Gëzim Marku
Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Në qoftë takon një talent të rallë pyete: ”Sa libra ke lexuar?!”
Mendjet e ndritura, vizionarët, largëpamësit, shohin diçka atje ku të tjerët nuk shohin asgjë!
Sot kemi nevojë për njerëz të tillë, që botës së sotme shqiptare të xhepit dhe të interesit, ku idealizmi zvarritet në honet e ethshme të fitimit,të inteeresit po i duken fare pak.
Sot kemi shumë, shumë njerëz të marrë e të diturit nuk po ia dalin që t’i përmirësojnë ata.
Mendja dhe mendimet e njeriut i ngjajnë parashutës, e cila, përderisa rri e mbyllur nuk shërben për asgjë, e pasi të hapet – ta shpëton jetën.
Mendjet e ndritura, vizionarët, largëpamësit, shohin diçka atje ku të tjerët nuk shohin asgjë!
I tillë është Gëzim Marku.
*
Të shkruash për Gëzim Markun, së pari duhet të marrësh përgjegjësinë që gjatë së shkruarit mos të gabosh, të jeshë guximshëm, të pranosh se ke marrë barrë të rëndë për një tëmë të ”zorshme” që është si me ”hangër hekur me dhëmbë”. Njëherit të shkruash drejtë e pa gabime, nga se kështu ka vepruar dhe vepron vet Gëzimi, si shkrimtar intervistues i nohur e publicist e në veçanti si njeri human dhe shumë i ndërgjegjëshëm. E po ashtu edhe si udhëheqës dhe Kryeredaktor i portalit ”Zemra Shqiptare” – Londër (Angli).
Kur e përmenda ndërgjegjën, po theksoj se: ”Forca e ndërgjegjës është aq e madhe, sa që të pafajshmin e liron nga frika, e të fajshimin e gjykon dhe e dënon rëndë. Gëzim Marku e ka ndërgjegjën e pastër si uji i burimit.
Një udhëheqës i një portali, një shkrimtar i mirë nuk është thjesht ai që di të përdorë fjalët bukur, por ai që arrin të prekë zemrat dhe mendjet e lexuesve. Ai e njeh gjuhën si një mik të vjetër, e përdor me kujdes dhe dashuri, duke i dhënë jetë mendimeve, ndjenjave dhe botëve të reja.
E shkrova se Gëzim Marku është udhëheqës dhe Kryeredaktor i portalit ”Zemra Shqiptare” me seli në Londër të Anglisëi, ku publikohën shkrime të mirëfillëta të shkrimtarëve, poetëve, mendimtarëve, ku kam pasë fatin të publikokohën edhe disa nga shkrimet e mia, mbi çfarë i jam shumë mirënjohës, përveç të tjerave, edhe se shkrimet e mia i ka publikuar për një kohë shumë të shpejt.
*
Mendoj se personi i parë të cilit duhet t’i kushtojmë kohën tonë është vetvetja. Atëherë do të jemi në gjendje të vlerësojmë se kush na bën të ndihemi mirë dhe kush jo. Për të pasë miq, duhet, në radhë të parë, të jesh vet mik.
Nuk ka dyshim se miqësia është një institucion që po kalon një krizë dhe ne të gjithë jemi tradhtuar dhe lënduar nga miqtë.
Po ashtu kam mendimin se gjithmonë duhet të jesh vetvetja. Mos u përpiq kurrë të fshehësh kush je. I vetmi turp është të kesh turp. Gjithmonë mbroje atë që beson. Gjithmonë dyshoni në atë që ju thonë të tjerët.
*
Mendim i veçantë: Gëzim Marku është një mërgimtar, është – mbi të gjitha, një njeri i mirë, një njeri që nuk ka humbur asgjë, pse ka braktisur atdheun dhe profesionin, në Mërgim ka përfituar, duke kryr dëtyrën e Udhëheqësit, moderatorit dhe Kryeredaktorit në portalin ”Zemra Shqiptare”, sepse aty ku ka jetuar nuk i mbeti më kurrëfarë rrugëdalje tjetër pos, me pa dëshirë, ta lëshojë atdheun e vet . Është e pakompesueshme për atë vend, nga i cili largohet një i ri, me pa dëshirë, ta marri rrugën e Mërgimit, një talent i rrallë ee me vlerë të veçantë.
Të takosh një njeri me talent të rrallë, se pari duhet ta pyesish: ”Sa libra ke lexuar?!”
