14.2 C
Tirana
E dielë, 15 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Artikuj A ka arritur edhe në Kosovë ideologjia nga ”Vëllazëria Myslimane”?!

A ka arritur edhe në Kosovë ideologjia nga ”Vëllazëria Myslimane”?!

0
Muslim Brotherhood
Ismet Hasani
Ismet Hasani

Nga Ismet M. Hasani, Suedi

Si e tillë, ”Vëllazëria Myslimane” (në tekstin e mëtejm VM) nuk është ekstreme, nuk është e dhunshme. Pra, pjesëtarët e saj nuk marrin pjesë në akte ekstreme, por promovojnë paqen, tolerancën. Veprimet e tyre janë të padukshme?! Në VM janë involvuar dhe janë pjestarë – anëtarë të saj edhe njerëz me tituj shkencorë: doktorë shkencash, profesorë, juristë, historianë, aktorë etj (edhe) në Kosovë.

Platforma e saj nuk është ekstreme. Në kohën kur kishte ra sulltanati (Osman) dhe kalifati turk, edhe më heret, njerëzit në Egjypt ideologji e kishin islamin dhe reformimin e individit nga aspekti islam. Në qoftë se reformohet individi, reformohet familja e tij dhe shkallë-shkallë, happ as hapi reformohet edhe shoqëria. Ata paroshofin se brenda 200 apo 300 vitesh reformohet i tërë Globi, për të jetuar në qetësi, sipas ligjeve të Sherijatit*1).

Platforma erdhi nga Hasan Elvana në vitin 1928, e pas tij vjen Said Kutbi, i cili në fillim nuk ishte religjioz, por më vonë kishte arritur ta përfaqësojë Ministrinë e Arsimit. Kështu që Said Kutbin e dërgojnë në Kolorado (SHBA), për t’u marrë me reformimin e arsimit. Por atje kishte hasur në një shoqëri që nuk perkiste me karakterin e tij, me kulturën e tij. Në Memoarët e tij, ky shkruan se shoqëria atje ishte e degjeneruar, prostitucioni ishte në shkallën më të lartë.

Kështu ky shkruan librin e tij me titull ”Rruga e Shënjtë”. Siç shkruan ai, edhe vet Abdel Gamal Naser ishte pjesëtar i VM dhe se në pushtet kishte ardhë me ndihmën e VM, por qendrimi i tij ishte i ndryshëm nga i atyre të Egjyptit, dhe ata e quajtën tradhëtar. Pas një kohe Said Kutbi bie në burg dhe Abdel Gamal Naser i kishte vizituar disa herë duke u përpjekur që ta bindte që të heqë dorë nga kjo ideologji, se do ia shpetonte jetën, por Said Kutbi i kishte thënë:

Nuk pajtoj që të më shpëtoi jetë – të më falë jetën një qyfar (i pa fé);
Në qoftë një ditë më akuzojnë, vepra ime do të përhapet shumë shpejt (gjë që ka ndodhur pastaj);
Unë dua një gjyq të drejtë; në qoftë se nuk ka një gjyq të drejtë unë do kërkoj një gjyq tjetër.

Formimi i VM në fillim ka pasë vetëm 15 anëtarë, në mesin e të cilëve ka pasë historianë, teologë, miliardërë…, të cilët pastaj kanë zhvilluar drejtimet e tyre, përfshirë Palestinën, Tunizinë etj. Udheqësia ka ndryshuar, ka evoluar vazhdimisht.
Pra, Hasan Elvana ishte themeluesi i parë (1928) e pastaj, pas vdekjës se tij, kanë udhëhequr të tjerë.

Pasojat e Hasan Elvanës kanë dhënë efekte: ka pasë përkrahjen e masës se popullit. Pa marrë parasysh pengimit prej shtetit, pas një kohë anëtarësia ka arrijtë numrin prej 2 milion pjesëtarë. Problemi i tyre kryesor në atë kohë ka qenë çështja e Izraelit.

Hap i rëndësishem i VM ishte në vitin 1953, kur bëhen bashkë me të gjitha shtetet në Jerusalem. Pra, jo rastësisht ishet zgjedhur Jerusalemi. Aty për herë të parë ftohet edhe një iranian – Naval Safavi, i cili luajti rol të rënësishëm në koordinimin mbar islamik. Pra, aty u muarr vendimi i parë, përndryshe Izraeli nuk do të njihej në historinë e tij.

