Nga: Binak MAXHARRAJ
/Terroristi Milan Radojçiq, u la i lirë sipas ligjit personal të Aleksander Vuçiqit, sespe ai i duhet atij. Pa Radojçiqin ndikimi i Vuçiqit ne veri është asgjë/
Në krahasim me do qyqana emisar dhe ambassador amerikan te derguar ne Ballkanin Përendimor siç janë Grabierl Escobar, Christofer Hill se bashku me ata Evropian si Borrell dhe Lajçak, te cilët konsiderohën si pro serb,cilet nuk dihet se kend po e përfaqesojnë por që ne emer te Amerikës dhe Evropës për këto dy vitet e fundit e ngritën, e ledhatuan, e përgedhelen, mostrumin, kriminelin dhe qetnikun Aleksander Vuçiq ne qell për t’u munduar që të bindin për një kauzë te pa mundshme siç është tentimi për largimin e Serbisë nga svera ruse, por kjo ishte dhe do te jetë e pamundur te arrihet kur dihet se Serbia i ka rrenjet ne sllavizëm, dhe ruset i kanë vellazer te një gjaku dhe për këtë Perendimi gjithënje e më tëpër po bindet ne këtë gje dhe nuk do te këtë sukses.
Serbia është gjeneratore e te gjitha krizave ne Ballkanin Përendimor.
Dihet se Serbia është gjeneratore e të gjitha atyre qe po ndodhin ne Veiun e Kosovës ne këto 20 e me shumë vjetë. Nuk është problem ne veriun e Kosovës pozita juridike e as sociale e as kombetare e serbeve atje, por problem qendron ne interesin nacional te Serbisë ndaj Veriut te Kosovës të cilin e done te ndarë siç i është premutar edhe nga do ish-lider te Kosovës si Hashim Thaçi, Kadri Veseli qe sot po e përmendin ndarjën edhe Vosja Çitak, Ramë Buja nga PDK më përkrahjën edhe te Isa Mustafës për mes Asociacionit te tij te famshem qe Vuçiq nuk e heqë nga goja, po edhe me ndihmën e pakursyer edhe greko-serbit ktyeministrit te Shqiperisë i cili ëshë i lidhur aq ngushtë me Serbin ne dem te Kosovës sa qe disa zera ne Shiperi po e kondiderojnë si kryeministrin me te mire te Serbisë pas Nikolla Pashiqit.
Veriu Kosovës për këto 20 e me shumë vitet ishte “El Dorado” e Serbisë ku lulezonte krimi i organizuar dhe korrupcioni perms te kriminelve Rakiç. Radojçiq, Veselenoviq por edhe në këtë valle korruptive ishin te përfshier edhe liderët e Kosovës, qe se kishin forte dertë situatën ne veri,por përfitimet material për mes bashkëpunimit me kriminelet e Vuçiqit.
Pra tentimi i Përendimit për ata qe marrin vesh nga Amerika dhe Evropa për te “këthyer” Serbinë pro fashiste, pro çetnike kah vlerat përendimore si duket ka marrë fundë. Perendimi si BE/SHBA perms te ndermjetesuesve emistarve dhe ambasadorve te tyre qe flisnin ne emer të Amerikës dhe Evropës ihin ne gjumë nuk reagonin fare sespe çuditerisht i kishin deguar atje pro-serbet te cilëve edhe u besonin rrenave te tyre dhe mashtrimeve qe ua blnte Vuçiq.
Por edhe ateherë kur ata pritnin qe Vuçiq te “ndihmoj”ne integrimin e serbve ne veri, ai pëkundrazi gjitheherë e bën te kundrtën, vepron kunder interesave perendimore ne dobi te atyre pro slave.Përendimi nuk reagoi fare kur Vuçiq ne Nentorin e vitit te kaluar i përmblodhi ”si kafshet e gjalla” serbet e veriut duke i urdhëruar me dhunë, duke i kërcënuar qe të leshojën te gjitha institucuonet e Kosoves nga policia, administrate, gjygjesia, prokuroria dhe si për çudi as BE e as SHBA nuk regauan fare, ne vend qe ndermerrnin mas denuese për dhunën qe po benin ndaj serbeve te Kosovës.
Por Perendimi BE/SHBA nuk reagonin as ateherë kur Vuçiq qellimshëm i dergonte kriminelet ne protesta duke vuar barikada karakteristike këto gjatë ketyre 20 viteve. Përendimi, pra BE/SHBA nuk reagoi fare pos verbalisht kur policet e Serbisë i dergoi Vuçiq ne Kosovë për ti kidnapuar tre polic te Kosovës duk e cenuar kështu sovranitetin e shtetit te Kosovës, por heshtën pos me reagim mjeran nga BE dhe nga DASH se policet e kidnapuar duhet te kthehën dhe asgje me tepër, asnje sanksion nuk ia vunë Serbisë,e shumë e shumë maskarada tjera qe i beri Serbia qe përendimi i msheli sytë ndaj botes sikur qe asgjë nuk po ndodhë.
