Kurrë nuk e desha 14 shkurtin
As Shën Valentinin
Ishte prift?
I prift e mbara e rruga e mbarë priftit
Epo unë i gjori ku ta dija çka është Shën Valentini?
Është njeri, shenjtor?
Djalë dashnor?
Çapkën, bari, lugat a djallë ishte ai?
Unë nuk e desha shkurtin
As ditët e shkurtëra të shkurtit
I desha vetëm netët (e gjata) e ditët me dritë
E desha prillin me lule e qershorin me diell
Ngrohtësinë e natyrën e pastër i desha
Shpesh ajo më thonte:
-Kur të shoh do të varem në qafë
-Do të puth në ballë e në faqe
-Nuk dua të ngopesh me mua
Dhe vërtetë më deshi e më …
E pranoj, edhe unë e desha me shpirt po nuk i shkruajta
Nuk dija
Dhe nuk shkova te ajo
As lule bjeshke nuk i dërgova
Lulet i humba rrugës
Mi hëngrën delet e dashi ogiç me brirë
Lulet për 14 shkurtin
Më shkruajti
Jam vetëm, më merr!
S’qenke?
Natën!
Mua më kishte marrë gjumi.
Ajo iku e mërzitur, e hidhëruar
Nuk më foli më
Iku bashkë me Shën Valentinin e mallkuar
Iku në një vend të ndytur, në një qytet të mallkuar
Por e di se ajo ende më do
E di se ajo nuk më harron
I kujtohem ditën e natën në ëndërr më sheh
Në mbrëmje kur i trokas në dritare, zemra i dridhet e në shpirt e vras
Vërtetë ajo më deshti
Më thoshte shpirt
Xhan me thirrte
Ajo jeton bashkë me burrin në një kulm
Fle në krevatin e butë, pa mua
Dritaret i lë të hapura
Mendon për mua
Unë nuk shkova te ajo
Po ku ta dija unë se ajo më priste?
Ku ta dija unë se ishte Shën Valentini?
Tash nuk e di a më pret më
Me siguri më pret për valentinin tjetër
Ne jemi takuar para dymijë vjetesh, në shkurt
Dhe që atëhere nuk kemi asnjë mardhënie bashkë
Dhe qe atehere asgjë s`kemi të përbashkët
-Po burrin a e don ajo?
Shën Valentinin, P. prftin ortodoks?
Ndosha
Nuk e besoj
Kurrë nuk e desha 14 shkurtin
As Shën Valentinin
Shkoftë e mos u ktheftë!
Sinan Kastrati, Suedi
Malmö14 shkurt 2023
sinankastrati09@hotmail.com