Më rastin e ditëlindjes:
Nga: Binak MAXHARRAJ
Ibrahim Rugova ishte dhe mbeti bir i madh i kombit. Ai bëri historin bashkohore te shqiptareve. U lidhë me popullin ne kohet më te veshtira kur shqiptaret i ishin te shtypur nga regjimet e aremiqeve tane te cilet donin qe ta zhbinin nga faqëja e dheut, duke i keqtrajtuar,duke i shpërngulur,duke ua zapu teritorin. E mori guximin prej intelektualit, e ndau e ndau popullin shpriterisht nga shovenizmi i Millosheviqit duke e organizuar paralei jeten politike me Shqiptarë ne te gjitha sverat e jetes.
Tërë jeten e vet e shkriu për pavarësinë e Kosovës. Ai i tregoi botes së ku gjendet Kosova.I tregoi botes se ne Kosovë jeton një popull me i lashtë ne Ballkan dhe se ai është i shtypur,i keqtrajtuar dhe bota i doli në ndihmë për ta çliruar Kosovën për te cilën ishte në gjendje edhe jetën ta japë… Ai është biri me i devotshem i cili doli nga gjiri i popullit, e udheheqi ate me menquri. Populli ate e respektonte, ia jepte votën sa her qe kishte zgjedhje.
Dhe mu për kete arsye ai mbetet ikona me e çmueshme i popullit shqiptar, mbetet figura qe kurr nuk shuhet ne mendjen e popullit. Me fjale tjera Presidenti historik Ibrahim Rugova është vlerë kombëtare, të cilit edhe per se vdekuri po i rritet vlera gjithënjë e më shumë si frymë rugoviane.
Edhe pas luftës deri në momentin e fundit të jetes, e udhehoqi vendin si një lidër i pakontestuar. I fitoi te gjitha zgjedhjet e pas luftës sepse populli e donte e respektonte. Ai i vuri themelet e një qeverisje demokratike duke i formuar institucionet demokratike te Kosovës. Ai e qeverisi në mënyrë brilante Kosovën si president i parë historik. Insistonte ne sovranitetin e Kosoves dhe te pacenushmerin e kufijëve, sepse theksonte se Kosova është nje dhe së nuk ndahet.
Ai kishte miqet te shumet ndërkombëtare,e gjitha bota e respektonte dhe e ndëronte, gjithund pritej si një burr i madh si një lider i pakntestueshëm. Por, brenda përmbrenda vendit kishte edhe te të tillë te cilët nuk e donin, donin ta zhdukëshin për te hyp vetë ne pushte. Pati edhe shumë tendim antentatesh ndaj tij të cilin donin ta zhdukëshin, sepse ua kishte ”zënë rrugën” për pushtet. Jo rastësisht Rugova patë thanë së Thaçin duhet mbajt largë pushtetit sepse është shumë i rrezikshëm për shtetin. Dhe keshtu ndodhi.
Por këto ditë në kryeqytetin e Shqiperisë ne Tiranë u shenua përvjetori i pavaresisë së Shqiperisë me ç’rast u mbejtë pëe herë te parë mbledhja e përbashkët e te dy parlamenteve atij te Shqi përisë dhe Kosovës.
Ishte kjo një ngjarje madhore kur dy Parlamentet u mblodhën për të përkujtuar historikun, katrahurin nëpër te cilën kaloi kombi shqiptar. Ishte kjo një histori e dhmbëshme e përgjakshme, e vuajtjes dhe sakrifices nëpër te cilën kaloi kombi shqiptarë ne luftë të përhershme me armiqet tanë shekullor sëëav te cilet ne vazhdimësi gllaberonin tokat shqiptare dhe tktrrjën e tyre si komb.
Në Parlamentin e përbashkët u mbjten fjalë te rastit për historin ton kombetare.Folen shumë syresh, president, ministra, kryeministra njerez te shkences dhe kultures për rendesin e 110 vhetorit e shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë. Me këtë rast ia vlenë te veçohet fjalimi i veçant, do thoja skandaloz i kryeparlamentaruit te Kosovës Glauf Konjufca, i cili i habiti te gjithë te pranishmit të pranishmit në Parlamentin e përbashkët.
Në fjalimin e tij kapricioz prej injoranti ai akcidentalisht,turpshëm,pos disa figurave tjera me pak te rendeshishme, nuk e zu n’gojë emrin e presidentit historik Ibrahim Rugoves, njeriun qe e bëri historin e Kosovës, njeriun i cili heret shumë heret i tregoi botes se ku gjendet Kosova ne te cilën me shekuj jeton kombi me i lasht në Evropë te cive po u shkelen te drejtat elementare,i cili po vritet dhe deportohet dhunshëm nga trojet e vata.
A ësht ky një gaf i Konjufces i rastit, apo thjeshtë i qellimshëm e këtij njeriu me pikeparje neomajtiste kjo le te mbetet ne ndergjëgjën e tij. Po si është e mundur qe një kryeparlamentar te mos e përmend emrin e presidentit Rugova, njerit qe e beri historin, njeriut i cili është kalitur thell ne zemrat e popullist shqiptar. Do thoja se mbas është ky i gaf i tij i qellimshem i bërë me dashje me te vetmin qellim për ta injoruar figurën madhetshtore të presidentit Ibrahim Rugova.
Kjo as se si nuk do te duhej njeriut i cili gjendet ne kupolën e shtetit.