LAVROVI, SI GJITHHERË, NË KRAH TË SERBËVE

0
Sergey Lavrov

Gani I. Mehmeti

Fatkeqësia e shqiptarëve po duket të jetë se, në asnjë vend dhe në asnjë kohë nuk kanë bërë spastrime e as dëbime të të tjerëve nga trojet e tyre. Përkundrazi, shqiptarët kanë mirëpritur çdo popull e çdo njeri të ikur a të përndjekur nga trojet e shtetet e tjera, duke u bërë vend atyre, duke u shërbyer, duke u dhënë edhe pasuri të luajtshme e të paluajtshme.

Mospranime të të tjerëve dhe spastrime etnike kombëtare kanë bërë serbët në çdo kohë, posaçërisht të shqiptarëve, nisur që nga përtej Beogradit e deri ku kanë mundur të vijnë. Një spastrim të tillë e menduan dhe në vitin 1999 dhe me masat më barbare kundër shqiptarëve, ashtu si e kanë bërë edhe sa herë të tjera. Serbët janë të shfrenuar, të urryer e të armiqësuar në shqiptarët, sepse e dinë që janë krejt në tokën e tyre. Dhe, pikërisht për këtë, për të qenë ata të lirshëm në tokat shqiptare, do të na zhduknin tërësisht të gjithëve nga faqja e dheut, sepse, ku do që të jenë shqiptarët, brenda apo jashtë tokave të tyre, ata ua kanë frikën se mos një ditë do të ngjallen dhe do ua prishin rehatinë.

Këta janë të gjithë bashkë në zbatimin e planit të Qubrilloviqit ndaj shqiptarëve, ndërsa shqiptarët e mjerë shtyhen, rrahen e vriten ndërmjetvetit për asgjë, duke harruar obligimet që kanë ndaj vendit dhe ndaj kombit të tyre. Ky është mjerim politik kombëtar!

Serbia armatoset deri edhe më shumë se në dhëmbë, që thuhet. Shqiptarët bashkëpunojnë me ta në dëm të vetë shqiptarëve dhe as u shkon mendja të armatosen, sepse Serbia vetëm me luftë mund të mundet.

Kjo e ka krah edhe Rusinë, siç dihet prej kur nisi të formohet kombi serb e vazhdon edhe sot e tutje, prandaj ambasadori i punëvet të jashtme i Rusisë, ua qan hallin serbëve në veri të Kosovës, se gjoja, janë duke u ndjekur: “Spastrim etnik i pastër si loti.

Gjithashtu, falë Zotit, pa konflikte serioze ushtarake, po tentojnë të dëbojnë serbët nga Kosova”, citon “Danas” median ruse RT të ketë thënë Lavrovi.

Por, Lavrovit nuk i intereson të dijë dhe të bindë serbët se ata duhet të njiohin vetë shtetin e Kosovës dhe t’u binden ligjeve të saja. Secili qytetar që bie ndesh me ligjin, duhet të merret me drejtësinë dhe me ligjin, pa marrë parasysh se i cilit komunitet është, pra edhe serbët.

Ata vetë, si në Serbi si në Rusi nuk lejojnë dikë të jetë mbi ligjin kur është në pyetje shteti, e Kosova përse të tolerojë serbët ?

Qëllimi Serbisë dhe i Rusisë nuk është tek pakica serbe, por tek veriu i Kosovës, që ia kanë vënë syrin ta shkoqin nga Kosova dhe t’ia bashkangjesin Serbisë.

Mirëpo, veriu i Kosovës është i Kosovës, dhe, i Kosovës do të mbetet.

Lavrovi dhe serbët, ashtu siç janë të këqinj vetë, mendojnë se janë edhe të tjerët.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.