Leonardo Nika
Jam përndjekur në vendin tim
Si njeri pa atdhe i mbetur jetim
Lumturinë ma keni mohuar
Nuk më lejohet as për të ëndërruar
Strukturtat shtetërore të vendit tim
Aplikojnë diktaturë dhe persekutim
Kudo i përgjuar dhe i surevejuar
Nga tradhëtarë të huaj janë të urdhëruar
Qeveritë e vendit tim
Më lënë vuaj në mjerim
Qëllimisht e bënjë kastile
Nuk e kam të pamundur ku qëndron kjo hile
Nuk kam të drejtë të dashuroj
Nuk kam të drejtë të ëndërroj
Nuk kam të drejtë të jem i pasur
Nuk kam të drejtë të kem të dashur
Nuk kam të drejtë të kem miq e shokë
U pëlqen të më shohin të rrëzuar për tokë
Nuk u pëlqen të më ndihmojnë
Agjentët e shtetit nuk i leojnë
Nuk linda pafat unë në këtë botë
Që të më shkatojnë dhimbje dhe të derdh lotë
Diktatura e vendit tim
Më dhuroi kaq shumë trishtim
Eh shteti im o shteti im
Që më sheh me kaq shumë përçmim
Sa shumë më keni poshtëruar
Sa shumë më keni sakatuar
Nuk i numëroj dot krimet e juaja
Dhe urdhërat që merrni nga agjeturat e huaja
Është shumë e thellë historia
Tashmë këto gjëra i rregullon lartë perendia
Nëse do të iki në mërgim
Kjo nuk do të ndodhë për shkakun tim
Plagët e truptit duhen shëruar
Që ju vetë mi keni shkaktuar
Ndoshta do ndjehem i lumtur në dhe të huaj
Dhe më s’do të qaj dhe më s’do të vuaj
Ti shteti im bëre shumë përpjekje
Më keni plagosur më keni bërë për vdekje
Politikë mizore e mallkuar
Nuk latë njeri pa sakatuar
Politikë djallëzore dhe barbare
Politikë tradhëtare shumë tradhëtare
Mos kini frikë s’e nuk ju mallkojë
Përveç zotit lartë s’ka kush t’ju dënojë
Për ju një ditë do vij dënimi
Por le të themi çështje durimi
(Autori i poezisë (Leonardo Nika) 14 prill 2023)
Keq me vjen sa nga ju mesoj, sa dhe s’kam si ju ndihmoj… veç te rekomandoj: Bjeri BOTES ane e MBANE, por mos Harro VATANE! Amanet nga te paret tane, une po te perserit si 87 vjecar; nje jete ne atdhe me te mira e te keqia jetuar… pas 90-tave k+eto dite sjelle-fatkeqesi… DJALE!
Guri Naimit D.