LOJËN E LUAJNË ATA QË HYJNË NË LOJË, ZONJA  VON CRAMON!

0
Viola von Cramon në veri të Kosovës

Gani I. Mehmeti

Viola von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, shprehu shqetësimin e thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës. Ajo theksoi se zgjedhja de jure nuk garanton automatikisht legjitimitet dhe qeverisje efektive. Cramon theksoi nevojën për shqyrtim të kujdesshëm të masave të ndërtimit të besimit, zgjidhjeve të zgjuara dhe strategjive të qëndrueshme për të nxitur besimin mes qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës.

Zonja Cramon, nuk mendoj e as besoj se ju jeni më e shqetësuar se ne për gjendjen në veri të Kosovës! Por, ju i ndryshuat fjalët qysh para mbajtjes së zgjedhjeve, gjatë mbajtjes së zgjedhjeve dhe pas mbajtjes së zgjedhjeve, me çka i patët përkrahur zgjedhjet, madje duke i quajtur legjitime dhe të drejta.  Dhe, deri sa ju  i quajtët të drejta, serbët, në krye me Listën Serbe dhe me Vuçiqin, heshtën e nuk reaguan deri sot, kur po u jepni krahun.

Se çfarë u bë tani që ndryshuat kursin, ju mund ta dini ! Tani, kur kryetarët e këtyre komunave deshën të shkojnë në zyret e tyre komunale, serbët u dolën përpara dhe ua prenë rrugën, duke i penguar të shkojnë në detyrat e tyre. E, deri sa të gjithë ju e keni gojën plot  për të drejtën për lëvizje të lirë, në këtë rast jeni kundër lëvizjes së lirë dhe në pengim për të ushtruar detyrat e veta kryetarët e këtyre komunave. Dhe shih, tani që ju sulmuat kryetarët e komunave, policinë e Kosovës, Qeverinë e Kosovës që i përkrahu kryetarët për të shkuar në vendet e tyre të punës, ju dolët kundër këtyr, ndërsa përkrahët destabilizuesit e rendit ligjor e kushtetues të Republikës së Kosovës.

Tani, kjo për ne është edhe më shqetësuese se sa vetë ngjarjet që ndodhën, sepse nuk po ju kuptojmë se përse dilni në krah të atyre që pengojnë, që gjuajnë policinë e Kosovës, EULEX-in dhe civilët.

Ju e dini se këto komuna kishin kryetarët e tyre, ata dhanë dorëheqje, pse nuk duan Republikën e Kosovës, në të cilën jetojnë e veprojnë! Ju e dini se, në objekte komunale e publike duhet të valojë flamuri i shtetit  që i përket. Ku jeni për këto plot 24 vite po bëhen që nuk i bindët serbët e Kosovës se ata jetojnë në Republikën e Kosovës ? Ku jeni ju që nuk ndërmerrni asgjë kundër tyre, nuk i vetëdijësoni, nuk ju tregoni, dhe më në fund, nuk i detyroni ! A më tregoni sesi do të ndaheshin shqiptarët në Serbi sikur të mos përdorin simbolet dhe flamujt e Serbisë nëpër objekte publike ? Përse keni dy kute – tjetër për serbët dhe tjetër për shqiptarët.

Ose, nëse ju keni ndonjë qëndrim tjetër qoftë për veriun e Kosovës, qoftë për Kosovën, na tregoni.

Sa i përket legjimitetit dhe qëndresës së kryetarëve të këtyre komunave, edhe ne jemi të vetëdijshëm, por lojën e luajnë ata që hyjnë në lojë, jo ata që shikojnë përanësh. Serbërt nuk deshën të hyjnë në lojë, nuk morën pjesë në zgjedhje, dhe faji e gabimi është i tyre.

Sa u përket masave të ndërtimit të besimit, kurrë nuk do të ketë besim tek serbët, deri sa ata nuk e dinë e nuk e njohin për shtet të tyre Republikën e Kosovës. Deri atëherë, si mund të ndërtohet besimi. Besimi nuk mungon nga ana jonë, por nga ana e serbëve.  Dhe ky besim kurrë nuk do të ndërtohet tek ta, deri sa ju e leni pezull statusin e Kosovës e nuk u thoni serbëve të Kosovës se Kosova është shtet I pavarur. Ata juve ju dëgjojnë, bashkësinë ndërkombëtare, jo ne, pse pa ua thënë ju, ata nuk e marrin si realitet Shtetin e Ksoovës.

Mbani mend kur në qershorin e viti 2022 kryetari i Gjermanisë i tha Vuçiqit në Beograd se Kosova është e pavarur? Vuçiqi ia ktheu se askush nuk ia kishte thënë deri atë ditë këtë? Pra, ata duan të dëgjojnë nga BE e SHBA, NATO e KFOR-I se Kosova është shtet. Ndryshe, ata shpresojnë se nuk është shtet dhe nuk duan ta pranojnë as serbët e Kosovës e të mos flasim përt Viuçiqin dhe Serbinë.

Ti, zonja Cramon, dhe të gjithë tjerët që sulmuat Qeverinë e Kosovës, në këtë rast jeni gabim, jo pse unë dua, por pse është kështu.  Ju u trebët nga Vuçiqi i armatosur deri në dhëmbë më shumë se sa nga Rusia! Kjo është për t`u çuditur.

Përndryshe, ne e dime se andej nga thoni ju , ndoshta u dashka të shkojmë, por jo gjithherë e keni mire, jo gjithherë e keni drejtë, jo gjithherë është ashtu.

Përndryshe, nga përvoja  e kemi të ditur se, ata që pleqnojnë e ndajnë drejtësi, për të fjetur puna, e dëmtojnë të ligun ndërsa krahun i japin të fortit, sin ë rastin konkret që jeni ju.

Por kjo nuk quhet drejtësi!

Kjo quhet force, fuqi…!

Dhe, lojën e luajnë ata që janë në lojë, jo spektatorët, siç janë serbët në këtë rast! Ata vetë dolën nga loja!

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.