MOSNDËSHKIMI I AKTIT TERRORIST NË BANJSKA TË ZVEÇANIT, MOTIVON LISTËN SRBE PËR REBELIM DHE KRIME TË REJA

0
Richard Grenell - Lista srbska

Arif Ejupi Botërisht dihet se krimi i kryer serbë më 24 shtator të vitit 2023, nga Manastiri Banjska i Zveçanit të Republikës së Kosovës, është vepër e bandave kriminale serbe të udhëhequra nga Millan Radojçiq.

Në këtë sulm të klasifikuar me të drejtë si akt terrorist në krye të detyrës pati humbur jetën z. Afrim Bunjaku, rreshter i Policisë së Kosovës. Po ashtu plagë të rënda pati marrë edhe kolegu i tij, Alban Rashiti.

Me skenar të ngjashëm të këtyre bandave të krimit të organizuar më 26 korrik 2011, është vrarë edhe polici tjetër i Republikës së Kosovës z. Enver Zymberi.

Ky krim i udhëhequr nga ata që janë bërë milionerë nga kontrabanda dhe mënyra të tjera të pista, përveç që është i dënueshëm është edhe i pashembullt.

Lista Serbe, me urdhërdhënës në Beograd e plaçkë e krim në Kosovë, që nga themelimi i saj e deri me sot mision të vetëm e ka rrënimin e shtetësisë së Kosovës.

Millan Radojçiq, tash 25-vjet, kryekapo i bandave të krimit i papenguar nga askush e ka shndërruar Mitrovicën e Veriut në Colorado të dytë, mbase edhe më keq.

Tërbimin e tij në këtë shkallë me tolerancën e tyre të pashpjegueshme e kanë ushqyer ndërkombëtarët dhe disa karrieristë vendorë të etshëm për kolltuk.

Të gjithëve na është e njohur dhuna e grupeve të tij, banditeske ndaj forcave paqeruajtëse të Hungarisë dhe Italisë.

Pas këtij akti të shëmtuar automatikisht këtij grupimi politik me veprime terroriste është dashur t’i ndalohet veprimtaria në Kosovë.

Lista Serbe edhe pse e cilësuar si organizatë terroriste po përfiton pandërprerë nga taksapaguesit shqiptarë të Republikës së Kosovës.

Madje, ajo ka konkurruar edhe për certifikim për zgjedhjet e ardhme në Kosovë, të parapara më 9 shkurt të vitit 2025. Skandal apo mahi ?!..

Cili vend në botë do të lejonte certifikimin e një grupimi të tillë politikë që program të veçantë i ka vrasjet, plaçkën dhe destabilizimin e rajonit?…

Pakicat serbe të grupuara në disa qytete të Kosovës, nëse i duanë të mirën vetvetes dhe fëmijëve të tyre, duhet të tregohen më vigjilente dhe të përfaqësohen në Parlamentin e Republikës së Kosovës, nga njerëz të duhur e vullnetmirë e jo nga hajdutë e kriminelë të papërmirësuar.

ARIF EJUPI

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.