EVROPË, PËRSE?…

0
Gani I. Mehmeti

Gani I. Mehmeti, 2 maj 2023

A e dini se:
Evropa bashkë me Rusinë, nuk lejuan Mehmet Aliun e Egjiptit ta pushtonte Perandorinë Osmane.

Po kjo Evropë, nuk lejoi as pushtimin e Greqisë, po nga Mehmet Aliu i Egjiptit.

Evropa ndaloi formimin e shtetit Shqiptar në verë të vitit 1912 në të katër vilajetet e saj, ani pse kishin çliruar edhe Shkupin., duke thënë se nuk lejohet formimi i një Shqipërie në të gjitha tokat e saja, se gjoja nuk ishte koha!

Ndërkaq, po kjo Europë e asaj kohe, menjëherë kishte bërë organizimin nga shtetet sllave Serbia, Bullgaria, Greqia e Mali i Zi për pushtimin e tokave shqiptare, nën të cilat vuajnë edhe sot nga pushtimi i tyre dhe shqiptarëve u është ndaluar gjithçka kombëtare.
Ndërsa ne, kemi sulmuar të parët tanë përse nuk i kanë ndenjur gati çlirimit të vendit në të gjithë territoret shqiptare.

A po shihet edhe sot se po kjo Evropë, hiç SHBA-të, është e njëjta për ne shqiptarët. Për këtë arsye, kanë vënë në ballë të bisedimeve negociatorët nga shtetet që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës, Lajçak e Borell.

Shihni ledhatimet që i japin Serbisë dhe Vuçiqit, përkundër që nuk u bindet as shteteve të BE e as SHBA-së për sanksione ndaj Rusisë. Çdo kërkesë serbe në bisedimet Kosovë – Serbi, e pranojnë negociatorët Lajçak e Borell, ndërsa asnjërën nga kërkesat shqiptare nuk e pranojnë!
Edhe Urën e Ibrit, e cila ka pasur fjalë të lirohet që nga viti 2016, Lajçak nuk lejon të lirohet!

Por, Serbia, kur e sheh se ndërkombëtarët e kanë seriozisht, lëshon pe, ashtu sikur lëshoi për zgjedhjet në katër komunat në veri të Kosovës.

Ndërkombëtarët ndërhynë për targat në favor të Serbisë, prandaj Serbia nuk i pranoi, duke vënë barrikadat në të gjitha rrugët atje. Sikur ndërkombëtarët t’i jipnin të drejtë Qeverisë së Kosovës, nuk do të kishte as barrikada dhe do të pranoheshin targat legjitime me RKS nga serbët në veri të Kosovës.

Ndërkombëtarët kërkojnë zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa nuk kërkojnë nga Serbia përmbushjen e obligimeve që ajo i ka marrë për realizim. Shihe, edhe marrëveshjen e 27 shkurtit dhe të 18 marsit 2023 i mohon Vuçiqi, duke thënë se nuk kam nënshkruar asgjë.

Vallë, a nuk është kjo një lojë e Serbisë me ndërkombëtarët dhe në dëm të Kosovës?

Evropë, përse kështu, deri kur kështu?
Shtetet që na rrethojnë janë zgjëruar territorialisht në dëm të ne shqiptarëve dhe ende nuk jeni ngopur as ju, deri sa i përkrahni!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.