33.3 C
Tirana
E martë, 11 Gusht 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Shkreptima zemre

Shkreptima zemre

0
Harta e Çamërisë

Nga Ëngjëllushe Sheme Koltraka

Sa vë këmbën te pragu i derës
Unë i ndiej shkreptimat e zemrës
Që ndriçojnë honet e humnerës.

Se jeta jonë si një humnerë
Ata që deshëm, nuk e arritëm asnjëherë
Nuk e shijuam atë që ka vlerë.

Nëpër shekuj jetën na e nxinë
Zemra nuk reshti së lëshuari shkreptimë
Paçka se në pleqëri ma kthyen rininë.

Nuk iu soskan shkreptimat zemrës shqiptare
Në lumenj, dete, në fusha e male
Me krenari përballuam vuajtje e halle.

Se jam ilire në trojen time pellaze
Ndaj përballoj dallgë e tallaze
Paçka se shpirti mbushur plot maraze.

Se një llokëm Çamërie është Konispoli
Vend i shenjtë ku në liri ruhet simboli
Ku nuk shuhet e nuk vdes Mollosi.

Zemra shkrepëtinë nga Janina
Ku Suli syçelë ka plot trima
Nga Preveza hyjnore vjen drithërima.

Po zgjohet Çamëria e Mollosit
Aravanitët trima me besë të Zotit
Kërkojnë bashkimin e trojes së Kastriotit.

Aravnite është Bubulina
Dhe Kolokotroni sytë vetëtima
Nga gjaku shqiptar, lirinë gëzon Athina.

Në vëllazëri jetonim dikur
Secili nderonte të tijnë flamur
Pabesinë nuk e njohëm kurrë.

Po heroi Marko Boçari
Shqiptar e bir shqiptari
Zemra e tij ndizej si zjarri.

Akademia lëvizëse Hasah Tahsini
Atij në ballë i ndrinte ylli
Shumë larg ishte i tij shikimi.

I artë ishte i tij mendimi
Nuk iu nda zemra nga bashkimi
Por vdiq i mbuluar nga trishtimi.

E ndieu kur Çamërisë i ra mallkimi
Ndaj iu mek dhe ligjerimi
Kur pa Çamërinë mbuluar prej tymi.

Burra kolos plot madhështi
Me shpirt të pastër pa djallëzi
Trimërinë e kishin se ishin sojli.

Çamëria peng i një djallëzie
Çamëria shpirt shqiptarie
I shkreptinë zemra me frymë lirie.

Shkreptinë zemra e Preshevës
Vuajtje e rëndë nën sundimin e zgjedhës
Në gjoks pret plumbin e predhës.

I fuqishëm zëri i luginës
Po përballet me këlyshët e shkinës
Deputeti si Kreshniku i Jutbinës.

E ngre zërin në Parlamentin e Serbisë
Mbron të drejtat e shqiptarisë
Heroinë nëna që i dha sisë.

Nga Bujanovci në Metvegje
O shkreptimë zjarrin e ndeze
Se ke frymë Nënë Tereze…

Lindi në Shkup, qëndroi si burrë
Në zemër mbajti të shqipes flamurë
Shqiptarinë nuk e harroi kurrë.

Njihem si Nënë Tereza e Kalkutës
Por shpirti em në tel të lahutës
Së pari shqiptova emrin e bukës.

Në shqip thashë babë e nanë…
Jam shqiptar me gjak, kam thanë.
Kam lajmëruar gjithë dynjanë.

Kam lajmëruar Papë e Perandrorë
Ma kanë lënë kombin një dorë
Trojet pellaze ma bënë therorë.

Shkreptima zemra lëshon Shkupi
Xhemë Gostivari kurrë nuk hupi
Përballoi përbindëshat soj harbuti.

Po ku je Arbër Xhaferi?!
Kur të humbëm zemra në theri!
Ti ishe drita kur na mbuloi terri…

Shkupi, Gostivari dheTetova
Janë tapi e trojeve tona
Gati janë kur i dona…

Manastiri e Kumanova, tokë ilre
Për Kombin janë xhevahire
Me alfabetin me shkronja latine.

Tash po dal në Liburni
Mbretëresha Teutë si flori
Na la të shkruar një histori.

Me Gji Kotorri, me Plavë, Guci
Me Tuz, Ulqin përherë krenari
Me Kastriotët lidhur me miqësi.

E u rritën mbesat e nipat
Edhe sot trashëgojnë traditat
Si në Trojvogjël tregojnë meritat.

Sa shumë dallgë në hodhi koha
Në dyzet male po klith shqiponja
Se tridhjetë e dy fise kanë trojet tona.

Shkreptima zemre lëshon Kosova
Dardanisë në botë i përhapet jehona
Me Presidentin e parë Ibrahim Rugova.

I ndrinë trimëria qysh nga lashtësia
Sa heronj mbuluar nga lavdia
Për Dardaninë janë dashuria…

Gjerdan krenarie i ka Kombi
Kombi që përbindëshi na e shkërmoqi
Shqiptarët të bashkuar krah sho-shoqi.

Përballojmë plagët e rënda
Kur ecim në gjak na shkel këmba
Na gjakosi ylli me pesë gjëmba.

Për tragjedinë u kemi lënë Zotin
Atyre që zhdukën Ukshin Hotin
Dardaninë e lanë pa Filozofin!

Por Dardania rriti legjendarin
Trim mbi trima Adem Jasharin
Duarve të lidhura u preu litarin.

Shtëpinë e ktheu në kështjellë
Nuk la serbin që ta shkelë
Lirinë në zemra e ka mbjellë.

Babë Murati dhe pse plak
Thërret: Liria nuk vjen pa gjak!
Ndaj lërtësoni flamurin bajrak!…

Po luftojnë me gra e fëmijë
Heroizmi në istikam të rri
Nga heroizmi liria do të vijë…

Liria do shpërthejë si bozhure
Në çdo prag po çelin lule
Me kapuç të bardhë Dardani fodulle.

E vure kufirin te Molla e Kuqe
Sa rrite djem trima me huqe
E stolisën Dardaninë si një nuse.

Në udhë të Lirisë sot Dardania
Në çdo hap i rritet siguria
Afrim Bonjakut si bilbil i këndon alltia.

Në Arbëri ne kemi Tiranën
Ne e duam porsi nanën
Nuk dona t’ia ndiejmë gjamën!

Në Bulevard është derdhë qyetaria
Nuk duam të komandohemi nga Lubia
Që e mbolli në Tiranë Serbia.

Po lotoj unë siç lotoi nëna
Shumë thellë i ka rrënët gjëma…
Që kur komandonin Miladina e Dushana…

Fatkeqësinë e provuam shumë herë
Erdhi koha fatkeqësinë ta hedhim në humerë
Të jetojmë në liri si shumë popuj të tjerë.

Ndaj mos ta shuajmë zjarrin që është ndezë
Atdheun e kemi nga Nishi në Pervezë
Ta bashkojmë shqipen që në gjenezë.

Të bashkojmë Çamërinë e Mollosit
Me Liburninë, me Dardaninë e Eposit
Me ilirët e Shkupit, me trojën e Kastriotit.

Ta mbajmë ndezë të zjarrtin flakadanë
Po na ndihmon i madhi Oqeanë…
Të bashkojmë Kombin Ilirianë…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.