Skënder MULLIQI
Kan kaluar 25 vjet nga fillimi i agresionit të përgjakshem serbomadh në Kosovë. Plot 25 vite nga fitorja e lavdishme në luftën mbrojtëse, të drejtë të Atdheut. Por shtrohet pyetja logjike, a është kjo e dukshme në jetën politike, publike, kulturore të popullit dhe të shtetit të Kosovës? Jo. Të krijohet përshtypja se jemi humbës në luftë, se jemi pakicë në vendin tonë.Janë eleminuar nga skena politike intelektualët-njerëzit e devotshem më gënjeshtra e shpifje, të pa fije turpi. Mos unitet deri në skajshmëri të spektrit politike në Kosovë, që ka reflektuar keq edhe të populli.
Ishin dhe ende janë në pushtetet e pasluftës shumë nga strukturat politike projugosllave, të cilëve është duke ju pa sherr i madh në të gjitha planet. Zgjedhjet nacionale dhe zgjedhjet locale nuk prodhuan zgjidhje adekuate, më shumë ishin të dëmshme, se të dobishme për qytetarët e dalë të lodhur nga flakët e luftës çlirimtare, pas shumë vitesh të okupimit nga serbosllavia. Zgjedhjet u karekterizuan më shumë të dobëta se sa të mira, ishin mëndjelehta dhe dilentantiste, më nipër dhe fëmijët e atyre që u ngjizën në komunizimin jugosllav. Kishte vakum mes mandatit të tyre teknik dhe zbatimit të vullnetit electoral të popullit.
Këtë logjikë të ngjizur nga kominizmi e forcuan edhe më shumë disa media, të cilat kërcënuan seriozisht themelet e demokracisë të brishtë të shetit dhe rendin juridik. Mos të flasim për mirëqenjen e përgjithshme të pritur, që ishte në nivel të ulë, siq ishin të gjitha proceset zhvillimore. Kjo edhe për arsyen së në pushtetet e pasluftës nuk bë ligji i lustracionit, apo hapja e dosjeve politike, shumë e domosdoshme dhe si kusht që është për tu bërë pjesë e strukturës të BE-së. Nomenklatura ish komuniste duket së është ende e fortë dhe kjo nomunklaturë sigurisht së nuk është e interesuar për progres, apo më mirë më thënë është e interesuar për dështim të shetit të Kosovës.
Lufta çlirimtare e bë për mbrojtjën e interesave jetike kombëtare, dhe nese analizojmë sjelljen e disa mediave, forcat dhe mjetet kemi përvijim të qartë. Shihet qartë prania e atyre që, në mënyrën të planifikuar dhe organizuar, krijuan një “aristokraci të kuqe” nga fëmijët dhe nipërit e tyre. “Aristokracia” e cila, në kulmin e dekadencës së saj perverse, shkatërron çdo gjë shqiptare. Ata janë kërcënim serioz për të ardhmën e shtetit të ri të Kosovës. Kanë krijuar në disa parti politike rreth vicioz, ku idealistet natyrisht së nuk po kanë vend. Dhe, kjo ka ndikuar në demoralizimin e shumicës, duke shtruar pyetjën, se për çka luftuam se?
Sigurisht se jo për mbeturinat e ish komunizmit jugosllavë nëper parti politike dhe në pushtet. Prandaj, ligji i Lustracionit është domosdoshmëri apo edhe ka qenë moti, nese dëshirojmë progresin dhe të mirën e Atdheut dhe Kombit. LUSTRACIONI, jo si akt hakmarrjeje, por si thyerje civilizuese me ideologjinë e dështuar kriminale, që u krye historikisht mbi shqiptarët nga dora e terrorit të kuq!! Më shumë se kurrë në histori, domosdoshmëria e këtij procesi është evidente. Ata që nuk kan devotshmëri për identitetin kombëtar, nuk i duhen shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës. Rrënjet e se keqës duhet të hiqën për të mirën e gjeneratave te reja të pa djallëzuara që janë.
Nuk rrezikohet e ardhmja e fëmijëve dhe nipërve, popullit shqiptarë dhe vendit. Kush është gati që në emër të gënjeshtrës, mashtrimit dhe iluzionit të përjetojë sërish kalvarin e terrorit komunist?! Askush. Ata që duan fëmijët dhe nipërit e tyre, popullin dhe atdheun e tyre, duhet të ngrihen në emër të dhënies fund të kësaj tiranie, duhet të marrin pjesën e tyre të përgjegjësisë ! Kush tjetër, pas gjithë këtyre njohurive të vërtetuara, duhet të bindet se LUSTRIMI është një domosdoshmëri?! Nuk duhet lejuar që ” elita e kuqe projugosllave” të shkelin të gjitha kriteret dhe normat qytetëruese! Jo që është bërë mjaftë por është bërë e tepruar!