NGA KALOSH ҪELIKU
Historikisht, sipas traditave shqiptare të një populli shqiptarë në Jetë, që: zakonisht, martohen me burrin politik, ende “shqiptar” Neokominist, për mua si shkrimtar “problematik”, ende janë të dyshimta me pikëpyetje të madhe? Ligje, dhe marrëveshje artificialale. Ose, Grua me burrin politik këmëkryq në Qeveri me poste partiake. Bashkortë fanmiljarë (“beqarë”), ende pa Nuse në Shtëpi të Partive politike shqiptaro – “maqedonase”. Edhe, partizanët “artistik-politik”, ndahen pas disa viteve jetese për tradhti bashkëshortore. Bashkohen, përsëri si burrë dhe grua. E kalërojnë njëri-tjetrin në shtrat. Rrallëherë, përsëgjalli: zakonisht, e vazhdojnë bashkëjetesën familjare dhe politike. Luftën për në shtrat me dy kobure.
Fenomen i çuditshëm politik shqiptar, që: nuk ndodhë edhe me popujt tjerë të Ballkanit, partitë politike ”maqedonase”?! Martohen, edhe ndahen si Parti Politike “Shqiptare” dhe ”maqedonase”, në shtetin e “përbashkët”, në Maqedonia e Veriut. Burrë, dhe Grua, por: kurrë, nuk bashkohen si familje. Edhe, pse lindin fëmijë dhe na i lënë rrugëve pas dere. Themelimin e Partive Politike Shqiptare. Jo, edhe dalje në Jetë si popull shqiptar.
Po. Edhe, Kosova dhe Serbia pas Luftës Dytë Botërore, si armiqë shekullor “vëllezër”, një ditë pasi u martuan me dasëm, krushq e dasmorë ndërkombërë me dajre, e lodra dhe çifteli, erdhi Dita, që: duhet të ndahen si “motra” e gra, të kenë një kufi politik – erotik përsëgjalli në shtetin e “përbashkët” ish jugosllav. Burri e Gruaja do të thonin: një shtrat të përbashkët martese.
Ndahet, burri me gruan, që e kanë ndarë shtratin, kanë jetuar së bashku me vite, kanë lindur edhe fëmijë. E, pse: nuk mund të ndahet Kosova me Serbinë?! Martohen, dhe gjejnë një burrë tjetër besnik me tirqi e xhamadan. Kësulën e bardhë të Bajram Currit në kokë. Sahatin me qystek përqafe. Dy “nagëntët e Isë Boletinit në brez, edhe në Londër?! Ose, gruan azgane: Shotë Galicë, krah për krahu në luftë me burrin për Shqipëri Etnike.
Një Sulltanë Qafë, që t’i dali zot Pragut të Shtëpisë me gërshërë të dhenëve, duke ia vrarë shtatë komita Mikales të Brodit në Katundin Qafë të Kërçovës. Edhe, pse: serbët, dhe shqiptarët me shekuj kanë jetuar së bashku si “vëllezër e motra” me dhenë e dhi në një Stan. Shtëpi, me plotë probleme familjare politike, si vëllai me vëlla. Motra, me motër. Serbët fushave, e shqiptarët maleve.
Historikisht, si popuj “vëllezër” me serbët dhe turqit: me krushq ndëkombëtarë kanë marrë dhe kanë dhënë gra e burra. Martesat politike, herët kanë shti rrënjë në shoqërinë shqiptare. Që, nga pushtimet shekullore të popullit shqiptar nga serbët dhe turqit. Hovin më të madh e arritën në sistemin komunist me parullën patetike të “vëllazërim – bashkimit”, pas Luftës Dytë Botërore. Parullë demagogjike, që edhe sot e kësa dite është gjallë, në Ballkan. Dhe, e vazhdon jetën me ndihmën e partive politike “demokratike” për pushtet dhe pasuri.
