Fletëza jete
UDB-ja serbe e kishte kërkuar Dervish Shaqën, ndonëse i kishte rënë sy fryma e tij për kombin dhe atdheun. E donte Kosovën dhe Dukagjini me kullat prej guri dhe frengjitë, ishin bërë kazerma të shpirtit kryengritës të shqiptarëve.
Sharkia dhe kënga e tij, ishin kushtrim për lirinë e Kosovës. Për të shpëtuar nga dora vrastare e UDB-së serbe, Dervish Shaqa u ngjit në majat më të larta të bjeshkës për të hyrë në zemrën e Shqypnisë.
Ishte dimër dhe kënga e tij “Kur ta ktheva Kosovë shpinën/e lashë borë e gjeta dimën/”, çudi se si regjimi i kohës nuk i pati rënë fije këngës së Dervish Shaqës(sic!).
Një shekull me sharki në dorë! Një shekull këngë epike për Kosovën e tij që kishte mall dhe shumë e deshti. Nuk u kthye për të gjallë për të parë burrat e Dukagjinit dhe odat e burrërisë, ku, nëpër kohë kishte kënduar në dasmat e gëzimeve dukagjinase…!
Dervish Shaqa na la trashëhgim këngën dhe melodinë e “pentagramit! të tij me shpirtin plot zjarr të kombit dhe të atdheut të tij shqiptar, të Kosovës heroike…!
Sharkia e tij ka ardhur në Kosovë! Këtë lajm e lexova përmes shkrimit të shkurtër të Blerim Avdullahut, djalit të mësuesit të veteranit të arsimit shqip në Drenicë, Shefqet Avdullahu nga katundi Zabel i Epërm i Drenicës.
Për fund do të ishte mirë që fofografitë, tekstët e këngëve folklorike, kostumet dhe sharkia e Dervish Shaqës të vendosën në Muzeun Kombëtar në Prishtinë!
Çikago, shkurt 2023
NË KULLË KRISMË PUSHKËSH
Prekazi me del përpara
Drenica flet me diellin
Adem bir,
Nuk e lëshojmë pragun.
Prekazi me del përpara
Drenica malet istikame
Hamëz bir,
Më sjellë hutën.
Dielli u jep hijeshi
Varreve të vdekjes
për ty Kosovë!
Babë Shaban Jashari
përkund djepat
me lule të Drenicës!
Çikago, shkurt 2023
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com