AUTORJA DRITA NIKOLIQI BINAJ KA ARRITUR TË KRIJOJË ARTIKULLIMIN E DUHUR POETIK

1
215
Drita Nikoliqi Binaj - Kur loti pikon

Fjala e redaktorit të libri z. Hysen Ibrahimi[1]

AUTORJA DRITA NIKOLIQI BINAJ KA ARRITUR TË KRIJOJË ARTIKULLIMIN E DUHUR POETIK, VËREHET MË TEPËR NDIKIMI I POEZISË NGA DASHURIA PËR VENDIN, PËR NJERIUN, PËR LUFTËTARIN…

Doli nga shtypi libri i titulluar ”KUR LOTI PIKON”, i autores Drita Nikoliqi Binaj, botues Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, Suedi.

Suedi/Förslöv, 08.04.2023

Drita Nikoliqi – Binaj, edhe kësaj radhe për  të satën herë, paraqitet para lexuesve të saj me përmbledhje me poezi për të rritur me librin e saj të titulluar ”KUR LOTI PIKON”, botues Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, Suedi.

Është vepra e gjashtë e radhës pas veprave të botuara si:

1.”MREKULLIA E  ÇASTIT”-MIRACOLUL CLITEI, Poezi (në gjuhën shqipe dhe rumune), Bukuresht, 2011;

2.”SI TA PAGËZOJ HESHTJEN”, Poezi, Prishtinë, 2013;

  1. “FLATRAT E DHEMBJES”, Poezi, Gjakovë, 2014;
  2. ”FLATRAT E HESHTJES”, ARIPILE TÁCERII (Poezi në gjuhën shqipe dhe rumune), Bukuresht, 2015;
  3. ”LULE NGA KOPSHTI I FRYMZIMEVE”-FLORI DIN GRÁDINA INSPIRATIILOR, (Poezi në gjuhën shqipe, gjermane dhe rumune), Bukuresht, 2019, dhe

6.”KUR LOTI PIKON” (Përmbledhje me poezi), Prizren, 2023.

Përmbledhja me poezi në këtë librin të posa botuar ”KUR LOTI PIKON”  nuk janë ndarë në cikle apo kapituj, por janë të rënditura sipas poezive të shkruara nga vetë autorja. Këtu shohim se duke u shëtitur nëpër poezitë e autores, shohim se nuk i mungon aftësia e arsyeshme të të shprehurit poetik.

Në këtë mënyrë autorja ka arritur të krijon artikullimin e duhur poetik ku vërehet më tepër ndikimi i poezisë nga dashuria për vendin, për njeriun, për luftëtarët dhe në veçanti vërejmë ndikimin në poezi me shumë të drejtë të babait të saj. Sipas disa vargjeve në poezitë e autores Drita, hasim në mesazhin e saj duke na dëshmuar se poezia është shpresë e pavdekshme. Mirëpo, autorja i qëndron konsekuent[2] idesë, se vargu poetik mund të shkojë në veshin e të dedikuarit me shpresë për të kujtuar jetën dhe gjallërinë e kaluar, këtë e vërejmë në vargje e poezisë ”NË PARAJSËN E DASHURISË”:

Ku më ikën ditët, netët dhe vitet
Por jo edhe ndjeshmëria
Ku ta gjej një vend i dashur
Ku fjala buron nga përjetësia

Ne kemi lexuar te shumë poetë të mëdhenj se si i harmonizojnë vargjet e tyre me përkushtim, e shumë herë duke shkuar më tërthorazi në qëllim dhe për dallim nga kjo autorja Drita është më e drejtëpërdrejtë kundrejt poetëve të tjerë, duke hasur këto kualitete artistike të saj. Në shumicën e poezive të autores, vërejmë se vargjet janë të lidhura me një lehtësi të madhe në dukje, por që kanë kuptim të thellë, edhe atëherë kur poetja kujton poetët e rangut botëror për poezitë e tyre. Prandaj, janë të fuqishme, sepse autorja ka fuqi e aftësi artitsike dhe mund të sajojë[3] një tërësi të bukur poetike të pafund, këtë e vërejmë në vargje të poezisë së radhës:

Do të doja të takojë  mes valëve të detit  miku im
Ku shoh Zeusin dhe Odisenë e lodhur në breg
Në  gurët e  Orikumit bëhem flutur a zog në fluturim
Me një dashuri malesh të përmallushme

