QVjosa Sopi shkruan:
Jam 54 vjeç dhe kam qenë pjesë e protestave para luftës, kur Kosovës iu suprimua autonomia dhe u mbyllen shkollat shqipe ne Maqedoni . Kjo përvojë më lejon të bëj një dallim që sot po humbet: dallimin midis protestës që ndërton një kauzë dhe protestës që e dëmton atë. Atëherë protestonim kundër një shteti që na mohonte. Synimi ishte të fitonim të drejta dhe, më vonë, një shtet tonin. Institucionet që po sulmohen në Tiranë janë pikërisht ato që na.ndihmuan per te fituar atë luftë dhe me shume sakrifica. Kur i thyen ato, nuk godet padrejtësinë, godet frytin e vetë kauzës.
Së dyti, metoda. Protestat tona të atëhershme ishin paqësore me vetëdije. E dinim se forca jonë ishte morale: bota duhej të shihte një popull të shtypur që kërkon drejtësi me dinjitet. Kjo ishte arma më efektive që kishim. Vandalizmi sot e përmbys këtë logjikë. Ai u jep argumente atyre që duan ta paraqesin shqiptarin si të dhunshëm dhe ta delegjitimojnë vetë kauzën për të cilën thuhet se protestohet.
Së treti, rezultati. Asnjë institucion ndërkombëtar nuk e ndryshon qëndrimin sepse u dogjën kosha apo u thyen xhama. Përkundrazi, çdo akt i tillë e dobëson pozitën e shqiptarëve në tryezat ku vendoset realisht.
Prandaj nuk e kuptoj solidarizimin e figurave si Lirim Mehmetaj e Resull Sinani e Valon Asani per te cilen kam pasur respekt per faktin se kane perkrahe vlerat e luftes. Mund të kesh zemërim të ligjshëm ndaj një vendimi, por detyra e një zëri publik është ta kanalizojë atë zemërim drejt veprimit të mençur, jo ta justifikojë shkatërrimin. Për VV-në, qëndrimi i saj i hershëm ndaj UÇK-së e bën edhe më paradoksale çdo pretendim për të qenë zë i kësaj kauze.
Kauza e drejtë nuk fitohet duke rrënuar shtetin. Fitohet duke e forcuar atë.
Përgjigjia ime për Vjosën:
Protestat në Shqipëri janë si rezultat i kondensimit të shumë pakënaqësive, sidomos korrupsionit të madh dhe mashtrimit nga KM Rama, çmimeve të larta dhe shitjes së aseteve të mbrojtura kombëtare e më gjerë!
Nuk ka rëndësi kush drejton një vend, por si e drejton atë! Nëse Rama sillet si shka e më keq se shkau me pasuritë kombëtare të shqiptarëve, sidomos korrupsionit, si duhet të sillet sipas mendimit tënd populli shqiptar me të?!
Dua të pyes shkurt për disa gjëra nëse i di, e nëse nuk i di mësoji, e pastaj refkekto. Nëse i di e je prapë me Ramën, pastaj ke problem ti, jo protestuesit shqiptarë!
1. Rama është bërë miliarder bashkë me të afërmit e njerëzit rreth tij!
2. Ka bashkëpunuar me krimin e organizuar e trafikantët e drogës për të blerë e vjedhë votat më 2025, pra pushteti i tij nuk është me vota, por me vota të deformuara për shkak të presionit e parave!
3. U jep leje ndërtimi për kulla e resorte etj., këtyre grupeve kriminale, ku Rama merr pjesën e vet! E kështu ai pasurohet me postin që ka, prandaj e mban pushtetin me dhunë e nuk i bëhet të ikë.
4. Po dëmton territorin shqiptar me ndërtime e betonizime – dikur Tiranën, tani gjithë Shqipërinë, me lejet e ndërtimit që jep për arsye korruptive dhe në zonat e mbrojtura që janë laguna e trashëgimi kulturore e historike e këtij vendi.
5. Rama po sillet si pronar i Shqipërisë, me arrogancën e tij dhe përdorimin e policisë, ai ka bërë diktat e sillet si pasha, pa pyetë për ligje e për kushtetutë!
6. Çmimet e larta në Shqipëri vijnë kryesisht për 2 arsye kryesore: 1. Barra fiskale e produkteve ushqimore të shportës në Gjermani është 6%, kurse në Shqipëri 20%. Shumë ushqime importohen dhe i kemi çmimet më të larta në rajon e nganjëherë më të larta në Evropë! 2. Shqipëria peodhon naftë e ajo vidhet. Ndërsa çmimet e karburanteve janë më të larta në rajon. Kjo rrit edhe çmimet e produkteve tjera për shkak të transportit. Unë psh. harxhoj naftë në vit, 3000-5000 Euro më shumë se një banor i Malit të Zi, Kosovës apo Maqefonisë, për shkak të çmimit të lartë të saj! A na ka bërë lopa ne thua apo si?! Se Rama sillet si kokë-mushk, nuk do të dëgjojë…
7. Belinda Balkuku mori sot 15 akuza për korrupsion nga SPAK, por Rama e mbron, se kanë vjedhur bashkë. Po të mos ishte KM, Rama merr minimalisht 20-30 akuza të tilla dhe e kalon pjesën e mbetur të jetës në burg.
8. Nga vitet e tij në pushtet, Rama mund të ketë bërë pasuri më shumë se George Soros, i cili ka 8 miliardë dollarë. Të gjitha janë para të shqiptarëve, që ky i ka vjedhur, ndërsa ata që peotestojnë shumica diskutojnë bukën e gojës!
Tani me kë je ti? Me Ramën – hajnin e mashtruesin më të madh në histori – kryeministrin më të mirë serb mga koha e Pashiqit – si e quante gazetari gjerman i FAZ-it, apo me protestuesit e varfër që e duan Shqipërinë e nuk duan ta lënë Ramën që ta shesë?!
Për dhunën në protesta, edhe unë jam kundër, por a ke ti apo ndonjë tjetër ndonjë rrugë më të mirë dhe funksionale për ta larguar Ramën pa dhunë?! Se ai i blen e vjedhë zgjedhjet sa herë që të bëhen…
Shqiptarët po protestojnë nga dëshpërimi, jo nga serbi e greku e rusi, etj. Dhe e shohin si rrugën e vetme për shpëtimin e vendit – Shqipërisë – nga diktati i Ramoviqit!
Shënim plotësues:
Procesi i Polibit: shoqëria ka 6 sisteme, 3 janë të rregullta, 1. Demokracia, 2. Mbretëria, 3. Aristokracia.
Demokracia kalon në anatki si proces i degjenerimit, korrupsionit etj., si tani në Shqipëri.
Mbretëria kalon në Tirani për shkak të degjenerimit.
Aristokracia kalon në Oligarki, për shkak të degjenerimit.
Polibi thotë se kjo ndodhë pavarësisht efektit kohor, 2 vjet apo 10 vjet apo 100 vjet…
E kështu kemi problem edhe ne në Shqipëri e më gjerë, pasi demokracia kakaluar në anarki e rrezikojmë animin drejt një diktati té Ramës, nëse ai i shuan protestat me dhunë!











