PAMUKU DHE KURTI – DARKË SOLEMNE

0
74

Kalosh Çeliku NGA KALOSH ҪELIKU

Albin Kurti u takua me Erdoganin?! E, më vonë ka darkuar, dhe bëri selfie edhe me shkrimtarin e madh të Ҫmimit Nobel Orhan Pamuk, në Stamboll. Pavetëdije, harroi se: shkrimtari Orhan Pamuk e fitoi Ҫmimin Nobel, shkaku, se: ishte kundër shtetit të tij Turqisë. Nuk e di, ku është Sot Albin Kurti për Ditën e Nesërme: me Republikën e Kosovës, apo me Serbinë?! Në emër të UҪK -ës, me politikë të dalldisur dhe arratisur “patriotike” e provokon Serbinë edhe për një Luftë të re mes Kosovës dhe Serbisë?! Nuk e besoj, se: do t’ia arrijë qëllimit politik. Amerika me UҪK -ën, e çliroi Kosovën.

Dhe, nuk do të lejojë që Kosova çdo njëqind vjet të hyjë në luftë, edhe kësaj radhe për një luftë të Re në Ballkan. Arsyeja, se: Kurti bëri gabime politike historike, hyri në Shqipëri me parti Politike gjatë fushatës parazgjedhore parlemantare pa e pastruar oborrin e vet nga bërlloku para Shtëpisë. Edhe, dështoi si politikan. Nuk mësoi nga gabimet politike. Përsëri, në vitin 2024 hyri edhe në fushatën parazgjedhore presidenciale dhe parlamentare edhe në Mqedoninë e Veriut.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njofton, se: pas takimit me Erdoganin, gjatë vizitës së tij në Stamboll, pati takim edhe me shkrimtarin dhe fituesin e Çmimit Nobel për Letërsi, Orhan Pamuk, përcjell TV21. Përderisa, në Republikën e Kosovës shkrimtarët vdesin edhe pë bukën e gojës. Kurti thekson plotë gojën, se: “shkrimtari me famë botërore është tejet i interesuar për shqiptarët dhe Ballkanin”?!

“Në fillim nuk i besova doktorit Bilgin Sait, që shkrimtari Orhan Pamuk po më fton për darkë. Gjersa afrohej mbrëmja, minutat më dukeshin të gjata porsi orët, ndërkaq tri orë e gjysmë me të më ikën porsi minutat. Në restoranin Sur Balık-Cihangir të lagjes Beyoğlu në Stamboll temat e bisedës ndërroheshin më shpesh se pjatat mbi tryezë. Mbase arritëm të shkruajmë përmbledhjen hyrëse të kapitujve të miqësisë sonë të ardhshme”.

Kalosh Ҫeliku, me disa vargje të poezisë të Ali Asllanit e përshëndet darkën e tyre në kët shkrim publicistik, të këtij takimi miqësor historik: “Hani, pini dhe rrëmbeni”!:

……………………………………………………………………..
Hani, pini dhe rrëmbeni, mbushni xhepe, mbushni arka,
të pabrek’ ju gjeti dreka, milionier’ ju gjeti darka!
Hani, pini e rrëmbeni, mbushni arka, mbushni xhepe,
gjersa populli bujar t’ju përgjigjet: peqe, lepe!
………………………………………………………………………
Hani, pini dhe rrëmbeni, është koha e çakenjvet;
hani, pini e rrëmbeni, ësht’ bot e maskarenjve;
Hani, pini, vidhni, mblidhni gjith’ aksione, monopole,
ekselenca dhe shkëlqesa, tuti quanti come vuole!

Grand Kordon i zotris’sate, që në gji të kan’ vendosur,
ësht’ pështyma e gjakosur e atdheut të veremosur;
dhe kolltuku ku ke hipur, duke hequr nderin zvarr’,
ësht’ trikëmbshi që përdita varet kombi në litar!
Dhe zotrote kullurdise, diç, u bëre e pandeh,
kundër burrit të vërtetë zë e vjell e zë e leh!

E na tunde, na lëkunde, nëpër salla shkon e shkunde,
mbasi dora e armikut ty me shok’ të heq për hunde.
Rroftë miku yt i huaj, që për dita los e qesh,
të gradoi katër shkallë, pse i the dy fjal’ në vesh!

Koha dridhet e përdridhet, do vij’ dita që do zgjidhet
dhe nga trasta pem’ e kalbur doemos jasht’ do hidhet!
Koha dridhet e përdridhet, prej gradimit katër shkallë
nuk do mbetet gjë në dorë veç se vul’ e zezë në ballë!

Mirpo ju që s’keni pasur as nevoj’ as gjë të keqe,
më përpara nga të gjithë, ju i thatë armikut: “Peqe!”
Që të zinit një kolltuk, aq u ulët u përkulët,
sa në pragun e armikut vajtët si kopil u ngulët!
As ju hahet, as ju pihet, vetëm titulli ju kihet…
Teksa fshat’ i varfër digjet… kryekurva nis e krihet!

Dallavera nëpër zyra, dallavera në pazar,
dallavera me të huaj, dallavera me shqiptar’
Vetëm, vetëm dallavera, dhe në dëm të këtij vendi
që ju rriti, që ju ngriti, që ju ngopi, që ju dendi!

Dhe kujtoni tash e tutje me të tilla dallavera
kukuvajka do përtypi zog e zoga si përhera…
Ja, ja grushti do të bjeri përmbi krye të zuzarve,
koha është e maskarenjve, po Atdheu i shqipëtarve! 

Nuk i kam shkruar Unë si shkrimtar shqiptar këto vargje satirike. I ka shkruar Ali Asllani. Përkushtuar politikanëve shqiptarë, edhe Sotekësajdite, gjallë në pushtet?!

“Artisti Orhan Pamuk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, ka një dashamirësi spontane dhe vëmendje të frikshme. Dhe, aq shumë i interesuar për Kosovën, shqiptarët, Ballkanin. Nder, që nuk e shpjegoj, kënaqësi që nuk e përshkruaj, shkroi Kurti” me një selfie në Facebook dhe mjetet e informacionit. Luftën, ne si popull shqiptar e përjetuam me luftë. Por, ende pa e fituar Lirinë.

Në rregull, thotë, Kalosh Ҫeliku: I respektoj festat fetare.  Edhe, ato të partive politike. Aqmëpak, ato partiake politike. Edhe, në Ditën e Sotshme. Edhe, pse: ende jemi si popull, shqiptar me këmbët dhe trutë në legen për Ditë e Nesërme…

Shkrimtari Orhan Pamuk, fituesi i Ҫmimit Nobel, dhe Kryeminstri Republikës Kosovës Albin Kurti, gjatë Darkës solemne, në Stamboll…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.