Skandal “sui generisë” shprfillja e vlerave përëndimore.
Por,këto mashtrime, rrena dhe injoranca qe Vuçiq i bente dhe po i benë Përendimit për mes emistarve, ndëmjetesuesve siç janë Eskobar dhe Hill, Borell e Lajçak te cilat perendimi i merre si te verteta këto ditë dolën hapur me 24 shtator 23, kur Serbia permes kriminelve, bandave kriminele e beri aktin me te tmershëm, sulmin terrorist duke e suluar shtetin tone, sovranitetin dhe integritetin e vendit për mes bandave terroriste, te orkestruar dhe te udhehqur nga terroristi Milan Radojçiq te cilin vetë Vuçiq, jo vetem se nuk është ne dijini te sulmit siç deklaroi, por ishte idetori dhe gjereratori kryesor i kesaj maskarade terroriste duke sulmuar pa paralajmerim nje shtet Sovran, te pavarur siç është Kosova me armatim te sofitiskuar, ushtarak ne numer te madh te marr nga ushtria kriminele serbe e bartur për tu mashfë ne Manastrin Banjska ne veri te Kosovës.
Por terroristet e Vuçiqit shumë shpejtë u befasuan me shpartallimin e tyre nga djemt trima te polices se Kosovës te cilët i futën”ne biren e minit”, duke i debuar duke i arrestuar disa, por edhe duke i vras disaprej tyre,por qe ne këtë masakër terroriste mbet i vrar heroikisht ne mbrojtje te atedheut polici Afrim Bunjaku i cili u shpallë hero i Kosovës.
Ky rast terrorist i cili ishte përgatitë kohë te gjatë ishte veperë e krykriminelit,kryeterroristit presidentit te Serbisë Aleksandër Vuçiq,ne krye te këtij akti terrorist e kishte vuar me qellim krykriminelin e të gjitha bandav ne veri Milan Radojçiq i cili edhe pse i plagosur e muar mbi vehte qe qendronte si udheheqës i këtij sulmi terrorishtë. Marrja e fajita nga nga krimineli i shumë krimeve dhe i saksionuar edhe nga Amerika si person ”Non Grada”, ishte një tejtër maskardë për te shfajsuar vetë Vuçiqin si kryefajsorin kryesor i ketij akti terrorist ndaj shtetit te Kosovës, si tentim se ai nuk ka qenë ne dijeni për këtë çfarë është një rrenë dhe mashtrim ndaj nderkombëtarve te ciklë gjithënjë iu kanë bsuar genjeshtrave te Vuçiqit.
Por, me këtë rast ka qenë ne dijei edhe kryeministri Edi Rama një i besueshëm i Vuçiqit, por i cili nuk reagoi duke duke ia zbardhë me kohë planet terroriste te Vuçiqit ndaj Kosovës, por heshti, por heshtja e tij u bë edhe me e poshtër ku Edi Rama anipse ende e kishte kryesin ne Keshillin e Sigurimit te OKB nuk e ftoi këtë për te denoncuar krimin terrorist bile sa për ti treguar botes se krimi terrorist ka ndodhë.
Por loja e vetë Vuçiqit mbrenda Serbisë dhe ndërkombetarve po merrë konatacion te shfajsimit te Serbisë dhe aktorve terrorist siç është Milan Radojçiq, i cili pas krejtë kesaj po luan lojën teatrale te orkestruar nga vetë presidenti Vuçiq. Këtë e beri aq turpshëm dhe ne menyrë idioteske kur e arrestoi kryteroristin Radojçiq me urdherin e prokurisië se shtetit te Vuçiqit te cilin e nxorën ne gjykatë ku ne vend se te ndalet për 30 ditë ai u lejua qellimshëm qe menjhërë gjykatesit te merren me te te silët edhe e liruan ne emer jot e terrorizmit, ne emer te vrasjeve qe ndodhën ne ate përleshje terroriste, ne emer te cenimit te sovranitetit dhe sovranitetit te Kosopvës,por thjeshtë sipas ligjeve te Serbisë qe i dikton vete “kryprokurori, terroristi, fashisht dhe qetniku Vuçiq” Milan Rakiç sikur doli i “pafajshëm” pos për ndonjë posedim te armeve dhe nga gjoja bartja e rrejshme e armeve ne masë te madhe nga Bosnja e Hercegovina,respektivisht nga Tuzla çafrë udheheqja e BH e refuzoi kategorikish
Por ajo se çafërë eshtë edhe me e keqe, me skandaloze, me turpshme ne gjithë këtë maskaradë terroriste te Serbisë dhe pjesmarrjën e Radoiçiqit dhe pastaj lirimi i tijë me ”procedure” te përshpejtuar nuk pati reagim te fuqishëm as nga BE e as nga Amerika. Nuk di se çka duhet ti ndodhë tjetër në shteti, i cili sulmohet nga terroristet fashisto-çetnik te vuçiqit siç ndodhi me Kosovën, kurse e famshmja Bashkesia Nëdrkombetare(BE/SHBA/) te mos reagojnë duke e denuar Serbinë me saksione e jo me ledhatim,sespe dihet se Serbia vetem forcën e njefë.
