FUTNI NJERËZIT NË PUNË, E LINI LLAFET!

0
Rama - Basha
Arben Çokaj - gazetar
Arben Çokaj – gazetar

Arben Çokaj

Shkollim e dije, punë e prodhim e zhvillim.

E habitshme, por e vërtetë. Një musliman i shkolluar, nuk bën punë më të keqe se një katolik i shkolluar apo qoftë edhe një kinez i shKolluar, apo edhe raca e besime të tjera, që ka njeriu. Kur njeriu ka shkollë, ideologjia fetare apo politike nuk e pengon profesionistin që të punojë si duhet.

Po shikohet kjo sot në Kinë, ku po i habisin edhe Perëndimin me zhvillimin e tyre, në të gjitha drejtimet dhe në shumë raste edhe po e tejkalojnë zhvillimin e Perëndimit. Pse ndodh kjo? Po punojnë. Sepse në Kinë janë orientuar njerëzit drejt ekonomisë së tregut, drejt biznesit e prodhimit, e jo drejt ideologjive e irracionalitetit.

Kurse ne kemi 35 vjet që merremi jo Rama e jo Salu, jo kisha e jo xhamia, jo Enveri e komunizmi, dhe merremi me gjëra kot e pa lidhje, me prirje kryesisht irracionale, që na lë pa punë e pa prodhim e pa zhvillim. Shoqëria jonë duhet orientuar drejt shkollimit e dijes, drejt profesioneve, dhe të edukohet me kulturën e punës e të biznesit. Puna nuk është turp, por është mënyra më e mirë dhe e vetme për t’u angazhuar, për të fituar para e mbajtur veten, familjen e shoqërinë. Tjerat janë humbje kohe.

Shiko me se merren liderët tanë:
– Hë mo Rame, si je? – i thotë Luli – atlantiku.
– Hë mo Lulo, ku je ti, 7×7=42… – ia kthen Rama.

Janë pasanikët e rinj të këtij vendi, pasurohen pa punë e pa mund, merren me llogje Kavaje, se janë pasuruar nga politika. Ata nuk janë të aftë për punë, por për rrena. E shoqëria jonë i ha rrenat e tyre, prandaj pasuron ata, e rri për vete pa bukë. Kthjellohuni o njerëz.. Zgjohuni!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.