FEREXHEZEZA

0
64
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Ferexhezeza e dalldisur dhe e arratisur këmbekrye hamllave, dhe livalleve të partive politike, e shëtitur vite me radhë me një torbë taxhi përqafe nëpër institucionet e shtetit të “përbashkët të “vëllazërim bashkimit” ish jugosllav, Sot: doli e veshur edhe me petkë fetar “patriotik” – “musliman”. Këmbekrye, me “Din e Iman”, me këmbët dhe trutë në legen?!

Nuk u mbytë në hurdhat e lumit malor të Zajazit, kur: Unë, si Bari i kullosja dhe mjelja dhentë, dhe i mrizoja nën hijet e dardhave gorrice te “Jasakët e Tikeve”. Pak më larg “Çifligut” me ferra të Xha Derallës. Dhe, mesdite zhytesha kryemësheftas nëpër hurdhat e atij Lumi malor për ta kaluar Vapën e Madhe të Gushtit me Diell nateditë mbi kokë, mes mushkonjajve kryeneqe partiake me “Din e Iman”.

Përçudi, Ferexhezeza e mbyti veten si rrufjane në Shkupin Histotik. E, populli e ka thënë moti kohë një thënje antologjike: I mbyturi delë tri herë, mbi sipërfaqe të ujit. Mos ia shtrij dorën, se mbytesh edhe vetë. Herën e tretë, kur të dalë mbi ujë, shtyja kokën me të dyja duart nën ujë, se: ajo mbytet vetë dhe përfundon në hurdhë.

Kutadi, Unë: në cilën parti politike ka përfunduar Sot: Ferexhezeza, si Dylqineja e Shkupit me një Sanço Panço shqiptar përmbrapa mbi gomar në Maqedoninë e Vreiut?! Partiazane, e partive politike në IRJ të Maqedonisë, Sot, në Maqedoninë e Veriut, dhe më në fund doli si “burrat” me pashterkë të kuqe në dyluftim në fushën e mejdanit, jo si gratë e mia besnike, por me emër dhe mbiemër në sipërfaqe, si rrospi publike. Fajin duke ua hudhur shkrimtarëve shqiptar?! Fajin, nuk e kanë shkrimtarët shqiptar, po politikanët. Kalorësit e dalldisur dhe të arratisur, që posa hipin në pushtet, emërojnë ministra gjysëm analfabetë dhe komisione arsimore dhe kulturore për vlerësimin e arsimit dhe të arriturat kulturore artistike letrare.

Partizanë partiak, që jo nuk kanë shkruar në jetën e tyre pësëgjalli një varg, por nuk kanë as një libër në shtëpi. Aqmëpak, në jetën e tyre e kanë kapur ditarin nën sjetulla maleve. Fatkeqësisht, edhe pa asnjë vit përvojë  pune në arsim, nga partitë politike emërohen drejtorë të shkollave. Përçudi, veprim politik shovenist të cilin nuk e praktikonte sistemi i Partisë Komuniste. Ose, nuk e kishte sistemi komunist ish jugosllav, pa pesë vite pune në arsim, nuk mundeshe të emërohesh drejtor shkolle as nëpër katundet e thella të malësisë Shkupit. Gjatë këtyre viteve të “demokracisë”, e kanë shkatërruar arsimin dhe kulturën shqiptare, edhe nën nivelin e sistemit komunist. Edhe, vetë soji Ferexhezeza, që Sot: e ngre zërin për asim dhe kulturë?!…

E kam ditur emrin e saj, gjatë përcjelljeve të shkrimeve publicistike pa emër dhe mbiemër, edhe pse: nuk kishte guxim krijues luftarak, dilte në fushën e mejdanit, po anonime, sipas publikimeve publicistike në Facebook, Instagram dhe portale elektronike. Edhe, e kam fshikulluar me shkrime të herëpas-hershme publicistike pse, ka shkretuar hamllave të partive politike shqiptare si e dalldisur “anonime”, në Ditën e Sotshme?! Nuk është e vërtetë, se: shqiptarët, gjatë këtyre viteve demokratike, nuk kanë arritur asgjë.

