“LIRIA” NËPËR KATUNDE

0
701
Kalosh Çeliku - 200

(Aforizma satirike)

NGA KALOSH ҪELIKU

RROSPIA
“Demokracia”, është një Nuse me shumë burra,
Prandaj, e rrëzojnë në shtrat. Dhe, na del rrospi…

NDRYSHIME DEMOKRATIKE
Përderisa, në komunizëm si shkrimtar
më ndiqte serbi. Tashti në “demokraci”,
më ndjek “shqiptari indershëm”…

MË TË RREZIKUARIT
NGA SIDA POLITIKE

Politikanët, janë më të rrezikuarit
nga Sida. Ngase, flenë me të njëjtën
kurvë politike në Shtëpinë publike…

UNIVERSITETI I SHQIPTARËVE
Universiteti më i njohur në RMV -ut
“Idrizovo“, është i vetmi universitet:
ku, studentët shqiptarë pranohen pa
intervenime, pa deviza dhe me kritere
“shkencore” partiake nacionale – fetare…

GËRDITJA VËLLAZËRORE
Në komunizëm aq shumë u ngopëm me
“vëllazërim-bashkim”, sa që: na gërditen
edhe vëllezërit, që i kemi nga nëna
e babai, të një gjaku brez pas brezi…

LAKMIA E SHEKULLIT
Gjyshet tona po të ishin gjallë, sot:
Lakmi do t’ua kishin partive politike,
në rrëfimet e përrallave historike.
Vërtetë, janë fantastike: vënë në gjumë…

DUKURI HUMANE
Numri i të çmendurve është paksuar dukshëm
në qendrat e rehabilitimit “Badovci” dhe “Slepçe”.
Shkaku se, këta të sëmurë psiqik i rrëmbyen
partitë politike në Maqedoninë e Veriut, si:
kuadër deficitar nëpër institucione qeveritare…

NJË MAJI FESTA E PUNËTORËVE
Një Maji ende vazhdon të jetë festë e punëtorëve.
Po, dihet: qëngjat i hanë në sofër politikanët.
E punëtorët e Popullit, i lëpijnë lugët…

HUMBËSIT E MËDHENJ
Të gjithë janë “fitues”?! Dhe, festojnë para popullit
E, në realietet: janë humbës të mëdhenj hstorik…

LIRIA NËPËR KATUNDE
Falë Partive Demokratike Shqiptare: flamuri
shqiptar kuqezi valon lirshëm majë plepave,
çative shtëpive. Dhe, shtyllave nëpër katunde…

LUFTA E PARTIVE POLITIKE
FYT PËR FYTI PËR PUSHTET

Partitë Politike Shqiptare në RMV -ut
bëjnë luftë të madhe në Parlament,
për t’i kthyer ato pak të drejta, që
dikur na i dha komunizmi. E, sot: na
i rrëmbeu “demokracia“, në “Liri”…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.