Akademikja Greke: 8000 Shtëpi Kishte Athina Në Vitin 1831, Shumica Shqiptare (video)

0
526
Helene Glykatzi-Ahrweiler

Një video e akademikes greke, Helene Glykatzi-Ahrweiler është bërë virale në rrjetet sociale. Videoja është përhapur gjerësisht, për shkak se Glykatzi-Ahrweiler shprehet se në vitin 1831, në Athinë ekzistonin vetëm 8000 shtëpi, shumica prej tyre ishin shqiptare. Kjo deklaratë e saj hapi jo pak debate në rrjete sociale, duke zgjuar kështu edhe reagime të shumta nga qytetarët grekë në faqet e ndryshme në internet, ku kjo video është publikuar.

“Greqia nuk ekzistonte, kështu që për të ngushëlluar veten, çfarë bënë ata? Pikërisht! 8000 shtëpi në Athinë në vitin 1831, gjysma e tyre pa çati. Dhe shumica prej tyre u përkisnin shqiptarëve. Fjalori i parë shqip greqisht u krijua nga Botsaris (Boçari) (Gjeneral dhe hero i Luftës së Pavarësisë Greke). “Botsaris krijoi fjalorin e parë shqip – greqisht sepse të gjithë ushtarët e tij ishin shqiptarë”, është shprehur akademikja.

Helene Glykatzi-Ahrweiler është sot 94 vjeçe. Akademikja greke, që ia ka kushtuar një pjesë të jetës studimeve mbi Bizantin, ka qenë gruaja e parë, që ka drejtuar Universitetin e Sorbonës. Gjithashtu, ajo ka qenë edhe drejtuese në Universitetin e Europës dhe presidente e Bordit në Qendrën Kulturore Europiane në Delfi.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.