OSMANI DHE ABAZOVIQ PËRPLASËN PËR “BALLKANIN E HAPUR” DHE DEMARKACIONIN

1
Lajçak - Osmani - Abazoviq

Më shkas:

Nga Binak MAXHARRAJ

Sot ne Malin e Zi ka filluar Samiti për Demokraci për Evropën Juglindore.

Në panelin e këtij Samiti Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, dhe kryeministri i Malit te Zi, Dritan Abazoviq u përplasën mes vedi për dy çeshtje kruciale për te dy vendet: për “Ballkanin e Hapur” dhe Demarkacionin.

Se pari, fill pas zgjedhjes se Abazoviqit për kryeminister të minorancës “Bora dhe Ramizi”i diteve te sotme, pra Vuçiq dhe Rama filluan ta miklojnë, joshin Abazoviqin qe t’i bashkohet nismës proserbe ”Ballkani i Hapur”, i cili sikur nuk hetizoi shumë për t’u bërë pjesë e kesaj nisme ne Samitin e ardhshem, qe do te mbahet me 10 qershor në Maqedonin e Veriut, anipse gjysma e shoqërisë se Malit të Zi e kundërshton këtë. Abazoviq pjesëmarrjen e tij ne Samitin e Shkupit e konfirmoi edhe sot.

Se dyti, kryeministri i Malit të Zi, Ditan Abazoviq fill pas marrjes se detyrës se kryeministrit të Malit të Zi, u çoj fjal krerëve, pushtetarëve te Kosovës se çeshtja e kufirit, pra demarkacionit me Kosovën ka marrë fund, është punë e kryer dhe se nuk sheh kurrfarë mundëesie për rishikimin e e tij, këtë te dhënë e pësëriti edhe në panelin e sotem në Samitin ne fjalë, qe po mbahet sot në Mal të Zi.

Ky është ai kryeminstri Abazoviq i tretë shqiptar në Ballkanin Përendimor, me të të cilin shqiptaret filluan te admirojnë, t’i thurin ellozhe të llojllojshme.

Jam i lire të theme një te vërtët se kryeminstri Abazoviq nuk ka kurrfare force politike në Mal të Zi për te u marrë me punët e mëdha te shtetit sepse forca e tij është e vogë sa një gogel me veç kater deputetë, ashtu siç ishte i vogel edhe roli i ish-krymenistrit tone Haradinaj, i cili i kishte vetem shtatë deputet.

E mënjehershme në këtë panel te Samitit ne Mal të Zi ishte reagimi shumë i ashpër dhe shumë me vend i Presidentes se Kosovës Vjosa Osmani:

Sa i përketë nismes për “Ballkanin e Hapur” presidentija e Kosovës tha se kjo nuk është një nismë e mire, nuk i zgjidhë problemet ne Ballkanin Përendimor por ato i veshterson edhe më shumë sepse ne këtë menyrë hapet hegjemonizmi serb në tërë këtë hapesirë të Ballkanit përendimor, se Serbia është ajo e cila e ka forcën ekonomike qe ti gellditë te gjitha asetet e vendeve tjera.

Por, pos kesaj Kosova e kundërshton nismën “Ballkani i Hapur”, duke këmbëngulë në atë se Kosova duhet te përfaqesohet si e barabartë, gjegjesishte si shtet i pavarur të cilën e kundërshton Serbia. Pra nuk mund te marrish pjesë dikund në çfarëdo vendi, apo nisme, nese nuk je i barabartë, ka theksuar presidentja Osmani. Për Kosovën është me atraktive Nisma e Berlinit, ku çon drejtë integrimeve euroatlantike.

Përplasje tjetër midis kryeministrit Abazoviq dhe Presidentes Vjosa Osmani ishte edhe vija e demarkacionit me Malin e Zi, ku kjo vij ka zbritë për shtatë kilimetra ne mbrendi të Kosovës duke i humbur mbi 8200 hektar tojë nga Kulla e deri ne Çakorr. Pra, ishte një qasje e gabueshme e komisionit Meha, i cili nuk kishte te bente me demilitimin (përcaktim te kuririt të rij), por vetem te demarkohet kufri aty ketu me ndonjë korrigjim te papervillshëm.

Duke u nisur nga kjo Dritan Abazoviq kërcej si skakavci duke theksuar se vija kufitare me Kosovën është akt i kryer, i përfunduar dhe se nuk do te këtë kthim pas, e bile as korigjim. Pra, kjo është ajo fytyra e shqiptarit.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i kundërvehet fuqishëm abazoviqit se vija kufitare midsi Kosovës dhe Malit te Zi nuk është më çështje politike por është çeshtje e eksperteve qe se shpejti duhet te nisin punën ne teren, beso për te ligjitimuar vijën kufitare ne Çakorr dhe Kullë ku ka qenë përpara,e vijezuar ne te gjitha hartat civile shkollore, ne hartat ushtarake e njohur edhe vija ndekombëtare të pranuar nga te gjitha shtetet, pra këthehet vija kufitare te cilën e vizijoj komisioni shteteror ish-jugosllavisë ne vitin 1946 në krye me Milovan Gjilasin.

