15.3 C
Tirana
E shtunë, 31 Tetor 2026
[ Arkivi ] përmban shkrime nga vitet [ 2009-2015 ] dhe [ 2016-2021 ], ndërsa [ 2003 – 2009 ] (në html)
Kreu Letërsi FQINJIT TIM, ERMAL

FQINJIT TIM, ERMAL

0
Rexhep Çullhaj

Poezi nga Rexhep Çullhaj

I hollë, i gjatë, i bukur Ermal,
Kur të shihnim në lagje, na shtohej malli.
Luaje me shokët, fqinj i afërt, Ermal,
S’kishe pasur asnjë problem, asnjë hall.
Duke luajtur me shokët në mbrëmje, Ermal,
Një plumb qorr të goditi dhe ne ramë në hall.
Të morëm për të të çuar në spital, Ermal,
Por në mes të rrugës… nuk u bëre i gjallë.
Jeta jote e bukur fëminore u ndërpre, Ermal,
luaje me shokët sikur të ishe pa fre.
Sa e vështirë për motrat, nënën e babanë,
Por babai nuk dinte gjë, ishte matanë…
Punonte babai në Greqi, refugjat,
Që jeta jote, Ermal, të ishte e begatë. Ermal,
luanim, ishim bashkë katër,
Eh, sot erdhi dita të mbetemi tre.
Me lot e dhimbje në shpirt të përcjellim ne,
Homazhet për ty, Ermal, nga miqtë e të afërmit,
Bëheshin nën krismat e armëve,
Gjithë ditën e natën, sikur shembej një mal.
Në mort, njerëz të shumtë të rrethonin,
Duke qarë për këtë djalë, të gjithë kërkonin:
«Të lihen armët, të mos ketë më gjak,
Që të tjerë të mos rrezikojnë jetën kot më kot».
Lule, lule, lule, Ermal, të hodhëm mbi varr,
S’të harrojmë kurrë, të kujtojmë me mall.

Pa publikuar Mars 1997.

K O M E N T E

Ju lutem, shkruaJ komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaJ emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.