Politika kreative dhe pesha e qeverisjes

0
389
Nue Oroshi - Forumi

Nue Oroshi

Në politikë përveç që duhet të kesh dije dhe durim duhet të kesh edhe zhdervjelltësi më i parashiku paknaqësitë politike të qytetarve në momentet e periudhës kohore të qeverisjes. Shpeshherë të qenurit në opozitë të sjellë një lluksë politike që të besh politikë kreative. E ke luksinë politik se nuk e ke përgjegjesinë direkte që ti sigurosh mbijetesën e qytetarit. Përveç kuptohet si pjesë e legjislativit që duhet të kujdesesh për ligje sa më të mira të shtetit. Ky kreativitet politik shpeshherë e ka ngritë opozitën për faktin se ka folur dhe premtuar shumë dhe e ka pas shumë lehtë të arsyetohet kur ka mbetur në opozitë.

Nuk e kemi peshën apo barrën e qeverisjes. Kurse në momentin që partitë vijnë në qeverisje ato do të shikohen si përgjegjëse ashtu edhe qysh janë për shumë mangësi që ka qytetari. Në këtë aspekt në Kosovë është duke u bërë një betejë politike në mes të Qeverisë dhe sindikatave të Arsimit të Republikës së Kosovës. Këto dy taborre të kundërta por që kanë një qëllim të përbashkët ngritjen e mirëqenies financiare të qytetarit të Kosovës janë betonuar të dy palët nga inati i shqiptarit dhe i rrahagjoksis se unë jam unë e kush jam unë. Ky betonim i panevojshëm po e dëmton nxënësin e Kosovës që të shkoj në shkollë dhe të filloj marrjen e dijës nëpër shkolla.

Shtrohet pyetja pse nuk ulën SBASHK dhe Qeveria e Kosovës jashtë syrit të qytetarit dhe ti formojnë grupët punuese për arritjen e një marrëveshje të shpejt. Kjo marrëveshje do të bëhet vetëm nëse të dy palët lëshojnë pe. Qeveria e Kosovës nuk duhët të jetë këmbëngulëse për faktin se ato mjete që kërkon SBASHK do të shkojnë tek familjet e Kosovës dhe sado kudo do të ndikojnë në zbutjen e mirëqenies financiare. Kurse në anën tjetër edhe kreu i sindikatës duhet të jetë apolitik dhe mos të mbaj asnjë krahë politikë por t’i përfaqësoj interesat e mësimdhënësve në këto momente.

Dhe tek e fundit partia në pushtet Vetvendosja është parti e majt politike, që këto lloj partish në Evropë shquhen për angazhimin e tyre në çështjet sociale të banimit dhe shëndetësisë, për faktin se zakonisht në periudhat kohore kur qeverisin partitë e majta në Evropë ato nuk dinë që ta bëjnë zhvillimin e shtetit, përveç që të mbajnë barrën e kujdesit të çështjeve sociale, duke mos lëvizur fare nga arritjet që i kanë bërë partitë e qendrave të djathta politike, që kanë qenë para tyre në pushtet.

Shëmbull konkret është Gjermania që ende pa ardhur në gjysmën e mandatit dy partitë e majta që qeverisin në Gjermani të shoqëruar nga FDP, qytetarët gjerman e kanë një zhgënjim të madh me këtë qeverisje dhe mezi janë duke pritur që të kthehët CDU në qeverisje.Kurse në Kosovë përveç Vetvendosjes në pushtet është edhe një pjesë e LDK-së së ndarë që janë grumbulluar në Listën Guxo. Kjo parti që u themelua para disa ditësh hapin e parë që është dashtë ta marrin është dashur ta bëjnë ndrrimin e emrit të partisë dhe ta caktojnë drejtimin politik se a janë parti e spektirt të djathtë, të qendrës apo parti e spektrit të majt. Në bazë të zgjedhjës se dy kryetarve tregon fakti se kjo parti orientimin politik e ka më tepër nga e majta për faktin se tek Partitë e qendrës se djathtë nuk i kemi dy kryetar. Dy kryetarë janë më së shumti tek Partitë e Gjelbërta të Evropës dhe do të ishte më mirë që kjo Listë te emrohët me emrin Partia Ekologjike e Kosovës, apo Partia e Gjelbërt e Kosovës.

Sido që të jetë politika kreative apo të qenurit në opozitë ta jep lluksin e kritikës pa pasur përgjegjesi ekzekutive të veprimit, përveç asaj legjislative. Të kritikosh është e lehtë por të Qeverisësh nuk është e lehtë për faktin se nuk ke mundësi ta shtosh buxhetin me automatizëm, e sidomos gjithmonë vështirësi në Qeverisje jo vetëm në Kosovë por edhe në shtetët e perëndimit kanë partitë e majta. Kanë probleme me qeverisje për faktin se nuk dijnë ti bëjnë politikat zhvillimore dhe parashikimet e investimeve për rritjen e kapitalit që do të sjellte edhe rritjën e buxhetit të shtetit. Sido që të jetë tash për më shumë se dy dekada qytetari i Kosovës i ka provuar të qeverisin të gjitha partitë politike aktuale.

Shtrohet pyetja a do të kemi në të ardhmën një parti politike që do të din ti zhvilloj politikat zhvillimore të Republikës së Kosovës?Duke njohur mentalitetin politik të këtyre partive që kemi në Kosovë, e them me plot kuptimin e fjalës jo. E them jo se ende partitë tona politike nuk janë demokratizuar mbrenda për mbrenda vetvetës. Demokratizimi i mbrendshëm mund të sjellë edhe mundësinë e krijimit të një programi Qeverisës me ndihmën e eksperteve të fushave të ndryshme. E kjo fatkeqësisht mungon tek partitë tona politike në Kosovë. Deri sa nuk do ta kemi një parti në Qeverisje që do të mendon për zhvillimin e shtetit dhe mirëqenien e qytetarve do të jetë shumë e vështirë të ecet përpara.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.