– Në vend të parathënies për librin “Kendvështrime 3” të autorit Llesh Ndoj –
Nga VLASH PRENDI
Kur merr në dorë vepra të tilla me vlera, të dala nga laboratori krijues i poetit, studiuesit dhe gazetarit të njohur Llesh Ndoj, e ndjen veten të sigurtë se ke ç’të mësosh prej tij. Ȅshtë libri i 24 në radhë që vjen para lexuesit në një periudhë të shkurtër kohore dhe i treti në radhën e “Kendvështrime”, qe shkrimtari, poeti dhe publicisti Llesh Ndoj botoi kohët e fundit, strukruruar me vëzhgime letrare për vepra të autorëve të ndryshëm dhe opinione për gjendjen politike dhe ekonomike që po kalon shoqëria jonë. Siç ndodh gjithnjë, si veprat e marra në shqyrtim, si opinionet, i janë nënshtruar një analize të thellë studimore dhe filozofike, duke paraqitur para lexuesit të shumtë realitetin, gjendjen dhe perspektivën shpesh here të zymtë të gjendjes sonë politike, ekonomike dhe shoqërore.
Jemi në një stad, ku të gjithë vëzhgojnë, shohin, kritikojnë, por nuk analizojnë problemet dhe të japin rrugëzgjidhje. Ndryshe nga këo, shkrimet e studiuesit dhe publicistit të njohu Llesh Ndoj, qofshin ato letrare, apo politike synojnë të analizojnë, të konstatojnë dhe të propozojnë zgjidhje. Kjo ndodh, sepse autori nuk është një vëzhgues i rendomtë i realitetit të sotëm, porn jë person i cili nuk pajtohet me realitetin e hidhur që po kalon vendi ynë. Prandaj shumë nga opinionet që ka botuar në median e shkruar prekin anët negative të qeverisjes vendore dhe qendrore, dukuri të korrupsionit në instancat më të larta të pushtetit shtetërorë, e deri tek funksionimi konservator i formacioneve politike.
Autori duket se ka një pervojë të gjatë në drejtim, prandaj i njeh mire rregullat e funksionimit të administrates shtetërore dhe mban qendrim kritik ndaj dukurive negative që shfaqen here pashere në këto institucione të pushtetit të sotëm, si korrupsioni, paaftësia, emrimet politike, servilizmi, mungesa e korrektesës në punë, parazitizmi etj, që e dëmtojnë rendë imazhin e pushtetit dhe qeverisjes.
Përvoja e gjatë si drejtues dhe i zgjedhur në organet e qeverisjes vendore, qe kur ishte ende i ri, ka bërë që autori të njohë mire, shumë fusha të jetës dhe të drejtimit. Ndoshta kjo është arsyeja që krijuesi Llesh Ndoj nuk bën kompromis me dukuritë negative që shfaqen sot në shumë fusha dhe institucione të jetës shoqërore. Në shumë nga shkrimet që vijnë sot para lexuesit, çdo pushtetar dhe politikan gjen veten, ka hapësira për reflektim dhe rrugë e forma për të permirësuar sjelljen, punën, aktivitetin dhe qëndrimin shoqërorë. Përmes opinioneve , autori tregon realitetin e hidhur që ndodh në institucionet shtetërore në vendin tone, duke i ilustruar me shembuj konkretë, madje në disa raste edhe duke e ilustruar me ngjarje nga fondi i mençurisë popullore, gjë që i ben mendimet, analizat dhe opinionet e tij më konkrete dhe me vlera educative dhe shoqërore.
Mjafton të lexojmë shkrimet “Ȅshtë koha të flasim, ose të heshtim dhe të pranojmë absurdin përgjithmonë”, “Parti “të vogla”, “parti të mëdha” dhe s`emundja e shifrave”, “Duhet kthyer shpresa, që të rikthehet jeta”, “Jemi ba me…”Na pre tutën!”, apo “Duke kërkuar fajtorin”, perms të cilave duket qartë qëndrimi i autorit ndaj ngjarjeve, fenomeneve dhe veprimeve të individëve, pushtetarëve dhe politikanëve në vendin tonë. Pra, kemi të bëjmëme një personalitet të fushës së gazetarisë , i cili në menyrën e vet, përpiqet të pasqyrojë problemet dhe shqetësimet që shtron realiteti i sotshëm, duke u përpjekur t’u dale përpara proceseve të zhvillimit dhe dukurive negative që shaqen në shoqëri.