Gëzim Marku posedon talent të rrallë. Ka lexuar shumë shkrime të publicistëve: shkrimtarëve, poetëve… ka lexuar shumë libra, ke bërë shumë inervista…(IMH)
*
Të shkruash për z. Gëzim Marku, së pari duhet të marrësh përgjegjësinë që gjatë së shkruarit mos të gabosh, të jeshë guximshëm, të pranosh se ke marrë të rëndë një tëmë të ”zorshme” që është si me ”hangër hekur me dhëmbë”. Njëherit të shkruash drejtë e pa gabime, nga se kështu ka vepruar vet ai, si profesionist, i profesionit të vet – si shkrimtar e publicist e në veçanti si njeri human dhe me ndërgjegje të pastër si uji që del nga burimi. Kur e përmenda ndërgjegjën, po theksoj se: ”Forca e ndërgjegjës është aq e madhe, sa që të pafajshmin e liron nga frike, e të fajshimin e gjykon dhe e dënon rëndë!”
Gëzim Marku e ka ndërgjegjën e pastër.. Është njeri i mirë…është shumë human!
Një krijues, poet, shkrimtar i mirë nuk është thjesht ai që di të përdorë fjalët bukur, por ai që arrin të prekë zemrat dhe mendjet e lexuesve. Ai e njeh gjuhën siç e njeh një mik të vjetër, e përdor me kujdes dhe dashuri, duke i dhënë jetë mendimeve, ndjenjave dhe botëve të reja.
Po e shkruaj edhe njëherë se Gëzim Marku është udhëheqës dhe Kryeredaktor i portalit ”Zemra Shqiptare.net” me seli në Londër (Angli)i, ku publikohën shkrime të mirëfillëta, ku kam pasë fatin të publikokohën edhe disa nga shkrimet e mia, mbi çfarë i jam shumë mirënjohës, përveç të tjerave, edhe se shkrimet e mia i ka publikuar për një kohë shumë të shpejt.
*
Personi i parë të cilit duhet t’i kushtojmë kohën tonë është vetvetja. Atëherë do të jemi në gjendje të vlerësojmë se kush na bën të ndihemi mirë dhe kush jo. Për të pasë miq, duhet, në radhë të parë, të jesh vet mik.
Nuk ka dyshim se miqësia është një institucion që po kalon një krizë dhe ne të gjithë jemi tradhtuar dhe lënduar nga miqtë.
Mendoj se gjithmonë nëvojitet të jesh’ vetvetja.
Mos u përpiq kurrë të fshehësh kush je.
I vetmi turp është të kesh turp.
Gjithmonë mbrojë atë që beson.
Gjithmonë dyshoni në atë që ju thonë të tjerët.
Nëse presim të bëhemi të përkryer e tek atëherë ta duam veten, e kemi derdhur kohën kot, ndaj duaje dhe respektoje veten tash e në këtë moment. Mos prit!
Këtyre parimeve, githmonë, iu ka përmbajtur Gëzim Marku.
Është marrë gjithëherë me të drejtën dhe me të vërtetën dhe ka pasë para syve të vet urtinë: ”Thuaja, apo shkruaje vetëm të vërtetën, edhe në qoftë se nga ajo e vërtetë ké ndonjë dëm!” Po ashtu, urtinë tjetër. ”Mos gënje, edhe nëse nga ajo gënjeshtër ké ndonjë dobi/fitim!”Ky njeri kurrë s’ka gënjyer!
Këto të vërteta Gëzim Marku, gjithmonë i kanë dhënë drejtimin e duhur për të ecur drejtë rrugës se sigurtë. Ashtu dhe ka vepruar. Për disa shkrime, të vetat, apo të publicistëve të ketij portali, edhe pse jo për dobi të tij, ka vepruar sipas asaj thënies se vjetër latine: ”Et eupirit neamm, meam in veritate!” që në gjuhën tonë të ëmbël shqipe e nënkuptojmë: ”E thash të vërtetën, e lirova shpirtin!” Ka qenë gjithëherë mik i vërtetë, ndaj krijuar shumë miq. Sepse për të pasur miq, në radhë të parë, duhet të jesh vet mik, Këto tipare i ka poseduar.