Sa i përket vlerave artistike në tërësi në këtë vëllim me përmbledhje me poezi të titulluar nga poetja ”KUR LOTI PIKON”, është e nevojshjme të theksohet se autorja në shumicën e rasteve ka arritur një sukses të konsiderueshëm në fushën e krijimtarisë duke dëshmuar përvojën e saj jetësore. Duhet përmendur se në këtë përmbledhje me poezi, hasim në poezi të suksesshme, me vargje të sinqerta ku shfaqet dhembja ndaj njeriut. Këtu autorja ka arritur të gjejë shprehje të reja që dalin të suksesshme, i vërejmë në vargje:

Nuk lotova për ferrat që kisha në këmbën e gjakosur
Që ecin mbi gjembat e të paudhëve
Lash këngën e zemrës të nxjerr filiz të pasosur
Kisha hënën e diellin në fjalën e pa thënë
Por jo edhe dritën e diellit rizgjim për t’më dhënë

Mirëpo, këtu ka ndikuar realiteti që vetëm shpirti i autorës ka mundur ta paraqes në poezi me aq elegancë. Marrë në përgjithësi, këto vargje dhe me mijëra vargje të tjera të autores Drita Nikoliqi – Binaj, janë në nivel të duhur poetik. Përveç kësaj, shohim se autorja ende është në rrugën e saj të pambarim në përpjekje për të gjetur shprehjen më të duhur apo shprehjen autentike prej së cilës lindë poezia dhe si duket ia ka dalur në këtë aspekt.

Vargjet e tilla, jo vetëm që janë një përjetim, por janë burim i drejtëpërdrejtë kur autorja është frymëzuar dhe janë shkruar pa asnjë orvatje për t‘i shmangur shprehjet artistike për një të vërtetë që ka mundur të ndodhë, ka ndodhur ose edhe pritet të ndodhë.

Këtë ajo e shpjegon nëpërmjet këtyre vargjeve,  evokon, jo vetëm fatin e të pafatëve, apo përjetimet e saj gjatë valëve të jetës së saj, por në vargje shohim se ajo është mëshiruar me atdheun, me fatet e tij. Në tërësi, në këtë përmbledhje me poezi të autores Drita, shkruar nga një përvojë e gjatë e saj, na ka sjellur rezultate të reja në fushën e krijimtarisë poetike me frymëzim poetik.

Janë 76 poezi të autorës Drita Nikoliqi – Binaj dhe një poezi i është kushtuar autores, gjithsej 77 poezi janë në këtë vëllim poetik.


[1] Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI – Albani”, Suedi. Autor dhe bashkautor i 22 veprave letrare, publicistike dhe shkencore. Jeton dhe vepron në Suedi.

[2] Që ndjek me këmbëngulje, me vendosmëri e gjer në fund një vijë të caktuar, që zbaton me përpikëri e vazhdimisht parimet, idetë e pikëpamjet.

[3] Bëj nga e para diçka, gatit, krijoj. Sajoi disa shkronja të alfabetit. Sajon fjalë të reja. Sajonte lule e zbukurime.

1 KOMENT

  1. E lexova une 87 vjecari kete shkrim – percielles te redakorit te librit Hysen Ibrahimi, qe jeton e vepron ne Suedi, krah te nderuarin *Papa Kleminnti XI-t* me: PENE ARTEN-Zonje e nderuar Drita Nukeliqi Binaj, me librin esaj te fundit – botuar; *KUR LOTI PIKON*, qe une gjyshi, pasion nje jete-Librin-Poetik” – me pikuar jo vetem *LOTE* po *ZEMRA me GUFOI..* Nje i rralle shkrim mese realist, paraqitur ate mjeshtere te PENES sa pasioni juaj, i nderuar Hysen Ibrahimllari – sjelle per ne lexuesit Ju prifte e mira. Sa do te doja une 87 vjecari Ate ta PASOJA!? Sa do te doje ta kisha kete liber si *PERCIELLES per ne *banesen e fundit* sa pritur te bej rrugen per ne Atdhe. E gjeça librin ne Tirane; mua Birin e *Dangellise Naimjane*!

    Me nostalgjie dhimbje Gjyshi – nje jete MESUES – Mbrodhesi ju uroj; *ARES DHE FARES” – Ju, te nderuar krijues te rralle – q+e ME ATDHEUN dhe PER ATDHEUN – JETONI! Ditet NJEMIJE!. Toronto 08-04-2023: – Guri Naimit D(nipit sot – 20 vjet – dhene emrin tej oqeanit lind e rrit!)

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.