Problemi arab, Palestinez u shendërrua në përralla gjithëislamike. Por ky bëri ngritjen e një Revolucioni Islamik, dhe kjo vazhdoj gjer në vitin 1979, kur Revolucionit Islamik iu bashkangjtën edhe organizata, ndër të cilat edhe ajo që ka ekzekutuar Naserin e më vonë edhe Asadin, i cili kishte nënshkruar një kontratë paqeje me Izraelin.

Ideja e VM ishte të formohen njësite paramilitare avangarde, e njëri prej më të merituarit ishte Osama bin Laden, i cili ishte njeriu me kryesor i ALKAIDËS, Duhet theksuar se Myftiu i Jerusalemit, i vetquajturi ”Myftiu i Madh” kishte lidhje edhe me Adolf Hitlerin dhe kishte formuar njësitet e SS-ve në Bosnje në atë kohë.
*
Deri në vitin 1982 VM nuk ka pasë ambicje të mëdha për Europë, edhe pse VM gjatë Luftës se Dytë Botërore kishte lidhje me Europërn dhe Ballkanin.

Në vitin 1982 kishte konflikt brenda VM, por në vitin 1983, ndryshoi gjendja dhe ky konflikt u shua (nderpré) dhe VM vepronte për të mirën e popullates, por ideja e tyre ishte si ideja e Hasan Elvanës dhe e Kutbit.

Nga miliarderët qëndronte pjesa më e madhe, por ideologjia ishte si ideologjia e Elvanës dhe ajo e Kutbit. Por nga shteti filloi përndjekja e tyre, të cilët përfunduan në Katar, ku e gjetën strehimin. Pas një kohe, këtyre të përndjekurve ”u nuhaten” edhe nga Katari, gjetën strehim në Gjermani, Zvicër, Francë, Austri dhe atje kanë themeluar VM, në krye të se cilës ishte Said Ramadani, i cili ka themelua Qendrën Islamiken ë Gjenevë (Zviër), Pastaj djali i tij Taik Ramadani, ishte publicist – i cili është gjallë dhe realisht i është ngritë akuzë për delikte seksuale, keqpëerdorim seksual dhe është dënuar në Francë me 18 vite burg.

VM ka depertuar gjer te familjet me zë në të gjitha shtetet evropiane dhe është edhe sot. Evropa ia kishte hapur dyert VM dhe këta hapen biznese të mëdha në Zvicër, Gjermani, Austri, Francë. E krejt këto ishin të financuara nga miliarderët dhe dhëndrri i Mbretit të Arabisë. Filloi ndertimi i Xhamive nga institucionet e tyre të Qeverisë Islamike të cilat ishin institucione ne vete. Xhamitë nuk ishin vetëm për falje (namaz), por edhe për veprimtari tjera në interes të VM dhe institucioneve të Qendres Islamike, në fakt u themelua edhe Bahkësia Islame.

Sherbimet Sekkrete të çdo shteti ishin të njohura për to por nuk reagonin deri atëherë kur rrezikohej jeta e njerëzve, pra të ruajnë jetën e njerëzve.
*
Përmes VM janë sulmuar heronjët, janë sulmuar personalitete të larta, si Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Nëna Tereze, Adem Jashari edhe pse ka qenë i familjen myslimane, etj.

Kemi raste edhe në Evropë, ta zëmë vjen një imam në Gjermani e flet zi e terr për popullin e vet dhe nuk marrin masa ndaj tij?!
Po ashtu, kemi shqiptarë që kanë lindur e janë rritur në Gjermani dhe preferojnë që zgjidhje e mirë është vetëm Sheriati. Ata flasin se si janë të diskriminuar nga shteti ku jetojnë: Gjermani, Zvicër, Francë, Austri etj.
Kemi edhe të rinj të krishterë që sulmojnë Islamin dhe një ditë ka me ndodhë ”diçka”! (Fatmir Gashi, Zvicër)
*
VM ka metoda dhe përdor metoda për tïa arritë qëllimit të vet. Interesit të vet.

Në vitin 1953 është marrë një Vendim që Qendra e VM me qenë Jerusalemi.
Baza qendrore e VM ka qenë në Katar dhe në Arabinë Saudite dhe në shumë shtete tjera në Evropë e gjetiu…!
Tani Qendra e VM është në Turqi, ku Taip Erdogan dhe nipi i tij e përkrahin këtë Qendër. Çdo vit mbahet MBLEDHJA E VM në Turqi, kur ”derdhet para e madhe”, pra shuma të mëdha parash.

