Nga Ismet M. Hasani, Suedi
Shqiptarët nuk duan lider të tillë që thotë:
”Populli im të flasë çka të dojë, por unë bëj çka të dua!”
Aty ku mbizotëron diktaturë , despotizëm, tirani, autokraci, idiotizëm, zemra dhe shpirti i shqiptarit vyshkën (venitën) si bima pa ujë!
Shqiptarët janë kundër ideologjisë totalitariste, kundër diktaturës.
Shqiptarët janë për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Shqiptarët duhet të ndërtojnë dhe të ndjekin politikë të jashtme të pavarur dhe sovrane.
Shqiptarët duhet të ruhen prej ndikimeve të huaja antishqiptare që pretendojnë të penetrohen (depërtim i një mikrobi infektiv në trup) në botën shqiptare në format nga më të ndryshmet. Institucionet arsimore dhe shkencore më të larta të kombit duhet të zgjohen nga letargjia (gjumi i thellë), nga indolenca.
Në zhvillimin e vendit duhet të përfshihen të rinjtë. Politikanët e harxhuar duhet t’ua lënë pozitat të rinjve.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK-ja) nuk është pronë e një partie, Shqipëria e Kosova nuk janë pronë apo ”mall” tregëtie të një partie.
*
Liria e Kosovës, sovraniteti dhe pavarësia e saj nuk janë meritë vetëm e një partie.
Kosova është pronë e popullit shqiptar. Liria e saj është meritë e popullit të saj.
Deputetët shqiptarë në Kosovë, duhet ta dinë se nxënësit shqiptarë, në testin PISA renditen ndër të fundit në botë. Për këtë, ata fare nuk çajnë kokën. Në botën shqiptare ka njerëz nëpër pozita që kanë marrë tituj akademikë në mënyra të dyshimta, përfshi edhe plagjiaturën. Arsim cilësor nuk ka.
”Në qoftë se dëshirojmë shtet të fortë, dhet ta kemi themelin e fortë, e themel i fortë për secilin shtet është arsimi.” (IMH)
Deputetët dhe krejt Shqiptarët duhet t’i kushtojnë rëndësi forcimit të ndërgjegjes kombëtare, ngritjes së vetëdijes kombëtare… etikës e moralit!
”Forca e ndërgjegjës është aq e madhe, saqë të pafajshmin e liron nga frika, e të fajshmin e gjykon dhe dënon rëndë.” (IMH).
Arbetsplatsmobbning – Diktatorer stockillustrationer
Duhet ta mësojnë gjuhën shqipe me gramatikën e shqipes, folklorin shqiptar, historinë kombëtare, gjeografinë kombëtare, artin kombëtar, artin muzikor kombëtar. Vlerat e sipërthëna janë lënë pas dore.
Vlerat e lartpërmendura mësohen në shkollë, që nga klasa e parë e arsimit fillor deri në universitet.
Shqiptarët duhet të krenohen me të qenët shqiptar, popull ky i vjetër sa legjendat e lashtësisë.
Shqiptarët janë bijë të ilirëve, janë të rrënjës në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit, janë racë e pastër, racë ariane, janë popull vital, u kanë bërë ballë stuhive të kohërave; i kanë luftërat e Gjergj Kastriotit, periudhën Rilindjes Kombëtare, Lidhjen e Prizrenit, Kongresin e Manastirit, Vlorën e Ismail Qemalit, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftën epike të legjendarit Adem Jashari kundër hordhive të egra barbare klerofashiste serbe, çlirimin e Kosovës dhe shpalljen e pavarësisë.
Kosova duhet t’i tregojë botës se ka aftësi politike për ta ndërtuar shtetësinë. Vonimi dhe zvarritja e Kosovës në ndërtimin e institucioneve kombëtare, në arenën ndërkombëtare reflektohet negativisht.
Partitë politike të Kosovës duhet ta dinë se interesi i shtetit është mbi interesin partiak. Partitë shkojnë e vijnë, kurse shteti mbetet, u mbetet brezave të rinj dhe atyre që vijnë.
