17.3 C
Tirana
E enjte, 12 Nëntor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi Rënkoka Radika!…

Rënkoka Radika!…

0
Radika River area

Nga Engjëllushe Sheme Koltraka

Si shpellë e stërmadhe është gryka
Kur cel agu e ndriçon drita
Nëpër shekuj rénkoka Radika.

Qetesine e prish gurgullima e lumit
Me nota muzike të zgjon prej gjumit
Ku me kenaqesi e pi kupën e qumështit.

Nga zërat njerëzore ushton gryka
Zërat njerëzore u degjuan nëpër prita
Bashkohen zërat kur bien komita.

Po të zunë rekjanët nga gryka nuk del dot
Të kalosh faqet e rrépirta e ke të kotë
Të panënshtruar rekjanet për jetë e mot.

Kazane e Rekës Skënderbeu ia la Hamzait
Si shqiponja fluturonin mbi kuajt
Si vetetimat, kokat armikut ia prisnin me shpatë.

Çdo armiku në grykë i ngeli koka
Po perse sot renkon Radika!?
Mos vallë sot e mposhti frika?!!!…

Rënkon Radika por nuk frikohet rekjani
Se në zemër ka gjak dibrani
Si shkëmb qendron përballé çdo dushmani.

Kaluan grykës ushtri me rropama
Por rekjanet trima i rriti nana
Në Reke të Dibres i priti kasaphana.

Hajredin Pashës në grykë i mbeti ATI
Dymbedhjete mijë të vrarë la i ngrati
Në male të Dibrës nuk i eci fati.

Se Dibra ka nëntë male
lidhur në besë, lidhur për fjale
Në luftë heronjtë Dibër i ngjalle.

Kerkonin të merrnim ujin e Radikës
Më mirë të më nxirrnin sytë e dritës
Zjarri dibran u ndez deri në tokë të Amerikës.

Se kur bashkohen dibranet
Fuqia e tyre j kalon vullkanet
Mos ia prekni Dibres vatanet!!!

Ca vampirë porsi kusarë
Mé dysh Dibrën e kanë ndaré
Nëpër vatrat nënat u qerruan duke qarë.

E ngrejnë koken lart, luten tek Zoti
Të bashkoi këto Troje Kastrioti
Gryka e Radikës po mbytet prej loti.

Pse u vra gjenerali Italian Telini
Se nuk pranoi ti ndahej dibranit kufini
Në memorial kujtohet buzë Drini…

Telini perdori një marifet
Mblodhi fëmijët dhe u hodhi lekë
Fëmijët thërrisnin: lek, lek
Ishin shqiptarë të vërtetë.

Gjeneral Telini eshte një delëshmi
Që hedh dritë mbi kobin e zi
Kobi që në pesë llokma ndau këtë shqiptari.

Dibranet i kanë varret në Nish-Pervezë
Kanë derdhë gjakun zjarri të rri kanë ndezë
Të mos i verboj reja e zezë.

Për këtë tragjedi renkon Radika
Sepse kur del nga gryka
Sheh nëntë malet që ka Dibra.

Sheh livadhet e Trojvogjlit
Ku themelet ka kulla e Kastriotit
Themeli i larë prej gjakut e lotit.

Themeli ku Mbreti Kidni kishte mbreterine
Qé pérfshinte Lurën edhe Ohrinë
Ku Kuku e Kastrioti shkruan historinë.

Janë dy vëllezër si dy brinjë
Kur Pal Kastrioti në xhami e ktheu shtëpinë
E Pal Kastrioti lartesonte vllazninë.

Ehu o Mbreti ynë KidinTrojvogjli
Emri yt ruhet mot pas moti
Paçka se trupin ta treti ai dhe vorri.

Ashtu siç rrjedh vala e Drinit
Vala sjell historinë e trimit
Qé u bëri ballë valeve të hidhërimit…

Pasardhësi yt Gjergj Kastrioti
Pas një mijë e nenteqind vjetesh u bë Kryezoti
Ai kujtohet sa here merr dritë horizonti.

Ai u lind në kullen e babes Gjon
Të Kodër Geshtenja themeli rron
Të pusi në brinjë ujë i ftohtë gurgullon.

Gjonit kullën ia ndërtuan mjeshtrit rekjanë
Erdhën grykës së Radikës në këto anë
Me tre poda, kulla ngjante me kalanë…

E ndërtuan mjeshtrit gurë gdhendës
E ndërtuan mjeshtrit e qerestesë
Për kohën ishte më madheshtorja ndertesë.

Ku ti gjej sot rekjanët duarartë
Që ta ringrejne kullën e lartë
Qrmerin e derës ta gdhendin me hark.

