NË BRAZIL HOMAZHE E LOT NË NDERIM TË GJENIUT TË FUTBOLLIT EDSON ARANTES DO NASCIMENTO I NJOHUR SI PELE

0
Pele

Sot, në spitalin Sao Paulo të Brazilit ka ndërruar jetë Edson Arantes do Nascimento i njohur si Pele.

Ai përveç që arriti zenitin me kombëtaren e Brazilit arriti të jetë edhe futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në botë.

Pele lindi më 23 tetor 1940, në Tres Coraçoes të Brazilit. Ai si fëmijë i një lojtari profesionist karrierën sportive e nisi në skuadrën FC. Bauru, ku qëndroi deri në vitin 1956.

Edson Arantes do Nascimento-Pele famën prej gjeniu të futbollit do ta mbërrijë në Klubin e njohur brazilian FC. Sao Paulo. Ai me këtë skuadër do ta fitojë titullin e më të mirit në Brazil, gjatë viteve 1958, 1960, 1961, 1962, 1964, 1967, 1968 dhe 1974. E, më 1968 edhe Kupën e këtij vendi.

Falë lojës si tij magjepse adhurues dhe ekspertë të futbollit nisën të pyesin “se a është lindur Pele për futbollin apo futbolli është projektuar enkas për te”.

Pele njohurit e tij prej futbollisti gjenial do t’i shfaq edhe më 1958 në Kampionatin Botëror të mbajtur në Suedi.

Ai ende pa i mbushur të 18-tat,në ndeshjen finale do t’i shënojë dy gola sa të bukura aq edhe të rëndësishme kundër kombëtares suedeze.

Brazili në praninë e 50mijë shikuesve e mund Suedinë në Stokholm me rezultatin 5-2, dhe kështu bëhet fitues i trofeut më të çmuar-Kupës së Botës.

Me legjendarin Pele kombëtarja e Brazilit me trofeun e më të mirit në botë do të stoliset edhe më 1962 dhe 1974.

Pele me kombëtaren e Brazilit do të dalë fitues edhe i Kupës së Amerikës së Jugut në vitet 1961 dhe 1962. E, më 1962 edhe i asaj interkontinentale.

Pele në pozitën e sulmuesit me fanellën e kombëtares braziliane është paraqitur 84 herë dhe ka shënuar hiç më pak se 85 gola.

Golin e tij të njëmijtë Pele e shënon më 19 nëntor të vitit 1969 në prezencën e 200mijë shikuesve të tubuar nga i gjithë Brazili në stadiumin gjigant Marakana të Rios.

Pele më 1974 kalon në skuadrën FC. ”NEW YORK COSMOS “ të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai gjatë qëndrimit trevjeçar në këtë ekip miqësohet me personalitete të njohura të jetës publike dhe të sportit.

Pele që nga fillimi i karrierës së tij më 1956 e deri në përfundimin e saj më 1977, ka shënuar 1281 gola.

Më 22 nëntor të vitit 1999 në një nga mbledhjet e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik të njohur me shkurtesën (CIO) me seli në Lozanë të Zvicrës, ku Edson Arantes do Nasimente-Pele do ta marrë çmimin “Atlet i shekullit “ thuhet se ai ishte futbollisti më miqësor dhe më modest në historinë e futbollit brazilian dhe atij botëror.

Përpos Pele këtë çmim që u ndahet sportistëve të dalluar të disiplinave të ndryshme e pati fituar edhe Franz Beckenbauer, lojtar i kombëtares gjermane dhe i FC. Bayern Munich.

Pele jo rastësisht më 1970 nga gazeta prestigjioze e Britanisë së Madhe “The Sunday Times” gjatë mbajtjes së Kampionatit Botëror të futbollit në Meksikë është quajtur edhe “Zot” i futbollit.

Edhe pas tërheqjes nga futbolli Pele s’do të pushojë së vepruari . Ai do të marrë pjesë në mijëra manifestime sportive të organizuara nëpër vende të ndryshme të botës.

Të gjithë udhëheqësit shtetëror të Brazilit në prononcimet e tyre në Media të shkruara dhe ato vizive  thanë “Edson Arantes do Nascimento-Pele, ishte dhe mbetet Ambasadori më i suksesshëm i vendit tonë.”

Pele në periudhën janar 1985, janar 1999 e kreu edhe detyrën e Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Brazilit. Ky njeri shpirtmirë që ndër dekada kultivoi paqeje dhe dashuri e meriton lotin dhe dhembjen.

Sot, jo vetëm Brazili por e gjithë bota përparimtare u lut që shpirti i këtij margaritari të papërsëritshëm të futbollit të pushoj në paqeje të përhershme !

ARIF EJUPI

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.