Kosova është shtet demokratik, laik, aty duhet të luftohet korrupsioni, hajnia, dhuna, vrasjet në familje – në veçanti vrasjet e grave të veta.
Në Kosovë, pakicat gëzojnë liri dhe të drejta si në asnjë vend të BE-s.
Kosova ndjek politikë paqeje dhe qëndrueshmërie apo stabiliteti. Pasaporta e Kosovës pranohet nga shumë vende – shtete të botës, përfshi edhe vendet që s’e kanë njohur pavarësinë e saj.
Largimi (veçanerisht i të rinjve) nga trojet arbërore është akt i dhimbshëm. Ardhja në Shqipëri e fuqisë punëtore nga vende të ndryshme të botës, është akt që nuk do të duhej mbështetur.
Çdo vit vijnë në Shqipëri mbi dhjetë milionë turistë. Ata vijnë nga shumë vende të botës. Të gjithë, prononcohen:
“Shqipëria është vend i bukur. Në të, kemi shumë për të parë. Bregdet i bukur, plazhe të bukura, klimë e mirë, ushqimi tej mase i mirë, njerëzit janë bujarë, fisnikë, natyrë e bukur, lumenj, liqene, peizazhe, mjedise fshati me bukuri magjepsëse, ujëvara, kreshta, gërxhe, zabele, florë dhe faunë. Gërmadha qytetesh të lashtësisë, të antikitetit, amfiteatër të vjetër 2500 vjet që ta përkujtojnë botën homerike, kështjella dhe kala që t’i përkujtojnë mitet dhe legjendat e së shkuarës”.
Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2025, brenda një viti, Shqipërinë e vizitojnë mbi 4 milionë shtetas nga Kosova.
Politika shqiptare duhet ta depolitizojë arsimin, administratën publike dhe institucionet në përgjithësi.
Si do të hyn Kosova në BE kur edhe pas 27 vjet të pluralizmit nuk e ka te zgjidhur çështjen e ”depozitimit të hedhurinave.”
Në Kosovë ende flitet për mungesë të ujit të pijshëm, për mungesë mjetesh të shuarjes së zjarreve gjatë muajve të stinës së verës, për mungesë barnash nëpër spitale e shumë të tjera…!
Në reparte të caktuara të spitaleve në Kosovë pacientit i duhet të presë gjashtë-shtatë orë për t’iu nënshtruar kontrollit mjekësor.
Si do të hyn Kosova në BE kur s’ka numër të mjaftueshëm parkingjesh.
Duam në BE, përkundër faktit se jemi ndër të parët në botë me aksidente rrugore, ndër të parët në botë me vrasje, me plagosje. Thua ti se jemi në vendet e Amerikës Latine të viteve ’30 të shekullit XX.
Duam BE- në në një kohë kur burgjet i kemi plot me vjedhës, të korruptuar, dhunuesë, kriminelë e vrasës.
Me institucione indiferente, neglizhente dhe indolente nuk shkohet në Evropë.
S’ka përparim me përqindje të frikshme të shkurorëzimeve, të ndarjeve të bashkëshortëve, të divorceve, të dhunës ndaj grave.
Braktisja në rrugë e fëmijëve na e përkujton romanin “Të mjerët” të Viktor Hygo.
Nuk arrihet përparim me mungesën e kodit etik e moral në shoqëri. Mungesa e etikës dhe moralit individual dhe shoqëror shpie në degjenerim, shkatërrim, humbje.
Ndodhemi në një kohë kur hajdutët të korruptuarit nuk i nënshtrohen drejtësisë. Mund të vijë dita që vjedhësit, në vend që të dënohen sipas ligjit, të shpërblehen. Tmerr.
