/Petar Petkoviq iu drejtua si nikoqir Kryeministrës Ana Bërnabiq më këto fjalë “Mirëseerdhe në Kosovën tonë”/
Ajo erdhi për të bërë politikë, erdhi për të bërë politikë antishqiptare, erdhi pas marveshjes së nenshkuar ditë më parë, për t’u treguar sebëve por dhe për ti ngazllyer strukturat kriminele ne Veri se mos te shqetesohën se Serbia është me ju. Ajo erdhi në “Veriun e vetë” në Kosovë. Këtë e vertetoi edhe i ngarkuari për Kosovën ne qeverin e Serbisë Pëtar Petkoviq, i cili gjoja si nikoqier e priti me këto fjalë:
“Mirë se erdhe në Kosovën tonë”, populli serb po të pret me duar hapur. Dhe kryeministrja Ana Bërbaniq ia nisi politikës, asaj politike qe ka lidhje me Veriun e Kosovës qe edhe klësaj here hapats thanë se është pjesë e Serbisë. Dhe sikur ka të drejtë sepse krerët, liderët e Kosovës ne krye me Hashim Thaçin për këto dy dekada lejuan qe Veriu i Kosovës te rreshqas në duar te Serbisë, me fjalë tjera e kethu serbin në Kosovë, nga e cila po mundohet kryeministri Albin Kurti të këthen përseri sovranitetin ne kët pjesë te vendit, i cili për këto tentime me shumë po shahet nga opozita duke u rreshtuar përkrah Vuçiqit dhe Bërbaniqit.
Këtë me se miri e ilustron fakti kur “veriun e konsiderojnë si pjesë te Serbisë” kur kërkoj hapata se duhet te zbatohet pikë për pikë marevewshja e vitit 2013 dhe 2015 për thenelimin e Asociacionit serb një etnik më kompetenca ekzekutive ashtu siq e kishte nenshkruar kryeministri i atehershëm Isa Mustafa duke theksuar se “nëse nuk ka asociacion nuk mund të bisedohet përmarrëveshjen e dytë për normalizim”.
Dhe m’u për këtë arsye, mendoj se dhënia e lejes që kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq të vizitojë Kosovën, ishte një gabim që nuk i falet kryemistrit Albin Kurti
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq e cila po qëndron në veri të Republikës të Kosovës, ka kushtëzuar marrëveshjen Kosovë – Serbi me themelimin e asociacionit të komunave serbe, duke thënë se “nëse nuk ka asociacion nuk mund të bisedohet përmarrëveshjen e dytë për normalizim”. E qartë kërkon qe ne Kosovë te krijohet një “sshtet në shtet”, të cilin edhe i dergiri i SHBA-ve për Ballkanin Përendimor Gabriel Escpbar e hodhi poshte kur tha se Asociacioni duhte te formohet ne bazë të ligjeve dhe kushtetutes se Kosovës(sic).
Si për koinçidencë sot ndodhi edhe një vizitë tjeterë por ne drejtim të kundërtë kur z/ministri Besnik Bislimi dhe ministrja Arberie Nagavci po qndroj në Luginën e Presheveës për vizitë një ditore. Dihet se Serbia ka qenë gjithëmonë e ngurtë kur është fjala për vizitat e zyrtave tanë në Luginën e Presheves, por kësaj radhe ajo e lejoj këtë vizitë si shkembin qe kryeministrja Ana Bërnabiq u lejue te vizitoi Veriun e Kosovës, apo siç u deklaruan në “Kosovën tonë”.
Unë nuk e di se a pati dikush guxim më rastin e kalimit te kufirit të Bislimit dhe Nagavcit t’i pret me: “mirësevini në Luginën e Presheves s’uaj”, apo “mirë se ju gjetëm ne Luginën e Presheves sonë”. Jo, qele gur gojën sepse sikur kjo te ndodhëte Bislimi dhe Nagavci do te tergiqeshin vllaqë përtej kufirit.
Por do si do Bislimi dhe Nagavci po qendrojnë për vizitë ne Luginë. Ata i priti Kryetari i i Këshillit kombëtarë shqiptar Ragmi Mustafi me plotë entuziazëm duke u përshendetë.
Mirë po gjatë kësaj vizite ndodhi e papritura kur Bislimi dhe Nagavci nuk u pritën edhe nga kryetari i komunës së Preshevës Shqiperim Arifi. Dihet se shqiptarët në histori gjithëmonë ishin të përqar e për kët arësye sllavaet na i grabiten trojet tona. Edhe sot shqiptaërt janë te përqar në Shqiperi qe kësaj përqarje i prinë kryeministri Edi Rama i cili me i lidhur është më Serbin dhe Vuçiqin se sa me Kosovën dhe liderët e saj.
Kështu sotë po ndodhë kjo përqarje edhe në Kosovë ne mes te pozitës dhe opozitës e cila është degjeneruar deri ne absurdë duke u rreshtuar përkraj Serbisë dhe Vuçiqit dhe duke e luftuar më te gjitha mjetet kryeministrin Albin Kurtin i cili si njeri i pakorruptuar qe një vitë po mundohet te dlirë llomin e dy dekadave qe kjo opozitë ia kishte bërë Kosovës duke e vjedhë dhe plaqkitë dhe duke e kapë shtetin në çdo cep te saj.
Këtë situatë sot e gjetn Bislimi dhe Ngavci edhe në Luginën e presheves ku ashiqare u vrejtë i përqarë faktori politik në Luginë kur ata nuk u priten nga kryetari i komiës se Presheves Shqipërim Arifi i cili hapta tha se nuk dehiron te takohet me “varësit” e kryeministrit Albin Kurti.
Ani, Shqipërim Arifi ky përqarës i faktorit shqiptar në Luginë, pasiqe nuk po deshiron me u takuar me “varesit” e kryeministrit Albin Kurti le te pretë te takohet më Hashim Thaçin kur ai të delë nga burgu.