Të harku i qemerit të gdhendin shqiponjën
Të kujtojnë Vajsavën, atë Kryezonjën
Në Trojvogjël të ringjallim kohën.

Të kujtojmë Hamzanë, djalin e Stanishit
Ju rekjanet atéhere ia çmonit shkathtësinë e gishtit
Nuk e ndanit siç nuk ndahet kocka prej mishit.

Hamzai në beteje printe i pari
I shkërmoqte armiqtë porsi zjarri
Kur vinte Skënderbeu e puthte te balli.

Më shkon mallin e Stanishit o Hamza
Më duket sikur Stanishin e kam në krah…
Ti je ylli i fitoreve të mëdha…

Për ndarjen rënkoka Radika
Renkimet më ngjajnë si klithma
Që leshojne shqiponjat maleve që ka Dibra.

Sa të jem gjallë do të klith si shqipe
Për bashkim kombëtar ditë pas dite
Se ti o kreshtë shqiptaré mua më rrite!

Ndaj vargje poezie mé dalin nga shpirti
Sa të dua tokë e shenjtë askush nuk e diti
Vetëm poezia që rrugën ma ndriti.

O grykë e Radikës e stérmadhe shpellë
Shumë histori i ruan aty thellë…
Kur do ti lexoj kjo botë e zezë?!

Ti lexoj bota të ndrijë historia
Të mos mbahen fshehur nga djallëzia
Ti ndryshojë së paku e imja poezia.

Poezia ime thërret për bashkim…
E shkrova ta përhap vala e lumit Drin
Gjëmimet e valeve të leshojne kushtrim…

Vala të zgjoje besën e dibranit
Fjalën e dhënë në mbrojtje të vatanit
Qé çdo baba ia trashëgon djalit…

Se Dibra eshte prova e gjallë
Ku idhnimi të le pa fjalë
Kjo tragjedi ndarje eshte krim i rrallë.

Për këtë renkoka Radika
Se plagën më të rëndë e ka Dibra
Për këtë plagë më wanë vargu tek poezia…

Mallkim kush e ndau këtë trojë Kastrioti
Mallkim u lëshon çdo ditë Zoti
Mallkimi mos iu ndaftë mot pas moti…

Ata që vrané Telinin i shofte mallkimi
Ata që vrané Telinin i marrtë kjo valë Drini
Për Dibren e shqiptarinë Telini ndrit si florini.

Telini madheshtor i çdo kohe
Ai dha jetën per të mos u ndaré keto Trojë
Ai nuk nënshkroi tragjedinë më mizore.

Po ta zbuloni, i patretur gjendet në varr
Në shpirtin e tij ndezur do gjeni zjarr
Zjarrin që ndezur e mban çdo shqiptar.

Telini përfaqesues i drejtesisë hyjnore
Gjaku i tij ndrin në Dibrën diellore
Gjaku i tij shkaterron planet djallëzore…

Telini e dinte sa të thella i ka rrënjët Iliria
Origjina shqiptare vjen qe nga ladhtesia
Bashkimi i trojeve do të jetë mrekullia.

Se shqiptarër marrin dritë nga Perendia
Se shqiptarët marrin dritë nga yjesia
Se shqiptarët marrin forcé nga atdhedashuria.

Për keto plagë të rënda e të ithta
Edhe sot renkon papushim Radika
Pret diellin të ndriçihet gryka

Grykës së Radikës kaloi Telini
Grykës së Radikës më erdhi mua frymëzimi
Të bashkohet dibranët, të bëhen valë Drini.

Kaloi një shekull ndaj u sos durimi
Nuk guxon kush të blvëje firmë ricopetimi
Se në grykë të Radikës gjallë eshte gjeneral Telini

Ai leshoi vikamen: nuk vura unë firmë!
Dibra dhe shqiptaria në Liri të marrin frymë
Se Gjergj Kastrioti nga Anzhuinët çliroi Italianë.

Se gjyshi im ma la amanet
Nga Gjergj Kastrioti sot ne jemi shtet
Ndaj shqiptarët ti mbrosh edhe me jetë…

Jetën time borxh ia Kisha Shqipérisë
Jeta ime në themelet e miqësisë
Sot bota ti jap fund padrejtesisë.

Nish perveze të vakevitet Flamuri i Kastriotit
Toka arbërore dhurate eshte prej Zotit
Përgjithmonë të sherohen plagët e kombit.

Per keto plagë renkoka Radika!
Kur do ti sheroj plagët Radika?!
Kur do të buzeqesh në Liri Radika ?!

Dërgoi për publikim Denis Hata

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.