GJUKANOVIQ DO TA ZHBËJË GJYKATËN SPECIALE PËR ÇAKORRIN?!

0
Milo Djukanovic

Nga: Binak MAXHARRAJ

Avokati i mbrojtjës së Hashim Thaçit, Gregory Kehoe në një shkresë derguar Kryeprokurorit të Gjykates Speciale ne Hagë, Jack Smith thekson se pret të deshmojnë edhe nëntë të huaj, që mendohet se kanë autoritet, mendohet se gëzonin autoritet të lartë apo kishin dhe dikush ende ka detyra të larta shtetërore.

Sot midis këtyre nëntë të huajve u lakue edhe emri i Presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.

Pse jo bile presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq do te deshmojë me vetëkënaqesi në mbrojtje të Hashim Thaçit, kur dihet se Hashim Thaçi ia bëri nderin me të madh ne histori, duke ia dhuruar si ne tepsi Çakorrin më 8200 hektarë, këtë përkrenare madhështore të Kosovës, që ia kishte dhuru natyra dhe gjithmonë ishte i Kosovës.

Për Çakorrin gjatë historisë janë zhvilluar beteja dhe luftëra të përgjakshme midis Kral Nikollës dhe Mark Milanit të Malit të Zi, por kurr nuk ia arrijtën ta pushtojnë Çakorrin, sepse atë e mbrojtën kreshniket e Rugovës më plot fanatizem, ku edhe sot atje gjenden varret e tyre.

Por, çuditërisht pas 100 e kusur vjetëve Çakorrin ia dhanë vetë shqiptarët pa luftë. Ndodhi kjo pas luftës apo me mirë në vitin 2017, kur me propoizimin e Hashim Thaçit, Ramush Hrajdinajt dhe Isa Mustafës, Parlamenti i Kosovës turpshëm dhe tradhëtisht e ratifikoji demarkacionin me Malin e Zi, i cili që ateherë i takon Malit të Zi.

Këtë e bënë pa u pyet fare popullata e Rugovës, anipse ata e kishin premtimin dhe zotimin e Presidentit historik Ibrahim Rugovës, se Çakorri përjetësisht do te mbetet i Kosovës, i rugovasve qe dikur e mbrojtën me fanatizëm duke dhënë edhe jetët e tyre.

Sot rugovasit mund vetem ta përkujtojnë si ne andërrë Çakorrin, i përkujtojnë ato male e kreshta, lugina e liqene, suka dhe male, ku dikur e kishin kaluar femijërinë, kishin pasë andrrat më të bukura të djalërisë dhe vajzërisë, t’i përkujtojnë dhe t’i shohin se si shqiponjat dy krenare edhe sot shikojnë kah Kosova, e jo kah Mali i Zi, iu është bërët një e padrejtë shekullore.

Sot rugovasit nga larg mund t’i shohin varret, që u mbetem matanë gardhit, dhe për t’i vizituar duhet të kalojnë me pasosh apo me lëtërnjofime.

Por, historia do t’i denojë, do të bjerë mallkimi i historisë mbi supet e atyre, që me vetëdëshirë ia çkapën Çakorrin Kosovës dhe rugovasve.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.