Fragment nga romani “Psycho”

0
333
Psycho - Ilir Muharremi

Krejt jetën time e rrumbullakoj me një emër: fatkeqësia, zotëri. Këtë e përdor për shkak që t’i ik gjykimit, dhe nuk kam dëshirë të jap llogari. Sot, në këto vite të gjithë duhet të rreshtohemi dhe të presim gjykimin, veçanërisht kriminelët. Vetëm ata janë të lirë ende. Nëse nuk besoni, shikoni njerëzit nëpër kafene, në lajme, në rajon, madje edhe familjen tuaj. Kjo e fundit mund t’ju bind më shumë. Unë nuk do t’u jap rast të më gjykojnë, sepse ata edhe shpirtin ta copëtojnë.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të vëmendshëm, elegantë, zbutës, të qetë mik i dashur. Nëse do të fitoj kancer nuk do të vdes pa vrarë disa idiotë të cilët ende jetojnë me pallate të ndërtuara nga kafshata e të varfërve. Jo se më kanë borxh jetën e tyre, por bëj humanizëm për njerëzimin. Jam shumë mosbesues. Nëse në fytyrën time pritem nga zhileti i rrojës, këtë gjak ata kërkojnë ta pinë dhe nga kjo rrjedhje gjaku ata do të kërkonin të më shqyenin të tërin. Si peshkaqenët që vrapojnë pas gjakut…

Pjesë nga romani “Psycho” i shkrimtarit Ilir Muharremi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.