Shekuj me radhë nga martesat e tyre politike, kanë lindur edhe fëmijë kopila. Që, një ditë ta vrasin Babain. Ose, Nanën. Pabesisht, ne shqiptarëve: nuk na i kanë dhunuar dhe vrarë vajzat dhe gratë serbët, por fëmijët tanë kopila që i lindëm me gra serbe. Përshkak, të Shtëpisë dhe pasurisë, që e kemi ndarë edhe me luftë. Dëshmi historike, Lufta e fundit në Kosovë (1998 – 1999). Vetëmse, rreziku më i madh popullit shqiptar, nuk i vjen nga këto martesa personale familjare, por nga martesat me shekuj e partive politike.
Ligje Natyrore, vjen Dita kur vëllezërit dhe motrat martohen, dhe ndahen nga njëri – tjetri. E ndajnë edhe Shtëpinë, dhe pasurinë. Pse, ende nuk mund të ndahen shqiptarët dhe serbët si “vëllezër”?! Partitë e tyre politike “demokratike”. Mos, vallë e kanë përzi gjakun nëpër shekuj nga pushtuesit?! Trutë. Apo, aq shumë e “duan” njëri – tjetrin si “vëllezër”?! Kutadi. Vëllezër, janë të një gjaku trashëgimtar: Nane dhe Babai, edhe banorët e Shtëpisë Tradicionale Shqiptare. Vetëmse, vjen Dita, edhe: kur, ndahen si vëllezër nga bashkëjetesa martesore politike. E ndajnë Shtëpinë, dhe pasurinë.
Vetëm serbët, dhe shqiptarët si “vëllezër”: edhe sotekësajdite, nuk mund të ndahen si “vëllezër” me Nanë dhe Njerkë, ende pa Babë në Shtëpi?! Partitë e tyre politike, në shtetin e “përbashkët” jugosllav, gjithë jetën përsëgjalli, merren me ndarjen e lugëve dhe enëve. Dhenëve, dhe dhive. E, jo me ndarjen e Shtëpisë dhe pasurisë: arave, livadheve dhe maleve.
Përkundër ligjeve të Natyrës, edhe pse me shekuj e “urrejnë” njëri – tjetrin si “vëllezër” me idetë e tyre të dikurshme komuniste e neokomuniste me Nanë e pa Babë, dhe fushatat e tyre partiake propagandistike politike të “vëllazërim-bashkimit”. Luftë, bëjnë për pushtet. Pasuri, dhe poste politike qeveritare: “Ballkan të Hapur”, Serbi të Madhe, “Shqipëri të Madhe”?! Asociacione të komunave serbe në Mitrovicën e Veriut. Pyka shelgu. Ose, gozhda të Nastradin Hoxhës, kur e ka shitur Shtëpinë, dhe pas dere e lë një gozhdë për ta varë struken, Nesër?!
Po, këto politikanë të dalldisur dhe arratisur: nuk janë Nastradin Hoxha. As, humoristi dhe satiristi i madh shqiptar Xha Deralla nga fshatit Cërvicë i Kërçovës. Aqmëpak, targat e mjeteve të komunikacionit. Kryetarët e komunave serbe. Protesta të dhunshme me Banda kriminalistike. Martesat e tyre politike historike brez pas brezi, duke i dhënë njëri – tjetrit “frymë” politike dhe pushtet “vëllazërim – bashkimi”. Nuse, marrin me dasma “familjare” dhe politike me gra serbe dhe shqiptare me shkuesë ndërkombëtarë për “marrëveshje” historike. Pazare tregtie – ekonomike, dhe lidhje “miqësore” bashkëshortore politike.
Shumëzimin e kopilave me pakicë dhe shumicë për në Pazarin e zarzavateve, që përsëri ta vrasin “vëllai – vëllain”. Edhe, atë: përshkak, të ndarjes të lugëve dhe enëve gjithë jetën përsëgjalli. Shtëpinë e Babait me Kalin e bardhë pullali me shalë Fushës të Cërvicës Kërçovës, rrëzë “Ҫuke” me “Gurin e Zi” mbi kokë në Katund, dikur sportive. Sot, gara partiake – politike për “Fitore”…