Ka pas shtete që kanë qenë të ndara në atë kuptim, por VM i ka bashkuar, i ka afruar. VM i harmonizon këto çështje.
*
Kemi shqiptarë që i janë nënshtruar kësaj ideologjie: kemi letra, dokumente që VM u dergon letra antarëve të vet për ndihmë ne emër të Zotit. Kemi raste që letrat vijnë nga Katari e vende tjera ku vepron VM. Ato ndihma i përdorin për ndertimin e institucioneve të reja, sepse numri i anëtarëve po rritet shpejt, e këto ndertime nevojiten për kryerjen e riteve islame…!
*
Ka qendër të VM edhe në Zvicër e vende tjera ka qendra të VM.
Ka shqiptarë që i dergojnë letrat në Katar, duke shkruar se si shqiptarët janë të diskriminuar nga shteti ku jetojnë. Për fëmijtë e tyre kërkojnë ndertimin e shkollave private shqipe me mësues të njohur si pedagogë, të cilët paguhen mirë, nga VM (miliarderët).

Në VM më se shumti janë të përfshirë shqiptarët dhe boshnjakët.
*
Edhe në Kosovë e kanë pranuar këtë ideologji të VM dhe Platformën se saj.

Në çdo institucion ka depërtuar ideologjia dhe Platforma e VM, edhe në Bashkësinë Islame, ku me para të VM dergohen në Umre dhe në Mekë për Haxh, krejt këto me para të VM, Kanë depertuar edhe në Parlamentin e Kosovës, ku diskutohet për ”Shaminë”, disa janë për e disa janë kundër.
*
Në Kosovë kemi edhe hoxhallarë që janë në VM, disa prej të cilëve e shprehin haptazi. Ta zëmë hoxha Shefqet Krasnqi del haptazi, Elvis Naçi në Shqipëri, Ahmet Kalaja në Kosovë etj . Ké njerëz të drejtësisë, të cilët më shumë merrën me tema islame sesa për profesionin e vet…E tmershme!

VM ka depërtuar edhe nëpër shkolla.

Ata cilët e përkrahin apo janë anëtarë të VM, atyre që nuk janë, të njejtit i diferencojnë: 1) në burra qafira…2) shqiptarë të ndërshëm, ata që përqafojnë fénë dhe VM. Këta që bëjnë këto diferencime janë të familjeve muslimane, këta janë intelektualë, kanë tituj shkencorë…!
*
Kur theksohet shkuarja në Umre, apo në ”Haxh” është e financuar nga VM dhe kjo në Kosovë është legjitime, e lejuar për të interesuarit. Nuk ka problem sepse këta të VM japin pa pare edhe traktora, lopë, japin iftare për muajin e Ramazanit: japin pare edhe për infrastrukturë në Kosovë, e krejt këto gjëja për bamirësi në Kosovë; për disa finansime ia kanë kaluar edhe vet pushtetit. Këto organizata veprojnë sipas Vendimeve të Ministrisë për çështje islamike. Në krejt këto, VM vepron në bazë të Sheriatit.

Thuaja në çdo organizatë dhe institucion është e infiltruar VM dhe qëllimi i saj është ndërtimi i Qendrave islamike dhe të veprojnë sipas Ligjeve të Sheriatit. Kjo në Kosovë është l e g a l e (haptas). Njejtë nëpër shkolla është infiltrua VM, e kjo nënkupton ISLAMI POLITIK dhe veprim sipas Platformës se VM,
*
Forma tjetër e infiltrimit të VM janë mediat, sheshet, rrugët, defilimet e ndryshme, paradat e ndryshme para heronjve…!
*
Në fé nuk ka komb! Kjo është përrallë e moçme.

Për disa besimtarë musliman, prat ë besimit islam, është mjerim që kanë lindur e flasin gjuhën shqipe!

Edhe vet Muhamedi, me fjalët (haithet) e tij e lartëson veten, popullin e tij dhe fisin e tij. Pra, e ngrit veten mbi të tjerët; këtu komb nuk ka!
*
Në këto çështje, klerikët janë ata që veprojnë në popull. VM nuk vjen me topa, as me tanksa, as me atom, por në mënyrë të padukshme infiltrohet në popull (shoqëri) gradualisht dhe me projektet e veta shkon hap as hapi dhe përditëson kulturën e tyre me mendimin e tyre, e pasi të përditësohet kuoltura e tyre (kupto: e VM) bëhet normale për popullin dhe nuk kundërshtohet. Atyre, që e shohin si përditësim, pas një kohe bëhen partnerë dhe bashkëppunojnë me VM, si psh. ata në Perëndim- në disa shtete te Evropës.