Shkaku se, vetë Ferexhezeza: i ka vjedhur me duar e këmbë shkrimet dhe fshikullimet e  shkrimtarëve shqiptarë. Dhe, Sot: i delë gjumi pasmesdite. I përsëritë me vite duke, i vjedhur shkrimtarët nga shkrimet  tyre publicistike. Dhe, libra. Ditë – Natë, vjedhë ide, mendime dhe parashikime të shkrimtarëve shqiptar. Mos, e them edhe shkrimet e mia publicistike në mjetet e informacionit, dhe libra.

Megjithatë, me keqardhje them: është e vonuar edhe Sotekësajdite. Gjoja, edhe me “një libër për kohë të gjatë i munguar në Prishtinë, Tiranë dhe Shkup”?! Kotnasikoti, fletë dhe shkarravitë ende përgjumshëm. Aspak, e vërtetë. Letërsia Shqipe, libra, edhe mbi nivelin artistik të “publicistes” anonime ka pasur në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup. Përmëtepër, ka pasur edhe Çmime letrare si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, dhe nëpër botë. Problemi është, se: këto Çmime letrare i kanë rrëmbyer partizanët e sojit të saj, dhe partitë politike.

Përmëkeq, Ferexhezeza: Dje, i thirrte në dialog,  intelektualët “e heshtur” shqiptar me diploma unversitare dhe tituj shkenccorë, i provokonte shqiptarët “nacionalistë” dhe “irredentistë” për Shqipëri Etnike, t’i nxjerrë në sipërfaqe?! Sot, i thirrë me emër e mbiemër. Dhe, i ka vjedhur dhe vazhdon ende t’i vjedhë idetë e atyre librave puplicistikë të shkrimtarëve shqiptarë, duke e arnuar veten si “patriote” arnë përmbi arnë, ta nxjerrë Sot në jetë si dudume e arratisur politike, me  këmbët dhe trutë ende në legen.

Dje, vetë si argate besnike e partive politike nëpër institucionet e shtetiti të “përbashkët”, dhe fetare me ferexhe të zezë deri në fund të këmbëve, e shami të zezë duke i mbuluar edhe sytë, e ballit?!… Vetëm, se pavetëdije: ende këmbët e pambuluara me çizme i mbetën përmjedani në sipërfaqe. Dyshim, që, kalimtari rastit në rrugë trembet, edhe Unë si Shkrimtar: nuk e di, kush fshihet pas asaj ferexheje të zezë deri në fund të këmbëve me shami mbi kokë, burrë, apo grua “muslimane”?!

Ferexhezeza, sot si e “pavarur” me shkrime arnuese arnë përmbi arnë, përsëri me vende pune në institucione shtetërore dhe fetare me këmbët dhe trutë në legen, kërkon dialog për arsimin dhe kulturën shqiptare?! Nuk e di nga kush trembeshte Dje: në sistemin komunist?! Dhe, nga kush trembet Sot, në këtë sistem Neokomunist?! Mori guxim kotnasikoti dhe thotë, se: Letësia shqipe, nuk është prezente në Ballkan?! Aspak, e vërtetë. Letërsia shqipe, jo vetëm në Ballkan, por është prezente edhe nëpër botë.

Ferexhezeza anonime, sot doli me emër dhe mbiemër. Ende, kërkon dialog publik në mjetet informacionit. Dialog, që u takon politikanëve para kamerave televizive, që të mbyten si qentë e tërbuar për poste politike, pasuri personale, dhe familjare… Fushatave parazgjedhore lokale dhe parlamentare. Dhe, jo shkrimtarëve për Ditën e Nesërme. Aspak, popullit shqiptar i nëpërkëmbur me shekuj… Shkaku, që edhe, Autori i këtij shkrimi publicistik: Sot,  i shpallë Luftë publike me Penë, i delë  në dyluftim në fushën e mejdanit. Lufta vazhdon me Penë…

P.S.
Shkrim publicistik i përfunduar në prag të Vitit Ri 2024 me Dy qe në zgjedhë në qafë, dhe një Kalë të bardhë me shalë para për në fushëbetejë ta lëroj Arën e Babait. Që, papritmas e zhduku nga laptopi im personal Policia Letrare?! Dhe, ky është versioni dytë sipas mbamendjes time të Shkrimtarit, që publikohet me vonesë publike. Dihet, se: mendoj patjetër,  e kam tejkaluar nivelin atistik të shkrimit parë për Ditën e Nesërme…

Dhimiter Ligori - karikaturëDhimitër Ligori

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.