“Mos u tut Albin!”, do të “apelonte” Isa i Boletinit

0
Albin Kurti - globsec
Ibrahim Kabili
Ibrahim Kabili

Ngjarjet e këtyre ditëve në veri të Kosovës kanë qenë tronditëse. Turma serbësh të manipuluara nga Beogradi dhe bandat kriminale u vërsulën mbi forcat policore të Kosovës dhe forcave paqeruajtëse ndërkombëtare.

Mos u dorëzo Albin! Edhe Isa Boletini u ndje krenar për ngritjen e famurit, atje në vendprehjen e tij në Boletin. Nga atje Ai “do të bënte apel”: “Ecni në këtë rrugë Albin. Tani që vendose flamurin e Kosovës në Komunën time ku prehem, ndjehem shumë krenar. Vendi ku unë ndodhem nuk ka nevojë për ajër, por tani kam filluar të marr frymë lirshëm. Siç duhet po ndodh ringjallja. Më gëzove shumë biri im, mua dhe shokët e mi.

Vazhdo siç e ke nisur dhe mos u dorëzo biri im! Mos u beso këtyre armiqve se edhe në kohën time kanë qenë shumë të pabesë. Ne ua kemi treguar vendin gjithnjë serbëve të pabesë. Sot kohët kanë ndryshuar ,por ata nuk ndryshojnë kurrë. Ndaj duhet bashkimi i sojit tonë që t’i bëni zab ata. Kështu do të kesh uratën time dhe gjithë bashkëkombasve të mi nga këtej. Dhe një porosi të fundit kam biri im. Respektoj miqtë, por midis tyre ka edhe të pabesë, atyre tregohu vendin!”.

Ky do ishte amaneti i të rënëve në shekuj për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës…
Duke djekur me shumë vemendje situatën në Kosovë, mendoj se veprimet e qeverisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera të saj kanë qenë shumë të matura dhe mëse të duhura. Kështu vendosja e flamurit të shtetit të Kosovës në ndërtesat e komunave është akt patriotik dhe atdhetar. Për këtë meriton respekt dhe vlerësim maksimal nga shqiptaria.

Mos u tremb Albin nga Serbia dhe Vuçiçi. Ai e ka të humbur Kosovën. Ajo tanimë është shtet i pavarur dhe sovran. Por që të funksionoj si i tillë edhe pas zgjedhjeve të reja të mundëshme për veriun, mendoj se mund dhe duhet:

● Garanci nga SHBA-ja për pjesmarrje të vazhdueshme të serbëve në veri.
● Garantimin e përhershme për simbolet e shtetit të Kosovës në veri.
● Krahas flamurit të Kosovës në veriun me shumicë serbe të vendoset edhe flamuri serb.
● Përgjithçka duhet të bien dakort dhe nënshkruajnë: Serbët e Kosovës së pari, institucionet e shtetit të Kosovës dhe përfaqësuesit e shtetit të Serbisë. Në fund firmos dhe noterizon, SHBA-ja.
● Gjithçka bëhet me letra ,zoti Kurti!

Në të kundërt zoti kryeministër, tërheqja juaj pa kushte është disfatë e rëndë. Eshtë një “virë” në ujë në oqeanin botëror. Tregohu burrë shteti në këtë moment delikat për Kosovën dhe mos rend pas pushtetit si disa paraardhës tuaj!.

Ibrahim Kabili
Tiranë, më 03.06.2023

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.