Episodi Historik i Shtetit të Pavarur të Kosovës

0
Rugova mes njerëzve

Skender MULLIQI

Ne e dimë se pa epizodin historik të Shtetit të Pavarur të Kosovës të vitit 1999, që rezultojë nga shpërbërja përfundimtare e ish-Jugosllavisë më luftë, dhe më shumë viktima, nuk do të ishim ku jemi sot.Vetëm rënja e komunizmit pa rezistencën paqësore dhe luftën çlirimtare, nuk do të kishte quar në pavarësinë e Kosovës, por vetëm në një zëvedësim të sistemit një partiak ne një sistem shumë partiak pluralist. Gjithashtu në e dimë se pavarësia ka një biografi tashmë historike të saj, dhe se lufta për Atdheun doli me sukses sepse populli i shumvuajtur shqiptarë nga regjimet serbosllave, besonte se mund të çlirohej përfundimisht nga Serbia.

Populli e donte lirinë dhe pavarësinë se besonte se ata mund të ishin të lumtur vetëm nëse do të ishin të lirë në vendin e tyre. Bashkësia ndërkombëtare e mbron një pupull në emer të vlerave univerzale, por që ne duhet të mbrojmë veten, dhe këtë e bëmë, e na ka mbetur shtëtndërtimi dhe inkuadrimi në strukturën politike të BE-së dhe në NATO. Natyrishtë se kërkohet punë e madhe e të gjithëve për të arritur këto objektiva të synuara. Për tu bërë pjesë e Evropës së Bashkuar, duhet të korrigjojmë edhe gabimet e pushteteve të kaluara, të cilat nuk janë të vogla, të ndërtojmë ashtu siç duhet të tashmën dhe të ardhmën të bazuar në mësimet e historisë sonë të lavdishme, duke krijuar shpresa reale dhe horizonte të reja, për një jetë edhe më të mirë. Shumica e popullit të Kosovës ishte organizata më e madhe partiake të shprehem ashtu në luftën për mbijetës nga regjimet e egra të serbosllavisë.

Populli shqiptarë në periudha historike u tregua i gatshëm të sakrifikon për liri dhe pavarësi, pavarësisht ideologjisë se tyre, më ndonjë përjashtim. Edhe pse u ballafaquem me hile nga Fuqitë e Mëdha të kohës, të cilët na ndanë në pesë shtete, arritem të mbijetojmë nga dhuna e shfrenuar e armiqëve tanë. Faza e tranzicionit e cila po zgjatë e mbeshtetur në parlamentarizmin shumë partiak, të demokracisë moderne, nuk ka shprehë sa duhet vullnetin e popullit, në fakt nuk ka përmbushur vullnetin e shumicës të votuesve deri në zgjedhjet e fundit nacionale para 4 vitesh, kur edhe ndodhi ndryshimi në formë plebishitare. E drejta e vendimmarrjes direkte e njerëzve, e ngushtuar në segmentin e fituesve të zgjedhjeve, praktikisht është ezauruar deri në zgjedhejt e radhës.

Ky fakt i rëndsishem e relativizoj kategorinë e demokracisë si një model perfekt, apo ideal vendimarrës. Patëm shumë të meta të sistemeve që nuk funksionon mirë, si nuk fuksionoj mirë as legjislacioni i brendshem, ku vullneti u shumicës u shkelë lehtësishte nga pushtetet, se bashku më të drejtat dhe liritë njerëzore etj. Atmosfera jo e mirë që u krijua dhe rrethanat shoqërore dhe politike, jo të mira, ndikuan dukshem në vendimin gjegjësishte vullnetin e lirë të votuesve, ku ndodhën aktivitete imorale, gënjeshtare, manipuluese, mashtruese e gjegjësisht demagogjike. Kjo pruni edhe deri te deprimimi për një jetë më të lumtur, që është pritur pas përfundimit të luftës. Pak a shumë u luajtë edhe më vetëdijën e njerëzve, si vlerë supreme e demokracisë liberale.

Kurthet që u ngritën më mjetet e propagandës partiake para dhe në kohë zgjedhjës, ndikuan në vetëdijën që shumë kush edhe të votojë gabimisht, në kundërshtim të drejtëpërdrejtë me interesat e tyre. U përdorën nga pushtetet metodat e totalirizmit nga shekulli i kaluar. Demokracia e vëretetë presupozon besimin e përbashkët njerëzor dhe materjal. Devijimi i demokracisë siç edhe ndodhi, ndikojë në nivelin e funksionimit jo të mirë të shoqërisë dhe të shtetit. Nga presioni politik u cenua e drejta e autonomisë apsolute të njerëzve. Asnjë sistem nuk mund të mbijeton pa qëndrueshmëri morale. Njerëzit lidhen për parimet morale, në parimet e nderit demokratik dhe të dashurisë ndaj Atdheut…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.