AMERIKA PO THOTË: ALBIN KURTI ËSHTË PARTNERI JONË

0
Escobar - Kurti

Binak Maxharraj

/Mbeti me gishta n’gojë opozita, e cila deshi gadi ta hajë Kurtin pa pjekë, duke e qujatur antiamerikan/

“Zëdhënësi” i presidentit te Serbisë, ambasadori Christopher Hill para disa ditësh, pa fije turpi duke e transmetuar ”politikën” e Vuçiqit pat deklaruar së:
ka disa problem shumë thelbesore me kryeministrin Albin Kurti, e për te cilin nuk e di nese mund ta konsideroj si partner

Nuk është hera e parë se Hill, që ne cilesin e ambasadorit te SHBA-ve ne Serbi, poashtu pate deklaruar se ishte “kunder njohjes se Kosoves si shtet”, pra ashiqare ky njeri është nen influencln e Vuçiqit kur e anashkalon njohjen nga shteti i vetë SHBA.

Pra, siç po shihet ambasadori i SHBA ne Serbi Christopher Hill paska problem shumë thelbesore me Albin Kurtin te cilin nuk e din se nese mund ta konsideroi si partner. Kjo është shumë e turpshme kur thuhet nga ambasadori i vendit tone miku me te madh SHBA.

Por si eshte e mundshme qe ky fare ambasadori mund te jetë partner, bile i përpiket, i besueshëm me presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiq kriminelin dhe bashkepunetorin e ngushtë e Millosheviqit me shtetit e te cilit luftoi SHBA-ja me aleatet për ta çliruar Kosovën i cili bente krime, masakra dhe gjenocid mbi popullin shqiptar.

Por sot i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar e ka komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Beograd,

Christopher Hill, duke e demantuar dhe injoruar deklaratën e tij “pro serbe, pro Vuçiqit”. Ai ne një intervistë për Institutin për Politikë dhe Ekonomi te Evropës Juglindore midis tjerash ashpër e demantoi ambasadrin Hill duke ia bërë te qartë atij se Albin Kurti është partner i ynë, partner i SHBA:

Më duhet ta bëj të qartë këtë – thotë zoti Escobar se – zoti Kurti është partneri ynë. Ai ndonjëherë është një partner i vështirë, por ai është një partner i joni. Kosova është partneri jonë”.

Kjo mbasi i la pa tekst edhe kunderhstaret e Kurtit,j o vetem ne Serbi, por sidomos ne Kosovë ata te opozites sidomos, te cilet këto ditë deshten ta hanë “pa pjekë” Kurtin, duke e quajtur anitamerikan, po don me na prishë me Amerikën, etj., duke i mbreh dhembet dhe lepirë buzet se ja erdhi dita e tyre, i mbrehenë me kohë dhembëtu qerren duke e kerkuar doreheqjen e tij, duke pregatit mocione etj.

Ua msheli gojen vete Amerika duke ua berë te qartë se Albin Kurti nuk është antiamerikan por partner i denjë i Amerikes.
Ruji zot këta te opozites se as vetë nuk dijnë se çka flasin, nuk e kanë dertë mbrojtjen e shtetit, por grabitjen e shtetit.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.