Ndërsa ecte me qentë e saj, gruaja e Los Angeles u përdhunua brutalisht nga i dyshuari i liruar nga burgu disa orë më parë – kujton e mbijetuara duke u përpjekur të kafshonte penisin e sulmuesit

0
120
Përdhunim - USA

Pamja e ekranit e videos YouTube KTLA 5

Blaze Media / LAJME

PAUL SACCA, 22 tetor 2022Përktheu Arben Çokaj

Një grua nga Kalifornia, e cila i mbijetoi një përdhunimi dhe sulmi brutal, po tregon historinë e saj të tmerrshme si një paralajmërim për gratë e tjera.

Më 31 korrik, Marissa Young po shëtiste dy qentë e saj 13-vjeçarë vonë natën në lagjen Torrance të Los Anxhelosit. Ajo sapo kishte përfunduar turnin e saj në një restorant aty pranë.

Teksa po ecte pranë Kishës së Komunitetit Nova, një burrë e sulmoi nga pas.

Më goditën nga pas, nuk dëgjova asgjë”, tha Young për KTLA. “Unë nuk kisha kufje, nuk po shikoja telefonin tim, thjesht po ecja përpara drejt destinacionit tim.”

Burri e shtriu atë në tokë dhe filloi ta rrihte dhe përdhunonte Young.

Ajo bërtiti për ndihmë: “Po më përdhunojnë! Po më vrasin!

Unë u rrotullova me forcë dhe po vazhdoja të përpiqesha ta luftoja këtë person,” tha ajo për KTTV. “Në një moment ai më kishte në shpinë me gishtat e tij rreth qafës, dhe më mbajti shumë afër këtu dhe po më mbyste, dhe disi më bëri të ditur se ‘kam kontrollin – nëse nuk ndalon së thërrituri dhe bërtituri: Do të të vras.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.