Në kapitullin e dytë, qe autori e ka titulluar Letërsi, kalojnë para lexuesit disa analiza të thelluara për veprat e shkrimtarëve të njohur shqiptarë këtej dhe matanë kufirit, tek të cilat studiuesi Llesh Ndoj na shfaqet si analist, si kritik, por edhe si recensent. Të marrësh në shqyrtim veprat e shkrimtarëve të mëdhenj shqiptarë si Anton Nikë Berisha, Hasan Hasani – Përkola, Ibrahim Kadriun, Pashk Alia, Mark Mesuli, Mark Ndoja, Zef Përgega, Mark Rica e ndonjë tjetër, është guxim i tepruar, por studiuesi ynë ja ka dale me sukses kësaj ndërmarrje me shumë rendësi në letrat shqipe. Përmes shkrimeve të ndryshme për veprat e këtyre autorëve, studiuesi Llesh Ndoj sjell një panoramë, një qendrim të tij emocional dhe njerëzorë, një vlerësim objektiv, ku spikat ndjeshmëria artistike për të vlerësuar vepra të tilla me vlera.
Dihet se letersia jonë mbështetet tek temat aktuale dhe ato historike, duke dhënë vepra me vlera të mëdha që pasqyrojnë realitetin historik, siç ndodh me veprat e prof. Anton Nikë Berishës, por edhe të tjera që tregojnë një lidhje të ngushtë me realitetin dhe traditën, që e shohim tek shkrimtari i shquar Hasan Hasani. Autori na tregon se kjo lidhje e ngushte e histories me realitetin është jetike për autorët që merr në shqyrtim, sepse kjo ka sjellëfuqizimin e përmbajtjes letrare në këto vepra, kjo natyrisht e ka ndihmuarpër një analizë më të thellë të problemeve dhe dukurive jetësore. Për t’u vlerësuar është edhe qëndrimi i tij kritik ndaj Çmimit “Gjergj Fishta” që akordohet për krijuesit në qytetin e Lezhës, duke propozuar zgjidhje, që ky aktivitet të realizohet sa më mire. vlerësimet për krijimtarinë brilante të poetit Dodë Pjetraj, Franga Kola – Peraj, e sidomos vlerësimt që i referohen Misionit të Pajtimit të Gjaqeve që kryesohet nga i mirënjohuri Pjetër Gjokë Marku dhe vjen perms librit “Pajtimi, ky mision i denjë i kombit”.
Në kapitullin e tretë, autori ka pasqyruar disa analiza dhe opinion të botuara në mediat elektronike dhe të shkruara si “Fjala e Lirë”, “Destinacioni”, Zemra Shqiptare”, “Fjala e Lirë – Shkodra.net”, “Bota Sot” dhe gazeta “Sot” në print, perms të cilave shpreh shqetësimet për gjendje dhe problematikat shqetësuese që ndodhin r`endom në vendin tone edhe sot, pas 35 viteve nga levizjet demokratike. Janë të shumta problematikat që tjajton në shkrimet e tij analisti Llesh Ndoj. Ata përfshijnë një fushë të gjërë të jetës shoqërore, ku spikasin opinionet “Të pavarur vetëm për të qenë vassal…!”, “Politika, kafsha politike dhe politika kafshërore”, “…Gjak i ri, apo gjak i shprishur?”, “Një fushatë gallatë, pjell shtet sallatë”, “Lesht keni për të marrë!”, e mjaft analiza të tjera ku autori kritikon me guxim dhe vendosmëri fenomene të tilla si gjendjen e ulët ekonomike të masave punonjëse, rrogat e ulta, pensionet qesharake, anomalitë në administratën shtetërore, paaftësinë e punonjësve, emrimet politike në administratën shtetërore etj.
Parë në kontekstin njerzorë këto opinion dhe analiza kritike, ngjajnë me skicat e Migjenit, i cili nuk pushoi së kritikuari pushtetin në fuqi, nuk reshti së pasqyruari gjendjen e rendë të masave popullore, kritikoi pa frikë klasat e pasura në vendin tone. Shohim se edhe gazetari Llesh Ndoj, ndjek të njëjtën linjë, nuk pajtohet kurrsesi me gjendjen e krijuar nga forcat politike të majta apo të djathta qofshin ato, në pushtet apo në opozitë, duke na krijuar idenë se dalëngadalë ne letersinë dhe median shqiptare po vjen një “Migjen” i shekullit të ri.