*
Gëzim Marku, me punë jo të lehtë, merret edhe si mergimtar dhe thotë”…”nuk është lehtë të veprosh e të punosh si moderator, shkrimtar, publicist, udhëheqës i një portali, e as sot nuk është e lehtë, kur intelektuali shqiptarë përballet me shumë stuhi e uragane edhe në Europë, me shtetet ku graviton edhe Anglia”
*
Në tërë veprimtarinë e shkruar e të botuar nga Gëzim Marku, në shtypin dhe revistat e kohës e në internet ndiejmë përpjekjet e fuqishme të një intelektuali të përcaktuar çartë. Për këtë dhe porositë publicistët, që krijimet e tyre i publikon në portalin e tij: ”…që këtë mund ta arrini vetëm duke kaluar nëpërmjet rrugës së tradicionalizmit.”
Privilegji i të jetuarit në ambientin e huaj perëndimor, na ka dhënë çartësi peshe dhe mendimi, për ta spikatur më mirë nga shumë të tjerë kalimin nëpër këtë rrugë.”
*
Flamuri i veprimtarisë së tij kulturore, pra i Gëzim Markut duhet të jetë tracionalzimi. Mbas këtij flamuri duhet që të marshojmë.
E dijmë se tek disa te ashtuquajtur përparimtarë të rinj, ndoshta në moshë, por të plakur në shpirt, këto pohime tija shkakëtojnë buzëqeshje përbuzëse.
Ne e përkrahim dhe duhet ta ndjekim me të gjitha përmasat përparimin në çdo degë të diturisë dhe të jetës, por tradicionalzimin duhet ta ruajmë me vetëdije të plotë si komb.
Gëzim Marku porositë edhe këtë: ”Të jemi të bindur se po deshtëm me jetua në Evropë dhe në botë si shqiptarë, duhet të vëmë në themel të bashkëjetesës sonë kombëtare traditën. Merret vesh traditën e kuptueme dinamikisht, të rrahun në frymë të kohës, të pastrueme nga ndryshku i paragjykimeve që s’kanë të bëjnë me palcën e thjeshtë të brumit tonë fisnor. Duam që breznitë e ardhshme ta endin jetën e tyre me elementat më bujarë të përvojës.
Kush lakmon përtëritjen e shkëputun nga tradita, ai verbërisht përgatitet me marrë traditat e të huajit.
Kështu porositë Gëzim Marku – flamurtari i tradicionalizmit. Dhe vazhdon:
”Tek gjendja jonë e varfër shpirtërore që kemi, sundon kapadaillëku, dembelizmi, trishtimi, melankolia, myku orijental, mosrespekti, tek të cilat vegjetojnë plagët tona shoqërore dhe sociale.
Në procesin e gjatë e të vështirë të analizës së problemeve të shumta shqiptare, gjenden hijet e pushtimeve të huaja dhe fryma e keqe, që ato krijuan dhe na e lanë si dhuratë. Këto pushtime, jo rrallë, vijnë pa krisma armësh dhe gjëmimi, por me frymën e ndotur të kulturës se prapambetur që sjellin.
Era e rëndë orijentale që ka fillua të fryejë që nga epoka bizantine, shpirtit të shqiptarit i ka bërë dëme të mëdha. Orijentalizmi shqiptar ishte një sistem i të menduarit, i të sjellurit dhe i të vepruarit, kur ka krijuar botëkuptimin dhe filozofinë. Ashtu, siç dallohet e veçohet çdo filozofí dhe botëkuptim nga disa pikëpamje karakteristike, ashtu dallohet dhe karakterizohet edhe orientalizmi shqiptar nëpër disa shprehje symptomatike dhe filozofike.
I nderuari Kryeredaktor – Gëzim Marku!
Ju na jeni przantuar si një njeri që kishte vrojtur me kujdes me sytë e tij të mendjes disa dekada të rëndësishme të jetës kombëtare dhe ndryshimin në mes ”pleqve” dhe ”të rinjve” e trajtoni nga një këndvështrim që rrallëherë, rrallë kush e vlerësoi kështu. Sigurisht që kishte dhe mendimtarë të tjerë, siç ka edhe sot, që problemin e ”të rinjve” dhe ”të vjetërve” e trajtojnë më pak, apo aspak. Ky problem nuk u vendos, apo nuk u trajtua si duhet, prandaj u bë një problem i rëndësishëm kyç për të ardhmen mbi baza të sigurta filozofike, sociologjike, historike dhe kombëtare.
Ndërsa sot po ndodh e kundërta.
