14.2 C
Tirana
E enjte, 26 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj A do të hap kapitull të ri ndërrimi i pushteteve në Serbi,...

A do të hap kapitull të ri ndërrimi i pushteteve në Serbi, në marrdhënjët më Kosovën?

0
Protesta - Serbi

Vështrim

Skënder MULLIQI

Se a do të hap një kapitull të ri ndrrimi pushteteve në Serbi, në marrdhënjët më Kosovën, mbetet të shihet së çfarë përgjigje kemi nga Lista Studentor? A do të thotë se largimi i Aleksander Vuçiqit, dhe ardhja në pushtet e gjenerats së re, se gjerat karshi Kosovës do të ndryshojnë për të mirë, apo do të udhëhiqet e njejta politikë? Në Kosovë ky ndrrim i pushtetit po shikohet më kujdes. Nese kan ndodhur ndryshime demokratike në Serbi vërtetë siç po thuhet, kjo mbetet të vërtetohet në ndryshim qëndrimi ndaj Kosovës. Pranimi i pavarësisë nga ana e Serbisë që është shumë diskutabile se do të ndodhë, do të thotë test i pjekurisë politike dhe demokracisë për këtë shtet.Sipas asaj që është thënë në protesta dhe më vonë kur bëhët fjalë për Kosovën, kemi pothuaj qendrime të njejta më të Vuçiqit. Nuk do të ishte vetëm formulim politik, por pranimi i shtetit sovran të Kosovës i shpallur në vitin 2008, dhe i pranuar mbi 100 shtete, do të thotë marrëdhënje të reja më këtë shtet. Do të shohim së Lista Studentore do ta trajtojë Kosovës prap si territor të saj, apo do ta heq nga preambula kushtetuese e Serbisë.

Serbia e Vuçiqit kishte mbajtur lidhje të ngushta më Rusinë me pretendim së ky shtet do të mbrojë interesat serbe edhe në OKB, duke penguar inkuadrimin e vendit tonë në këtë organizatë botërore. Pasojat qe la regjimi i kriminelit të luftës, Aleksander Vuçiq janë të mëdha, i cili gjatë mandatit të tij e kërcënoj Kosovën për pushtim më luftë, duke inskenuar sulmin terrorist në Banjskë përmes Radojçiqit. Pasojat e marrdhënjëve të pa stabilizuara për Serbinë kanë rrënjë të kahmotshme, në elaboratët shoveniste serbe karshi Kosovës. Shpërbërja më luftë e ish-Jugosllavisë ishte tendencë që këto elaborate të vihen në veprim në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar, përmës regjimit të Milosheviqit, për Serbi të Madhe. Ishte lufta jonë çlirimtare dhe forcat ushtarake të NATO-së që e penguan realizimin e një projekti të tillë fashist. Serbia edhe pas Millosheviqit u ushqye më tezen shoveniste të gjithë serbët në një shtet, që ndryshe quhet “bota serbe”. Se a do të qmontohet më në fund kjo logjike mesjetare serbe, mbetet të shihet nga regjimi i ri në Beograd. Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme për shqiptarët.

Serbisë së sotme i ka mbetur të lënë mbrapa të kaluarën duke pranuar një realitet i cili nuk zhbëhet. Kosova ishte e okupuar për shumë vite në serbosllavia, dhe përfundimisht u çlirua nga kjo ngrehinë artificiale në vitin 1999. Bashkësia Evropiane dhe Amerika për shumë vite menduan dialogun për normalizim të marrdhënjëve. Patem marrveshjët e Brukselit të cilat nuk u zbatuan në praktikë nga regjimi i Vuçiqit dhe së fundi marrveshjën e Ohrit të planit franco-gjerman. Dialogu nuk mori kahjën e normalizimit të marrdhënjëve për shkak se Beogradi gjithmonë u sherbye më opstrukicione politike që bukur shumë u përmbajtën edhe nga emisarët politik të BE-së, si ndërmjetës të këtij dialogu, tashmë të stagnuar që disa vite. Ne këto bisedime u fakturizua Serbia e Vuqiqit pa asnjë bazë e cila mbanë hipotekën e shtetit që shkaktojë gjenocid më rastin e shpërbërjes të ish-Jugosllavisë. Kosova mori embargo ekonomike pa asnjë faj, vetëm pse vuri rend dhe ligj pas shumë vitësh në veri të Mitrovicës, ku sunduan strukturat paralelele kriminale serbe, të cilat për shumë kohë këtë pjesë të Kosovës, me veprime terroriste e mbajtën të destabilizuar.

Shumë deri më tash shtetet e BE-së kërkuan implementimin e Asociasionit të Komunave më Shumicë Serbe me kompetenca ekzekutive, të marrveshjëve të Brukselit të vitit 2013 dhe 2015. Ky Asociacion është moll sherri që nuk duhet të implementohet si i tillë së cenon rëndë shtetësinë e vendit tonë.Ne kemi asociacionin e komunave tona, ku edhe pakica serbe duhet të ikuadrohet, apo tek e fundit pos ndonjë asociacioni kulturor siq e kan edhe serbët në Koroaci, nuk mund të vjen në shprehje. Madje asnjë asociacion mendojë se nuk do të ishte duhur të vjen në implementohet pa u njohur nga Serbia pavarësia e Kosovës. Ky shtet fqinj duhet të ekstradojë më në fund organeve tona terroristin e Banjskës, Milan Radojqiq, siç kan kërkuar dhe po kërkojnë veq Kosovës edhe shtetet e BE-së. Pas rënjës nga froni ky process ishte dashur të vazhdojë edhe me arrestimin e kryeterroristit, Aleksander Vuçiq, ku nuk a pasur asnjë mundësi që ky akt makabër të ndodhë pa urdhërinë e tij. Regjimi i ri në Serbi nese dëshiron marrdhënje të mira fqinjësore, duhet të ndryshon qëndrimin e deritashem ndaj Kosovës.

Përfaqësuesit e studentëve duhet të heqin dorë nga retorika para zgjedhore së Kosova është pjesë e Serbisë. Madje, ata kan kërkuar që marrveshjet e deritashme të shqyrtohen. Nese ky shtet ndryshon vetëm qeveritë, por edhe jo edhe logjikën e vjeter të të menduarit, nuk ka asgjë këtu nga demokratizimi. Dhe, ka mjaftë të tillë të cilët mendojnë se në Serbi vështirë do të ketë ndryshime pozitive edhe më Listën Studentore në pushtet. Me logjikë të vjetër pushtuese ndaj fqinjve, ky shtet do të vazhdon agonin politike edhe për shumë decenie, duke hapur probleme të shumta edhe në marrdhënjet ndërkombëtare. Ka mundësi që do të shohim raste të reja më ngerqe të vjetra politike në krye të shtetit serb. Sigurisht së rruga evropiane e Serbisë por edhe e Kosovës pa fajin e saj, do të lidhet më normalizimin e marrdhënjeve të ndërsjella. Normalizimi i marrdhënjëve ndodhë vetëm atëherë kur Serbia pranon pavarësinë e Kosovës. Kështu do të stabilizohet edhe mbarë rajoni. Ky është testi kryesor i regjimit të ri në Serbi, apo do të vazhdohet më politikat e konflikëteve më shtetet fqinje edhe Kosovën. Ballkanit nuk i duhet një ndrrim pushteti në Serbi, me politika të njejta luftënxitëse…

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.