GËZUAR 28 NËNTORIN!

0
175
Vajza shqiptare

KËSHILLI KOORDINUES I ARSIMTARËVE NË DIASPORË (KKAD)
JU URON 28 NËNTORIN SHQIPTARËVE KUDO QË JANË!

KKAD - logo Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD-ja), shqiptarëve kudo që janë, ju uron 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit, ditën më të shenjtë në historinë e kombit shqiptar, kjo datë që realizoi ëndrrat, idealet dhe përpjekjet e të gjithë brezave shqiptarë për t’u bashkuar në një flamur, për liri, bashkim dhe për pavarësinë e kombit tonë.

Muaj nëntor është muaj i shumëfishtë që na bën të ndihemi krenarë pas Lidhjes së Prizrenit, me Kongresin e Alfabetit (14-22 nëntor1908), Pavarësinë e Shqipërisë (28.11.1912), daljen në skenë të UÇK-së (28 nëntor 1997) dhe për ditëlindjen e kryeheroit Adem Jasharit.

Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë, me përgjegjësi morale e kombëtare i përkushtohet vlerës së kombit, gjuhës shqipe dhe për këtë thërret institucionet e dy shteteve shqiptare të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, bashkëkombësit, shoqatat dhe bizneset, të gjithë të bashkuar ta kenë në vëmendje mërgatën shqiptare.

Ky bashkim na bën të mundur ta ruajmë dhe kultivojmë gjuhën e origjinës te çdo mërgimtar, që të mos ndihet i vetmuar, por të ketë ndjesinë se i ka pas institucionet e atdheut, të cilat i dalin në përkrahje, aty ku i duhet ndihma e shtetit-atdheut.

GËZUAR 28 NËNTORIN!

Në emër të Këshillit Koordinues të

Arsimtarëve në Diasporë
Sektori për Informim

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.