Gati tek çdo shqiptar qoftë, ”i vjetër” apo ”i ri”, shihen inate e interesa efemer, shtrime e lajkatime, mbrojtje përpara një ”sulmi” të paqenë, mungesë e koncentrimit rreth ndonjë interesi të përbashkët, dhe kësodore, duke fshehur secili problemet e veta, çështjet mjegullohen dhe problmet pështjellohen, duke u transformuar në ”kaçamak pikëpamjesh” dhe duke mbetur si rrjedhim – një shpirt pa caktim dhe pa drejtim.
Pas një vlerësimi këmbëngulës, me arsyetime filozofike dhe referenca socialo-historike, problemin në mes ”pleqve” dhe ”të rinjve” e gjenë tek orientalizmi ynë, i cili e ka brejtur nga brenda nga shpirti shqiptarin, duke ia shpërbërë fuqitë e tij kolektivo-kombëtare.”
*
Lufta në mes ”pleqve” dhe ”të rinjve” nga mosha, ka për të vazhduar sipas ligjeve të amshueme (dasht Zoti) deri në mbarimin e botës. Por lufta më e rreptë për brezin e ri shqiptar është mbrapa portës dhe na pret të fillojmë. Kjo luftë dallohet nga të tjerat, nga drejtimi që ajo ka kundër një armiku të padukshëm dhe të rrezikshëm për shpirtin e Kombit.
Lufta e ardhshme është lufta e djalërisë shqiptare kundër armikut të zemrës se vet, është lufta e një mendjeje krijuese kundër një mendje destruktive, është lufta e një botëkuptimi drite kundër një botëkuptimi errësire, është lufta për oksidentalizmin shqiptar kundër orientalizmit shqiptar.
Dy fronte armiqsore po e coptojnë sot zemrën e kombit tone. Është mirë që t’i tregojmë brezit të ri se ku gjenden shkaktarët e kësaj lufte, se ku gjenden llogoret e kësaj lufte?!
*Asgjë nuk është e pamundur! Pamundësinë e shkakton mosdija jonë relative. Duhet ta dime se pasuria më e madhe që e kemi është mendja jonë.
Koha hapsinore vërtetë ka ecur përpara, por, nga pikëpamja shoqërore, koha shqiptare ka mbetur në vend, apo ka ngecur! Problemet shqiptare po përsëriten, po koklaviten dhe po bëhen të pamundura për t’u zgjidhur si dikur.
Koha e mendimtarëve si Ju, i cili, me kulturën e lartë dhe punën e madhe që bën, duke krijuar një edukatë të re qytetare publikut shqiptar, tolerancë dhe mirëkuptim truallit politik shqiptar, është zëvëndësuar nga koha e shigjetarëve dhe inatçorëve të mëdhenj që luftojnë për interesa personale me njëri-tjetrin.
Çuditësirat e politikës së sotme shqiptare, të cilat janë pozicionuar në luftë me njëri-tjetrin dhe njëherësh me faqen e përgjithshme të shqiptarëve, me sa duket kanë shijuar vetëm atmosferën e shijeve dhe veseve të ndotura të orientalizmit dhe nuk e kanë ndier kurrë kthjelltësinë e kulturës perëndimore të kësaj plejade mendimtarësh.
I nderuari dhe shumë i respektuari Gëzim!
Të gjitha këto që i shkrova, kanë për qëllim që të kuptojmë se ku gjendemi né sot në shumë sfera. I shkrova që edhe publikuesit dhe lexuesit në portalin tuaj, vetëm t’i lexojnë, por edhe të veprojnë ashtu siç ju vet veproni. Sepse jeni shëmbull për të mirë për të gjithë nè.
*
Né nuk guxojmë të dorëzohemi para këtyre armiqve që i theksova më parë, sepse, në qoftë se dorëzohemi, né jemi vrasës të rinisë sonë, jemi vrasës të së ardhmes sonë.
Të dashur krijuesë!
Né nuk guxojmë t’i mbyllim sytë para kësaj lufte pa krisma, por duhet t’i kundërvihemi asaj, e për t’iu kundërvyer, portal më të mirë se ”Zemra Shqiptare” nuk ekziston, mjet më të mirë se sa ai të cilin e ka zgjedhur Gëzim Marku nuk ka.
”Lahuta mbet’ varë në trâ,
Mixha kalbët në dhé,
E nipat?
Nipat s’dinë me i rá!”
*
Në Suedi, më 10 nëntor 2026
E-mail: ekspert.imh@outlook.com