Në Kosovë e Shaipëri, po se po VM dhe partnerët e saj, veprojnë në atë mënyrë që, së pari ta shanë heroin kombëtar, atë që s’ta ka goditur as armiku me shekuj, e pastaj këto të VM tërhiqën e thonë: ”Jo more unë s’ta kam bërë këtë as atë!” Pastaj i godet fytyrat më ëmblematike, personalitetet vendore e më gjërë; ta godet flamurin, e sheh se ç’bëri, terhiqet pak dhe pastaj ta godet tjetrën e tjetrën…e kështu është ai përditësimi gradual e dikur bëhetd normal.

VM për 2 vjet i bën 100 vjet! Kjo ua kalon të gjitha Shërbimeve Sekrete që i kanë shtetet Prëndimore. Ajo vjen pa topa, pa tanksa, pa atom, por i përgatitë kuadrot edhe për atom! VM është një organizatë shumë e suksesshme dhe ka shkuar vazhdimisht në rritje.
*
VM ka bërë lidhje edhe me shqiptarë, veçmas me ata që janë shkolluar në Egjipt e shtetet e qytetet tjera islamike, dhe ata veprojnë si ”aktorë”. Disa prej pjesëtarëve të VM kanë ardhë e kanë mbajt ”hytbe” (ligjërata) edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, e madje edhe në Maqedoni e në Luginë. Ata nuk kanë ardhë rastësisht, por me qellime të caktuara!

Pjesëtarët e VM frikohen nga shteti, por punojnë në mënyrë që mos të hetohen; me këto qëllime kanë ardhë në Kosovë, në Maqedoni sidomos.
*
Shqiptarët janë agjitatorët më të rëndësishem. Arabët nuk i angazhojnë nëpër shtet Perëndimore sepse ata dallohen. Ndersa Shqiptarët i angazhojnë sepse i konsiderojnë si evropianë, i kanë përjetuar torturat dhe katrahurat në Kosovë…Në VM janë të rëndësishem shqiptarët dhe të fuqishëm në ketë drejtim për qëllimet e VM. Këta janë ata që nuk respektojnë Kombin e vet, vendin e vet, popullin e vet, nuk respektojnë as shtetin ku jetojnë.

Duhet të jesh i aftë dhe përgatitur për t’i dalluar atë që thotë Bibla e që thotë Kurani. Këte nuk e thonë hoxhallarët nëpër xhamia ku mbjanë ligjërata.

Ta zëmë, hoxha Shefqet Krasniqi nuk është ai që paraqet asnjë problem, se thotë haptas, lirëshëm, është i shkolluar: në një fjali ka thënë, veç tjerash se ”kontributi i hoxhallarëve e ka rrëxuar sistemin komunist” etj. Shefqet Krasniqi në Kosovë, Ahmet Kalaja- me tripat e tij, poashtu, Elvis Naçi në Shqipëri etj. ndikojnë shumë te gjenerata prej 18 gjer 25 vjeçar që ndjekin ligjëratat e tyre, nderkaq tek të tjerët e kanë humbur imazhin se e kanë kuptuar se këta më shumë ”aktrojnë”, por nuk e bëjnë këtë ”aktrim” rastësisht, po me qëllim të caktuar…po në interes të VM.
*
Sa i përket depertimit të VM në Serbi (ish Jugosllavi) dhe Islamit Politik, ka një Qendër islamike në Novi Sad, përmes se cilës dhe Myftiut të Serbisë janë lidhë me Novi Pazarin dhe komunitetin boshnjakë, e pastaj ka depërtuar në Luginë (Medvexhë, Preshevë, Bujanoc). Në ketë drejtim, udhëhqësit e Serbisë iu kanë ndihmuar dhe përkrahur si shqiptarët. e sodomos boshnjakët, të cilcët në shtetet e Evropës (Gjermani, Francë, Austri etj.) thuaja se të gjithë janë me VM dhe rrugën e tyre e kanë marrë edhe shqiptarët muslimanë. Ka raste kur shqiptarët i kanë shkruar Katarit se shteti ku jetojnë po diskriminon shqiptarët, etj.
*
Të theksoj edhe këtë si përfundim!

”Ftoj të rinjtë të jenë të kujdesshëm, që mos të besojnë verbërisht disa ideologëve dhe ideve të tyre,veçmas atyre që vijnë nga jashtë, dhe hoxhallarëve ekstrem, të mos të involvohen si ata në VM dhe në rradhet e tyre, por të ndikojnë me tërë fuqinë dhe diturinë, e ta rikthejnë islamin tradicional, e jo politik dhe të mos involvohen në VM, e cila nuk ua do të mirën aspak. Përkundrazi!” (thotë, përveç të tjerash, Fatmir Gashi, pedagog e hulumtues nga Zvicra, me prejardhje nga Lipjani (Prishtinë).

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.