Çfarë gjykate është ajo që një proces gjyqësor e zvarrit me vite. Edhe lënda gjyqësore më e ndërlikuar mund të përfundojë dhe të mbyllet brenda pak muajve. Zënkat midis deputetëve të partive që ndodhin në Kuvendin e shtetit, ndodhin rrallë në vende tjera të botës.
Por përplasje midis subjekteve kundërshtare që zgjasin me vite, si në botën shqiptare, nuk kemi në asnjë vend të rruzullit.
Shteti ti i vjedh paratë e dedikuara shtetit për të blerë vilë për vete, në mos edhe për të bijtë e vet. Dhe i thua vetes shqiptar!
A ke ndërgjegje ti, o i mjerë? Digjen malet, pyjet, pishat dhe stanet.
Ti o sankilot i djeshëm, brenda natës na u bëre milioner?!
*
Deputetet shqiptare vishen me rroba më të shtrenjta se deputetet e Dhomës së Lordëve të Parlamentit Britanik.
Në një vend ku nëpërkëmben normat etike e morale, rrënohet edhe institucioni i familjes.
Jeta e përbashkët, e organizuar mirë, harmonike me dashsiru reciproke, me mirëkuptim, me respekt maksimal, ndihmesë deri në sfilitje, deri në sakrificë, dhe solidaritet të përhershëm, e dallojnë – deri në shquarje titanike dhe veçanti specifike, gjininë njerëzore nga qeniet tjera të gjalla në univers.
Pa familje të shëndoshë, shteti shkon në dekadencë.
Familja e shëndosh është bima parësore dh kështjella kryesore e një kombi.
Çka po ndodhë sot me familjën globale në përgjithësi dhe çka po ndohdë me familjën shqiptare në veçanti?!
Po ndodhë diversifikimi, dezorganizimi, atomizmi dhe shkapërderdhja shpërbërëse e saj.
Po ndodhë fatkeqësisht humbja e kohezionit, solidaritetit, si dhe e fuqisë ekonomike, sociale dhe morale e etike e familjës.
Po ndodhë dekompenzimi dhe defaktorizimi i saj deri në stërkeqje dhe zvëtnim.
Po ndodhë dhuna dhe vrasja në familje, veçenërisht vrasja e grave nga burrat e vet. Kjo është e tmerrshme!
Kjo gjendje paraqet njërën nga rreziqet kryesore për përspektivën shoqërore për kombin tonë. Kjo gjendje e
Nuk jetohet vetëm sa për mbijetësë fizike, rrjedhimisht biologjike, por për të mësuar, punuar e kontribuuar shumë: për të krijuar dhe për të dhuruar rezultate, vepra madhore e të dalluara – në një apo më shumë sfera të jetës, atdheút tënd të shenjë. Popullit dhe kombit tënd të shtrenjtë, Zotit të Madhërishëm dhe mbarë njerëzimit. Kjo duhet të jetë dëtyra parësore, permannte dhe kryesore e secilit individ në familje dhe në shoqëri.
Nuk është qenjësore se ku jeton njeriu, por si jeton ai.
”Jeton miza nën bisht t’kalit, jeton bleta në maje t’malit.” Jeta është jetë!
Mirëpo, nuk është jetë vetëm të qenunit gjallë, por të qenunit shëndosh e mirë.
Filozofia e racionalitetit, dashurisë, harmonisë dhe mirëkuptimit njerëzor, është dhurata më e shtrenjtë që Perëndia dhe Dituria, ia ka falë njeriut deri në amshim.
*
Politikë të madhe mund të bëjnë fuqitë globale siç janë ShBA-ja, Kina dhe Rusia dhe askush tjetër.
Shqipëria nuk duhet të lejojë të shndërrohet në instrument të BE-së për ta sulmuar agresionin rus në Ukrainë. Këtë e bëjnë Fuqitë e Mëdha.
Serbia, edhe pse e mbështet Rusinë, gëzon mbështetje të plotë nga fuqitë perëndimore, sidomos nga BE-ja.
