Roganë, je dashuria dhe ëmbëlsia ime
vendlindja e fëmijërisë dhe e rinisë
koha e të gjitha kohëve të mia, arti im
mendimi i Gurit të gjatë dhe trëndafilit.
Rogana i ngjan ëndrrës me disa epoka
dhe i ngjan prushit që di ta ndez flakën
Rogana di t´i shquaj rilindësit e kombit.
Natyrën e Roganës e kam në qenie, atë
e barti me vete në Berlin, Romë e Paris,
e barti në kohë të keqe e kohë të mirë
Natyrë e Roganës vjen me mua në çdo
vend, ajo më shoqëron si bashkudhëtare
me të jam në mision me bijtë e atdheut.
Koha një fryt i jetës dhe i ekzistencës
herë e plleshme dhe herë shkretëtirë
i ndien rrotat e qerres së saj tek lëvizin
ndan shkëmbijve dhe udhëve me ura.
Shndërrimi i së kaluarës në kohë arti të
ardhshëm, do ishte një mrekulli e jona
do ishte gëzim i natyrës dhe i himnit,
gëzim nga Nëna e fshehtë e Shqipërisë.
Roganë, të nxehtë e ke lotin e dhimbjes
ar e flori e ke dashurinë për të dashurin
pyll pishash në furtunë i ke flokët tua
vetullat dhe ballin i ke si yje kozmosi
e dashur, Libri sot ia fshimë lotin Gurit
që vajza me sy pylli më të mos dënes,
poezia, një shok udhe tek ti e ka fillimin!…
Atdhe Geci – Roganë, Prishtinë, 2024