UNAZA E FEJESËS NË BURG

0
504
Jakup Krasniqi - Gresa

Skënder Karaçica

UNAZA E FEJESËS NË BURG

(Gresës, vajzës së Jakup Krasniqit)

Erdha babi im
në Hagë terr
në Hagë grilla
në Hagë historia
në Hagë djalmenia
në Hagë vetë Liria

Erdha babi im
të fala Drenica
malet istikame
zjarrët e luftës
pushkët libra
Kosova e lirë

Erdha babi im

Në Hagë ofshamë
në Hagë burrëria
në Hagë trimëria
në Hagë krenaria
në Hagë pastërtia
në Hagë Kosova

Erdha babi im

Në Hagë unaza
Në Hagë fejesa
në Hagë porosia
në Hagë brezi
në Hagë loti
në Hagë udhët
në Hagë ëndrrat

Erdha babi im

Ne jemi mirë
me ballë hapur
të pa thyeshëm
koha në kohë
vetë Liria

Erdha babi im

Dasmën në Prishtinë
unazën në kujtime
fejesa në Hagë
historia Kosovë
unaza e dheut
po vijnë brezat
në testamentin
fjala e babit
unë jam shqiptar
kthimi faqebardhë
për djalmeninë
për malet UÇK
për Ty Kosovë

Erdha babi im

Çikago, janar 2023


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.