Nuk ekziston subjekti politik evropian, se po të kishte ekzistuar, Ivica Daçiqi nuk do të mund të deklaronte se flamuri serb përsëri do të valojë në Prizren.
Përkundër kësaj deklarate të kriminelit të sipërthënë, Brukseli si deri tani, do të vazhdojë ta mbështesë Beogradin, do t’i japë ndihma financiare, do të investojë në ekonominë serbe, do të çelë në Serbi vende të reja pune në mënyrë që kryekrimineli i rajonit Aleksandar Vuçiq të vazhdojë t’i kanoset Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës, Maqedonisë.
Ndaj Serbisë nuk u mor kurrfarë mase ndëshkuese, përkundër faktit se krimineli i luftës Ratko Mladiq u varros në Beograd me nderime shtetërore. Kjo tregon se Serbia nuk është mbushur mend. Ajo vazhdon me pretendimet territoriale. Si të mos vazhdojë kur Vuçiqi dhe bashkëpunëtorët e tij janë epigonë (pasardhës, imitues) të Sllobodan Millosheviqit dhe të Vojisllav Sheshelit. Serbia në Kosovë dhe në BH ka kryer gjenocid. Si e tillë, ajo nuk mund të rehabilitohet, siç pretendon BE-ja.
Regjimi komunist i Shqipërisë me dekada e mbrojti kauzën palestineze, duke sharë njëherazi sionizmin çifut.
Sot autoritetet palestineze vazhdimisht prononcohen kundër pavarësisë së Kosovës, duke zhvilluar në të njëjtën kohë marrëdhënie vëllazërore me Beogradin, me Vuçiqin…
Shqipëria dhe Kosova duhet t’i harmonizojnë politikat e veta me politikën e BE-së, por jo edhe të bëhen instrumente të verbëra të Brukselit.
Shqipëria dhe Kosova janë vende përmasash jo të mëdha, ndaj nuk mund të mbajnë mbi supe detyrime të rënda.
Shqipëria duhet të konsolidohet dhe të zhvillohet ekonomikisht në mënyrë që të mund t’i dalë zot edhe Kosovës.
Një Shqipëri në konflikt me vetveten s’i del zot dot Kosovës.
Dijetari gjerman Fridrih Niçe, thotë:
“A je skllav, ti nuk mund të jesh mik, a je tiran, ti nuk mund të kesh miq”.
Për të krijuar miq, nevojitet që, në radhë të parë, ti të jesh mik. – IMH)
Thënia popullore ”Guri i rëndë peshon në vend të vet”. Prandaj Shqiptarët duhet t’i japin fund shpërnguljes nga vatrat e tyre.
Shoqëria shqiptare s’ka nevojë për demagogji, për oportunizëm, për konformizëm. Shqiptarëve nuk u nevojiten poltronë.
*
Çfarë akademiku është ai që s’e ka çelur gojën, as që ka shkruar (e publikuar) një fjalë kundër partisë së vet, udhëheqësit e së cilës kanë abuzuar me pasuritë e popullit dhe të shtetit, sa kanë mundur – pa u turpëruar fare?! Të cilët nuk e njohin sa duhet etiken dhe moralin njerëzor. Disa nga të cilët janë kundër zbulimit të prejardhjes se pasurisë…!
Kemi kandidatë që publikisht deklaron: ”More, nga një milion e kemi të gjithë…!?” Ai ”harron” ata që nuk kanë para as sa për ilaçe mjekësore, sepse merr vetëm 150 euro në muaj. Kjo është e tmerrshme.
*
Çfarë intelektuali është ai që e mbyll gojën para ligësisë së hajdutëve, të hajnive, të vjedhacakëve, të dhunuesve, të vrasësve, të kriminelëve?!
Shqiptarët duhet t’i tregojnë botës se janë popull me aftësi shtetformuese. Shqiptarët duhet t’i tregojnë botës se nuk durojnë liderë, në fakt nuk u duhën liderë diktatorë, autoritarë, despotë, tiranë, idiotë..!
F U N D


