Digitalb hyn në epokën e re/ Aplikacioni më i ri OTT dhe surpriza të sezonit të ri

0
391
Platforma OTT

TCH, 15/07/2022

DigitAlb mbetet gjithmonë lider, si Platforma Televizive më e dashur e të gjithë Shqiptarëve.

Në këtë 18 vjetor Digitalb, ka hyrë në një epokë krejtësisht të re.

Aplikacioni më i ri përmes teknologjisë OTT, ju mundëson të shihni nga internet të gjitha kanalet e platformës, kudo ku jeni në të gjithë botën.

Instalojeni atë në pajisjet smart si televizor, tablet apo telefon dhe kjo teknologji bën të mundur që në çdo moment të shijoni shpejt dhe shume thjesht më të mirat e ekranit, librarinë më të pasur Video on Demand, si dhe një eksperiencë të re nëpërmjet teknologjisë Catch up TV.

Tanimë nuk do të humbni asnjë program që jeni duke parë apo që ka kaluar, sepse ju e keni kohën në dorën tuaj.

Shkarkoni tani aplikacionin në çdo pajisje smart. Hyni në faqen zyrtare digitalb.al për t’u regjistruar e për ta provuar këtë eksperiencë FALAS.

DigitAlb nuk pret startin e sezonit sportiv, por po ju dhuron tani imazhin më ideal të futbollit.

Sezoni i ri sportiv që nis për pak ditë, do t’ju rikthejë për shumë vite të tjera me radhë emocionet e Premier League, spektakli më fenomenal i futbollit në planet.

La Liga, kampionati që bën të lëvizë globin apo Liga e El Clasico.
Bundesliga, kampionati i hekurt i futbollit.
Ligue 1, liga e kampioneve të botës.
Futbollit Italian me kupën dhe superkupën e Italisë.

Prej muajit shtator dhe deri në vitin 2028 na presin të gjitha ndeshjet e Kombëtares Kuq e Zi, përfaqësues së Kosovës. Eventet e futbollit shqiptar, me kampionatin, kupën dhe superkupën.

Kompeticionet evropiane, UEFA Nations League, Europa League, Conference League, Kualifikueset e Evropianit dhe Botërorit, si dhe sfidat më të rëndesishme miqësore. Bashkë me sportet e tjera; Box, Tenis, Sfidat e UFC, kanalet Eurpsort 1 dhe 2, etj

Programet më të dashura për të gjithë vogëlushet vazhdimisht të sjella në shqip.

Premierat e arta në gamën më të madhe të kanaleve kushtuar kinemasë, dokumentarëve, serialeve dhe argëtimit televiziv në formatin më ideal të zërit dhe figurës.

Gjithçka që ofron bota e madhe e televizionit, tanimë vjen në çdo moment, kudo ku ndodheni.

Edhe pse Digitalb ofron vazhdimisht risi dhe evente të jashtëzakonshme televizive, sërish mbetet pranë abonenteve me ofertat më të mira në treg e për çdo shportë familjare.

Asgjë nuk mbaron këtu…
Digitalb do t’ju mahnitë me surpriza të reja.
DigitAlb, Platforma televizive e të gjithë shqiptarëve.

Top Channel

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.