18.5 C
Tirana
E dielë, 9 Mars 2025
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)

A po ndahen sferat e interesit në botë?

Shkrime të ndryshme

admin
adminhttps://fjala.info
Publikuar nga: Arben Çokaj - Mësues Fizike & Informatike :: Gazetar & Analist i pavarur :: Shkrimtar :: Ueb- & Grafikdizajner

Skënder MULLIQI

Diktatorët përqendrohen në pushtetin e plotë politik autokratik, ku gjithqka është në duart e një njeriu, dhe vendosja e tij mbi ligjin. Duket së më ardhjën e demokracisë, nuk u zhdukën despotizmat lindorë që duket e pa besueshme për Evropën dhe Amerikën si prijetare të demokracisë liberale. Mohimi i demokracisë dërgon në mohimin që bazohet në ndarje të pushtetit, dhe së askush nuk qëndron mbi ligjin. Këto janë parimet bazë të një shteti më demokraci të zhvilluar. Ardhja në pushtet pas zgjedhjeve të fundit presidenciale të Donald Trump dhe fillimi i veprimeve të tija sikur bien ngapak ndesh më parimet e demokracisë dhe më Kushtetutën amerikane si më e avansuara në botë.

Nga mekanizmat e shumtë kufizues, askush nuk mund të shërbeje më shumë së dy mandate, edhe pse ka pasur tendenca që të anashkalohet ky kufizim mandatesh nga disa presidentë. Nga gjërat e para që bëri administrata Trump ishte përpjekja për të hequr atë kufizim përmes një amendamenti kushtetues që do të lejonte një mandat të tretë. Në politikën e jashtme, kemi po aq ndryshim radikal dhe drastik. Po shohim të gjithë një ndryshim qasjeje ndaj krizës në Ukrainë. Po shohim gjithashtu së Trump në emer të ndryshimit të kursit të jashtëm të politikës amerikane në një mënyrë apo tjetër po shprehë pretendime territoriale ndaj vendeve të tjera.

Fillojë më sfidën ndaj sovranitetit të Kanadasë, përmes Gjirit të Meksikës, pastaj ndaj Danimarkës dhe kërëkesës për aneksimin e Grenlandës. Trump deklarojë në Kongres,” ne do të marrim Grenlandën në një mënyrë apo tjetër”. Duke vepruar kështu, administrata Trump po refuzon idealet e botës pas Luftës së Dytë Botërore, të cilën vetë SHBA-ja i themeloi. Ky duket më shumë kthim mbrapa të politikës së jashtme amerikane. Kjo i hap rrugë auktokratit Vladimir Putin në synimin e pushtimeve jo vetem të Ukranës, por edhe të ish republikave të Bashkimit Sovjetik e më gjerë të ish bllokut të shteteve të Lindjës.

Ndoshta edhe ekziston ndonjë marrveshje e fshehur e dy superfuqive botërore për ndarje të reja të sferave të interesit – përmes rendit të ri botëror. Kjo do të ishte gllebërim e shteteve të vogla dhe më të dobëta ushtarakisht. Nese Putin këtë gjë po përpiqët ta bënë më luftë, në anën tjetër Trump po fillon më planin për pushtime ekonomiko-tregtare. Duket së edhe dëklarata e burshtetaseve evropianë për një fond prej 800 miliard eurove është destinuar për tu mbrojtur nga hegjemonia ruse. Anglia, Gjermania dhe Franca nuk janë shtete që duhet nënqmuar kur vjen në pyetje paqja apo ndonjë luftë botërore.

Janë shtete të forta dhe më kapacitete bërthamore, këtë e tha edhe Emanuel Macron. Mendojë së nese vjen gjendja e sigurisë dhe paqës duke u kërcënuar nga Putin, Amerika dhe Evropa do të gjejnë një gjuhë të përbashkët, të cilat janë acaruar në kohën e fundit. Se a do të përseritet modeli i Jaltës, kur tre liderë të fortë më shtete të fuqishme vendosën fatin e miliona kombeve dhe shteteve të vogla mbetet të shihet. Trumpizmi duket së bazohet më shumë në marrveshje, duke injoruar të drejtën ndërkombëtare.

Në Rusi kemi një diktator që pretendon se Ukraina është një krijesë artificiale dhe kombi ukrainas është një gënjeshtër komuniste, në Kinë kemi një shtet partiak, presidenti i të cilit thotë – ne nuk përjashtojmë përdorimin e forcës për të riintegruar Tajvanin. Vërtetë, çfarë mund të shkojë keq dhe të shkojë mirë në një botë të tillë? Kjo mbetet të shihet apo jo…

Më shumë shkrime

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Shkrimet e fundit