Për t’u bërë rishikimi i kufirrit ne mes dy vendeve Kosovës dhe Malit te Zi foli edhe kryetari i Malit te Zi Mile Gjukanoviq, i cili dite më pare e vizitoi Kosovën, ai e la mundësinë e korigjimit të kufirit, qe do te thotë se presidentja e Kosoves ka plotesishtë te drejtë kur thotë se tashti çeshtja e kufirit ka kaluar nga politika te ekspertet, te cilët besoj se do ta kryejnë këtë punë me nderë dhe shkencore, e jo ne ate stilin se ky lis a duht t’i takojë Kosovës apo Malit te Zi, kur është çështje se kufiri ka zbritë për shtat kilometer ne brendësi të Kosovës.

Në fund uroi qe komisionet e të dy vendeve t’i qasën kësaj punë ne menyrë shkencore, profesionale me argumete dhe fakte qe kufiri te rikthehet at ka ka qenë qe nga viti 1946 dhe me heret qe se ka luajt as krale e mbreti, as kral Nikolla, e as Mark Milani anipse bënë luftra për ta marr, por kufirin e mbrojtën me fanatizëm kreshniket rugovas, por se luajti as Millosheviqi, por qe luajten vete udheheqesit e pa tru shqiptar te Kosovës në krye me Hashim Thaçin.

Pra, përplasja midis kryetares Vjosa Osmanit me kryeministrit Dritan Abazoviq është krejtesisht e parendesishme, sepse Abazoviq nuk ka peshë politike qe te merret më këto dy çshtje kryseore shteterore për Malin e Zi si “Ballkani i Hapur” dhe Demarkacioni, sepse Abazoviq flet pa lidhje, sepse edhe ai vetë e din se në Mal të Zi kullet dikush tjetër, qe do te thotë se është Milo Gjukanoviq, i cili tani për tani ka frejtë në dorë për Malin e Zi, sepse se ku gjendet sot Mali i Zi është meritë 30 vjeçare e Milo Gjukaniviq e jo e Dritan Abazoviq. Gjukanoviç është ideator krejtë asaj se çfarë ka arrijtë Mali i Zi në këto tri dekada, ai në menyrë mjeshtrore e ndau Malin e Zi nga Serbia fashiste, ai është meritor qe Mali i Zi sot është anëtar i NATO-s.

Dhe ne fund për fqinjesinë e mire midis Kosovës dhe Malit te Zi është meritë, poashtu e Milo Gjukanoviq, dhe këto maredhenje siç thotë presidentja e Kosovës Vjosa Osmani do te vazhdojnë, përparojnë dhe te forcohën edhe me shumë si dy fqinjë të mirë.

Shënim: Don Prezidentja me ia mbushë mendjen edhe Abazoviqit mos me e pranua Ballkanin e Hapur, nuk don me i heqë kufijtë mes shqiptarëve në Ballkan ajo, dhe nuk mjafton mer kaq, don me i ba edhe tjerët për mos me e ba këtë punë. Për mua është më mirë me i heqë Shqipëria kufijtë me fqinjët, se dalin pastaj mallat e njerëzit ma lehtë nga njëri-vend në tjetrin, pa kontroll fare.

Dhe nuk e kam ende të qartë pse Kosova po e refuzon këtë gjë të mirë për banorët e Ballkanit dhe e quan iniciativën “pro-serbe” e jo pro-Ballkanit? Duket se Kosova don me i ba presion Serbisë për njohje edhe me këtë mënyrë. Por në Ballkanin e Hapur nuk ke detyrim, janë gjërat me dëshirë, po të duash hyn, po të mos duash nuk hyn, e kaq! Të ecë keq del prej tij, e kështu që nuk ka pse dramatizohet kjo punë fare nga Kosova.

Kosova është shtet i pavarur dhe si i tillë do të jetë, pavarësisht e njeh apo jo Serbia. Kosova nuk ka pse i var fatet e zgjedhjet e saj në gozhdën e ndryshkur të Serbisë. /AÇ

1 KOMENT

  1. Zonja osmanoglu, eshte nje person primitiv, pothuaj me primiti se Abu Binak Al Maxhaari, i cili eshte nje bedouin i Kosoves, dhe nehet kinse po di diqka… plus ne kete artikull ky pro-shkavell perdori terme ne gjuhen shkavelle… qe tregon mjaftueshem se ky ende mendon si shkavell….

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.