Amb. HOVENIER, VRIMA E MIUT 300 GROSH?!

1
Houvenir - kufiri

Nga: Binak Maxharraj

/Mbyllja e kufinjve z. Hovenier, a u bë n]e kordinim me Ju?/

S’e di se ku je mshef, ku ke humbë, ku je palu, a mos je futë diku në ndonje birë mini.

A ke ndegju, a ke ndi se sot serbet e veriut (me urdherine e Vuçiqit) i kanë mbyllë pikat kufitare ne Bërnjak dhe Merdare, ashtu siç edhe kanë paralajmeruar më parë.

Po te pyes sinçerisht se a janë kordinuar me Ju dhe me amb. Hill në Serbi, sepse ti  kërkon se asgjë nuk duhet e ndodhë në veri pa kordinim me SHBA dhe BE.

Mbyllja e këtyre dy pikave kufitare e pengon levizjën e lirë te njërëzve dhe mallrave si një e drejtë elementare.

Pse po hesht z. Hovenier ku je, ku je palu, s’po te ndihet zëri, është mire te deklarohesh, sespe mbyllja e kufinjeve nga kriminelet dhe bandat e Vuçiqit. A guxoni z. Hovenier të pyetni Vuçiqin pse po e bën mbylljen e kufinjve edhe përkunder marrëveshjeve për levizjen e lirë te njerëzve dhe mallrave.

Z. amb. Hovenier sikur mbylljen e kufinjeve ta kishte bërë Kosova zëri i yt do te buçiste deri ne kup te qiellit, duke e denoncuar Kosovën se pse nuk është kordinuar me Ju, kurse këta serbet siç po shihet nuk po ua varin fare. S’po të pyesin fare!

Unë e di se për mbylljën e pikave kufitare, Serbia as qe do te sanksionohet, sespe Serbia nuk u sanksionuar edhe për vepra me te medha kriminele kur kriminelet dhe bandat kriminele te Vuçiqit i rrahen me huj e stupca pjestarët e KFOR-it, e aq me keq kue bandat terroriste të Vuçiqit u futën në Kosovë ne sytë e KFOR-it dhe ia mesynë Banjskës me ç’rast edhe pati të vrarë.

Kjo sjellje, ky përqafim me Serbinë, qe ajo te mos sanksinohet është turp sui generis i BE-së por edhe e Amerikës, të cilën kosovarët e besojnë verbërisht.

Deri kur kështu, deri kur do te zgjasë kjo anshmeri me Serbinë, ndërsa Kosova sanksionohët thuajse gadi për asgjë?!

1 KOMENT

  1. E ti q ke qene ne koordinim me forcat okupatore te Serbise duke qene nder 5/6 profesora universitar qe keni bashkpunuar me Radivoje Papoviqin dhe keni dhene mesim vetem per studente Serb, ne universitetin e okupuar te Prishtines ne periuden 1991-1999?

    Ty te pengon vetem nje qeshtje:

    LIRIA DHE PAVARESIA E KOSOVES……

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.