Shkruan: Florim Zeqa, 08.11.2023
Pothuajse të gjitha subjektet politike shqiptare është duke i ndjekur sindromi i keq i ndarjeve dhe përçarjeve të brendshme, i ndikuar nga egoja për pushtet dhe privilegje, nga inatet e vogla personale, të shndërruara në fraksione të mëdha politike, të cilat më vonë po shkaktojnë ndarje të thella.
Virusi ndarës së pari e goditi LDK-në
Të gjitha ndarjet nëpër subjektet tona politike po fillojnë shkaku i mungesës së liderëve të përgjegjshëm, të atyre që fatin e vet personal e lidhin me interesin e partisë. Si rezultat i së cilës po krijohen grupe të vogla të interesit, të cilave nuk ju intereson e ardhmja politike e partisë dhe as e shtetit, por e liderit, përmes të cilit synojnë arritjen e qëllimeve të ngushta personale dhe familjare.
Kështu, këto grupe të vogla të interesit, të barrikaduara prapa liderëve partiak po fuqizohen në klane duke u bërë pëngesë e vazhdueshme e reformave dhe ndryshimeve pozitive mbrenda subjekteve tona politike.
Fakti pse qendronte unike dhe shumë më mirë sesa subjektet e tjera, subjekti më i vjetër i skenës politike kosovare, LDK-ja është subjekti i parë i cili u godit nga virusi ndarës dhe përçarës paslufte në Kosovë.
Pas shkuarjes në amshim e presidentit historik, liderit shpirtëror të shumicës shqiptare në Kosovë, hyjnorit Ibrahim Rugova, në LDK filluan të shfaqen haptas në skenë ambiciet individëve dhe grupeve të interesit për marrjen e primatit të trashëgimisë rugoviane në këtë parti, e cila rezultoi me ndarjen fatkeqe në kuvendin e VI-të, të vitit 2006.
Sadoqë ishte arritur një progres i kënaqshëm me bashkimin e ndarjes së parë (LDK-LDD), LDK-ja akoma është duke lënguar nga ajo plagë ndarëse, jo për shkakun e “shërimit” të ngadalshëm, por për shkakun e aktivizmit të kohëpaskohshëm të “virusëve” të ardhur prej partive oponente të skenës politike.
Ndarja e fundit në prag të zgjedhjeve të 14 shkurit 2021, është ndarja më e rëndë dhe më fatkeqe për LDK-në! Kjo ndarje ka lënë pak hapësirë për rikthimin dhe bashkimin e pjesës së ndarë në shtëpinë rugoviane, për shkak se përmes kësaj ndarje u fuqizua dhe erdhi në pushtet oponenca më e madhe politike rugoviane për kënaqjen e egos politike personale të një zonje të dalldisur pas pushtetit!
Sikur realizimi i epsheve karrieriste të presidentes aktuale të kishte ndodhur përmes një subjekti të filozofisë politike rugoviane, dera do t’i kishte mbetur e hapur për kthimin e sërishme të saj në LDK, por ajo atë e bëri përmes futjes në listën zgjedhore të një subjekti tjetër, në këtë rast të LVV-së!
Do të jenë zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ato që do ta dëshmojnë forcën reale të subjektit GUXO i cili i solli LVV-së fitoren historike me mbi 100 mijë vota të elektoratit të LDK-së!
LDK-ja dikur shtëpi e të gjithë qytetarëve
LDK-ja si shtëpi e madhe dhe e përbashkët e të gjithë qytetarëve të Kosovës, parti e besës dhe shpresës, e traditës dhe vlerave kombëtare siq ishte në të kaluarën, e ka për obligim moral t’i kthejë shpresën dhe dinjitetin çdo qytetari të Republikës së Kosovës me ndërtimin e një shteti ligjor dhe demokratik ashtu siq e kishte projektuar arkitetkti i shtetit tonë, presidenti historik Ibrahim Rugova.
Pyetja e ngritur në titullin e shkrimit, se a është i mundur unifikimi i elektoratit rugovian në LDK, përgjigjen e bën bukur të vështirë dhe sfiduese. Megjithëse asgjë nuk është e pamundur në këtë jetë. Kur jemi të ndarë edhe e mundura na bëhet e pamundur, kurse kur jemi të bashkuar e pamundura nuk ekziston!
Për të arritur qëllimet e përbashkëta, nuk mjafton vetëm dashuria dhe vullneti, përkushtimi dhe vendosmëria, kërkohet guxim dhe unitet i çelikt i të gjithë themeltarëve dhe veprimtarëve, aktivistëve dhe anëtarëve të LDK-së pa ambicie pushteti për ta rikthyer elektoratin e shkapërderdhur nëpër të gjitha subjektet politike.
Pa heqjen e ambicieve karrieriste dhe eliminimin e nepotizmit do të jetë i pamundur rikthimi i elektoratit rugovian në shtëpinë e vjetër. Pa largimin e karrieristve dhe heqjen e inateve personale do të jetë i pamundur rikthimi i filozofisë politike rugoviane në LDK.
Unë jam i gatshëm që pa asnjë ambicie pushteti dhe pa asnjë kompensim material ta ndihmojë shtëpinë e vjetër që të restaurohet dhe ristrukturohet ashtu siq e dëshiron elektorati, që t’i kthehemi ADN-së politike të viteve të ’90-ta.
Respekt për shkrim të qëlluar të Z. Florim Zeqa. LDK dihet se është parti shtetëformuse. Pas vdekjës së Prsidentit Rugova pati shkallmime të saj nga individ karjeristë në LDK në Kosovë dhe mërgatë. Por në këtë plagë, plagen e madhe ja bëri Z. Osmani më partizen Guxo. Kjo trathti nuk i falet kurrë. Edhe sot veprimet e tilla dhe idet karjeriste të individve në LDK për pushtet dhe jo për shtetë nuk falën.
Shënim: Me Guxo shkoi edhe Florimi, nuk i dhanë post e u tërhoq.