Si kundërpërgjegje ndaj Bashkesisë Nderkombetare nga e cila nuk e mori denimin e merituar me sanksione Serbia e beri edhe aktin e dytë shumë te tmershëm duke e futur Kosovën ne rrethim te hekurtë me ushtri dhe me krejtë arsenalin e tij te sofistikuat, a nuk do te thotë kjo asgjë për BE/SHBA me duket se jo por nga BE as qe pritej ndonjë denim ndaj Serbisë, por çudia me e madhe qendron te SHBA e cila ende nuk mor asnjë masë ndeshkuese kundër serbisë por me një ledhatim përverz duke iu lutur Serbisë qe ti largai pak ushtrin nga kufiri ku janë vendos mbi 27 qendra ushtarake serbe.
Këtu po e ndajë vetem një reagim te fortë, te ashpër rreth sulmit terrorist serb në Kosovë ate te senatorit Chris Murphy mik, i cili edhe a ka vizituar disa here Kosovën ne te kaluarën jo fotë te larget. Senatori Chris Murphy në një reagim pas lirimit të liderit të formacionit terrorist, paramilitar Milan Radojçiq, është shumë i shqetesuar për aktin terroprist qe ky kreu në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Lirimin e Radojçiqit senatori amerikan e “quajti veçse tensionim edhe më të më të madh të situatës si dhe “minim i mëtejmë” të perspektivës së zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbisë”.
Jo vetem Kaq por terrori serb mbi Kosovën i udhehequr nga presidenti Vuçiq i minoi te gjitha përpjekjet e deritashme për gjoja ”normalizimin e raporteve” midis Kosovës dhe Serbisë. Në këtë drejtim pas këtij sulmi terrorist ne Veri te Kosovës asgjë nuk është dhe nuk duhet te jetë si me parë, sespe te gjitha knë rënë ne ujë. Çdo gjë duhte te nisë nga fillimi. Nuk ka dialog me Serbinë përderisa ajo nuk e merr denimine e merituar duke u sanksionuar me amsat me te ashpra nga BE dhe SHBA.
Të gjitha mareveshjet e deritashme janë inegsistente, te pa vlersme, si ato te Brulselit e te Ohrit por edhe ajo për Asociacionin nëe etnik serb, sespe vetë është ajo qe Serbia i hodhi posht duke e sulmua sovranitetin dhe integritein e Kosovës dhe se nuk ka vazhdim te dialogut pa i kthyer Serbia terroristëe e ne veçanti kryterroistin Milan Radojçiq. Këtë e thotë edhe vetë Senatori Murphy “Sulmi terroriste ndaj Kosovës dhe lirimi i Radojçiqit e qujati veç se tension shtesë dhe”minim i metejmë” i perspectives se Marevshjes se Ohritë dhe Marevshjeve tjera, qe nenkuton se nuk ka marevshje dhe vazhdim te dialogut pa denimin e Serbisë.
“Autorët që së fundi vranë një rreshter të policisë së Kosovës në veri të Kosovës duhet të mbajnë përgjegjësi. Pasojat e atij sulmi mund të kishin qenë katastrofike – armatimi i avancuar dhe niveli i sofistikimit të përdorur tregojnë se kjo ishte një përpjekje e mirëkoordinuar dhe e qëllimshme për të provokuar një konflikt më të gjerë të dhunshëm” tha Senatori Murphy. Prandej i drejtohet, apo më mire edhe i kërcnohet Vuçiqit “Jam thellësisht i shqetësuar se lirimi i Milan Radojçiqit nga Serbia, i cili mori përgjegjësinë për sulmin, do të rrisë më tej tensionet midis Serbisë dhe Kosovës ne rifillimin e dialogut dhe do të minojë perspektivën për zbatimin e plotë të angazhimeve të marra në Dialogun e lehtësuar nga BE, me ndermejetsimin edhe te SHBA-së”. (7/10/23).