.

BE-ja, këmbëngul për Këshillin Nacional të pakicës Serbe në Kosovë, por kan harruar luftën e UÇPMB-ës, Marrëveshjen e Konçulit, dhe Referendumin 1 e 2 Mars 1992.

Atë që kërkon Serbia për pakicën Serbe në Kosovë-ua mohon shqiptarëve në Serbi-këtu kemi dy standarde.

Emisari, Peter Sørensen, në mbylljen e bisedimeve Beogra-Prishtinë nuk mund të mbetët çështja e pazgjidhur e krahinës shqiptare në Serbi.

BE-ja promovon vullnetin e shumicës prandaj, do të duhej të mos mbështesin me dy standarde në këtë rast mbështesin pakicën Serbe në Kosovë, por po harrojn Shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoci që në vitin 1992 kan mbajtur dhe organizuar Referendum.

Mbesim me shpresë se njohurit, e emisarit të BE-së, Peter SØRENSEN, do t’i shërbejnë që ishte si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi, por edhe përvojën në misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kroaci.

Krahina shqiptare është Rajoni më i pazhvilluar në gjithë Evropën. Shqiptarëve nuk mundë t’ju mohohen të drejtat që i gëzojn sikurse pakica Serbe në Kosovë, duke përfshirë edhe të drejtën e ulëseve të rezervuara në Parlamentin e Serbisë.

Peter SØRENSEN, do të duhej trajton diskriminimin e krahinës shqiptare në Serbi, dhe kështu nuk do ti përsëritë gabimet e rënda e paraardhësit, duke praktikuar dy standard për dy pakica.

Autor i vështrimit
Refik HASANI
8 shkurt 2025

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.